Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Nga urrejtje në dashuri”, Totti bëhet tifoz me Interin nga “halli’

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Nga urrejtje në dashuri”, Totti bëhet tifoz me Interin nga “halli’

Francesco Totti, tashmë i larguar nga fushat e blerta është rikthyer sërish të flasë për situatën që ndodhet Roma dhe ecurinë e saj. 41-vjeçari ka folur rreth shumë temash nga përballja me Shakhtarin e deri tek gara për një vend në Champions League për sezonin tjetër.

Ai shquhet si futbollisti që ka shënuar golat e tij më të bukur ndaj zikaltërve, thuajse në çdo takim të luajtur në “San Siro” e jo vetëm, por këtë herë duket se nga halli bën tifo për Interin.

Por një rrezik për të treja këto skuadra duket se përbën Milani, që është afruar ndjeshëm pas 10 rezultateve pozitive të kohëve të fundit. Totti, gjithsesi nuk beson shumë. “Ndoshta edhe mund të futet në Champions, por nëse ke 3 skuadra përpara është shumë e vështirë që të trija të bëjnë hapa fals. Ndaj besoj se do të jetë e vështirë për ta. Derbi i Milanos në fundjavë? Shpresoj që të fitojë Interi, sepse është më i fortë krahasuar me Milanin”, thotë Totti, duke shkaktuar habi.

Championsin, në fakt Roma po e luan këtë sezon dhe pret me padurim ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Shakhtarit, me ukrainasit që kanë fituar sfidën e parë. Por drejtuesi i verdhekuqve është optimist. “Të gjithë mbetëm të habitur nga pjesa e dytë e zhvilluar në Ukrainë. Megjithatë, në fund rezultati na jep mundësinë të konsiderohemi me mundësi të barabarta, pasi kemi çdo mjet të mundshëm për të përmbysur atë rezultat. Edhe pse detyrimi për ta fituar ndeshjen e kthimit nuk është edhe aq i thjeshtë”.

“Brenda harkut të një sezoni me ulje-ngritje mund të ndodhë padyshim, mbi të gjitha për Romën, që probleme të tilla të dalin në mënyrë të papritur. Me siguri që do t’i gjejmë një zgjidhje dhe premtojmë se do të bëjmë një fundsezoni të madh”, thotë Francesco Totti, duke theksuar se, pavarësisht se shpresonte që të mos ndodhnin, ai dhe drejtuesit e tjerë të verdhekuqve do ta mbështesin deri në fund trajnerin Di Francesco.

Na duhet të ecim përpara të bashkuar, me një objektiv të vetëm: të shkojmë sa më larg si në kampionat, ashtu edhe në Champions. Nuk jam i shqetësuar, e për këtë arsye jemi të gjithë me trajnerin, që do të bëjë përpjekjet e tij për të dalë nga kjo situatë. Shoqëria i qëndron pranë dhe do ta mbështesim deri në fund. Ai është një pikë e padiskutueshme në klubin tonë. Tani për tani nuk është ndonjë fazë tejet kritike, megjithatë do të kërkojmë që të ndryshojmë fatet tona”, tha ish-futbollisti legjendë me numrin 10 te Roma.”

E kur vjen fjala për trajnerët, Totti ka evituar disa batuta që i referoheshin Spallettit. “Sa i përket trajnerëve nuk dua të flas, është një kapitull i mbyllur në të cilin nuk dua më të hyj. Tani mendojmë vetëm për Eusebion, që do të përpiqet ta bëjë sa më të madhe këtë skuadër”.

Roma e tij, pavarësisht vështirësive të kohëve të fundit, mbetet ende në garën e ashpër për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

“Roma, Lacio dhe Interi janë skuadrat që do të luajnë deri në fund në këtë duel. Do të jetë një konkurrencë treshe deri në fund, ndaj shpresojmë që të mos bëjmë më hapa fals”.

Tags: bëhetdashurihalliInterintifoztottiURREJTJE

TË LIDHURA

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror
Sport

Irani zyrtarizoi tërheqjen, dy kombëtare presin futjen në Botëror

20:31 | 11/03/2026
Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti
Sport

Pas tragjedisë me 41 viktima, sekuestrohen pasuritë milionëshe të çiftit Moretti

18:59 | 11/03/2026
Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës
Bota

Zyrtare, Irani tërhiqet nga Kupa e Botës

14:18 | 11/03/2026
Next Post
Vrasja e Azem Hajdarit/Artan Hoxha ‘fundos’ Berishën me provën e re

Vrasja e Azem Hajdarit/Artan Hoxha ‘fundos’ Berishën me provën e re

Mungon Ronaldo, Reali “harron” portën e Espanyol; Moreno heroi i shtesës (Video)

Mungon Ronaldo, Reali “harron” portën e Espanyol; Moreno heroi i shtesës (Video)

Meta: Pse s’i besoj Markut; Llalla të ulet në “gjunjë” para SHBA-ve

Meta: Pse s’i besoj Markut; Llalla të ulet në “gjunjë” para SHBA-ve







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp
Aktualitet

Një ditë pas seancës për Ballukun, Rama sot konferencë për shtyp

by mirseda
11:25 | 13/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mbajë mesditën e sotme një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut...

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

Izraeli: Do shkatërrojmë infrastrukturën e Hezbollahut

11:23 | 13/03/2026
Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

Plagoset minatori i kompanisë “Tete Albania”, aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç

11:23 | 13/03/2026
Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë

11:22 | 13/03/2026
Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

Tender 2.2 mld lekë në ARRSH, GJKKO pushon çështjen për 6 zyrtarë

10:57 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com