Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Nga ‘stoli’ i Hysajt tek shpërthimi i Gjimshitit, Panucci tregon planet e eliminatoreve

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Nga ‘stoli’ i Hysajt tek shpërthimi i Gjimshitit, Panucci tregon planet e eliminatoreve

Në prag të grumbullimit të parë për aventurën e re të kualifikueseve për kampionatin Europian, Christian Panucci tregon në një intervistë për Top Channel parapërgatitjet e kësaj “ere të dytë” të tij, pas një asaj të Ligës së Kombeve aspak pozitive.

“Tani po i shohim të gjithë, janë edhe lojtarët që janë kthyer nga dëmtimet, që po i mbaj në vëzhgim. Sigurisht idenë e grupit e kemi, por po ndjekim edhe ndonjë lojtar të ri, kështu që mund të të them se jam optimist për ndeshjet kualifikuese të Europianit. Gati një vit e gjysmë më parë, pata thënë që do të bëjmë disa eksperimente dhe do të provojmë gjëra të reja. Është faji im, se u mundova që t’i jap një ide kësaj skuadre, por me sa duket nuk ka kohë për t’i dhënë një ide. Do të ndryshojmë diçka duke filluar që nga mënyra e stërvitjes”, tha Christian Panucci.

Ndërkohë që lajmet nga lojtarët janë të ndryshme, nga mosaktivizimi i Hysajt, te gjendja shumë e mirë e Gjimshitit.

“Sigurisht të mos aktivizohesh është gjithmonë një problem. Elsi është një lojtar që punon shumë, futbollist ekspert me shumë eksperiencë dhe një djalë pozitiv. Uroj që të luajë ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit, që të paktën të jetë në gjendje për të luajtur në grumbullimin e ardhshëm. Më vjen mirë, ndërkohë, për Gjimshitin, që po aktivizohet dhe po bën paraqitje të mira tek Atalanta. Ky fakt më fut disi në dyshime, nëse do të më duhet të luaj me 3 apo me 4 mbrojtës”, tha Panucci.

Kjo erë e dytë e Panuccit, pas asaj të Ligës së Kombeve, ka sërish një tjetër objektiv.

“Synimi është që të bëjmë diçka speciale. Ne jemi të katërtët në grup, pas Francës, Turqisë dhe Islandës. Për të shkuar më tej duhet të bëjmë diçka speciale dhe unë jam i bindur që i kemi mundësitë. Nëse do t’ia dalim, atëherë të gjithë jemi të kënaqur; nëse nuk ia dalim dhe presidenti nuk është i kënaqur, Panucci ikën në shtëpi”, tha vet tekniku italian.

Emri i Christian Panuccit u lakua disa herë gjatë javëve të fundit, për oferta të ndryshme, por trajneri kuqezi mohon çdo gjë.

“Nuk më ka telefonuar asnjëherë askush. Nëse nesër do të më telefonojnë Real Madrid, Paris SG, Partizani apo Kukësi, një sekondë më pas unë do të telefonoj drejtpërdrejt presidentin, sepse me të kam një raport shumë korrekt”, tha Panucci.

Intervista e plotë e Cristian Panucci:

Elseid Hysaj është një futbollist që nuk po aktivizohet shumë nga Ancelotti në radhët e Napolit. Si e sheh të ardhmen e tij?

Sigurisht, të mos aktivizohesh është gjithmonë një problem. Elsi është një lojtar që punon shumë, futbollist ekspert me shumë eksperiencë dhe një djalë pozitiv, dhe uroj që të luaj ndonjë ndeshje deri në fund të sezonit, që të paktën të jetë në gjendje për të luajtur në grumbullimin e ardhshëm. Sigurisht të luash dy ndeshje në tre ditë është edhe ai i rëndësishëm për ne. Unë në fakt gjithmonë jam munduar t’i ndihmoj të gjithë. Unë kam folur me të dhe është i kënaqur tek Napoli, por një futbollist ndihet mirë kur luan. Napoli do të ketë shumë ndeshje për të luajtur, megjihtatë të ardhmen e tij e di vetëm aid he menaxheri i tij.

Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me Gjimshitin që është aktivizuar më shumë te Atalanta. Si i keni parë paraqitjet e tij?

Gjimshiti është një lojtar i mirë dhe tani po aktivizohet dhe po bën paraqitje të mira tek Atalanta duke u përmirësuar shumë. Kjo disi si të them më vë në dyshim nëse do të më duhet të luaj me 3 apo me 4 mbrojtës. Ne si skuadër kemi karkteristikat për të luajtur edhe me tre mbrojtës, por do të thotë që të heqim një nga sulmi. Gjithsesi, më vjen mirë që ai po luan pasi në këto momente kemi edhe Mavrajn të skualifikuar dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Është edhe çështja Mavraj. Ishte një sezon i çuditshëm për të, shkoi në Greqi dhe tani është u kthye në Gjermani.

Zgjedhjet e Mavrajt janë ato që ai bën vetë, unë gjithmonë kam bërë zgjedhje pa parë moshën, ku luan apo kush je dhe si e ke emrin. Unë besoj se e kam ndihmuar shumë, pasi ishte një vit pa luajtur fare dhe unë e grumbullova. Vendosi të kthehet në Gjermani dhe unë e shoh që aktivizohet, por për të nuk duhet të mendojmë tani është i skualifikuar për 3 ndeshje. I uroj që të jetë mirë dhe të mbaj formën, për të ardhmen të shohim.

Çfarë mund të bëni ndryshe me skuadrën kombëtare?

Një muaj e gjysmë gati më parë pata thënë që do të bëjmë disa eksperimente dhe do të provojmë gjëra të reja. Mund të përmendim që kanë debutuar 22-23 lojtarë të rinj, por në kombëtare mbetet shumë pak kohë për të punuar. Është e nevojshme që të marrim maksimumin dhe sigurisht unë diçka duhet të ndryshoj. Eshtë faji im, se u mundova që t’i jap një ide kësaj skuadre, por me sa duket nuk ka kohë për t’i dhënë një ide, kemi kohë vetëm për të bërë gjërat mirë. Besoj se do të ndryshojmë diçka duke filluar që nga mënyra e stërvitjes.

Nëse do të ktheheni prapa në kohë e duke parë lojtarët, a jeni i kënaqur me Shqipërinë?

Unë jam shumë i kënaqur që jam trajner i Shqipërisë. Sigurisht nuk jam i kënaqur për rezultatet e vitit 2018, por jam krenar që jam trajner i këtij vendi. Një gjë është e sigurtë që kur zgjodha pankinën e Shqipërisë ishte një nga pankinat më të vështira në Europë që mund të zgjidhje. Kjo për faktin që më parë ishte kualifikuar në Kampionatin Europian, në këto kushte e merr ose një i çmendur ose një që beson. Dhe unë jam ende i bindur që kjo skuadër mund të bëjë ende shumë mirë.

A do të ketë prurje të reja në skuadër per eliminatoret 2020?

Po shohim disa emra të rinj, por jo shumë, pasi grupi bazë është. Kam ardhur këtu të shoh ndeshje të kampionatit shqiptar dhe javën tjetër do të udhëtoj nëpër Europë. Në të vërtetë grumbullimet nuk i bëj unë, por i bëjnë vetë lojtarët. Cikalleshi po bën gola, Dyrmishaj gjithashtu, Abrashi po rikthehet nga dëmtimi, po i ndjekim.

Në mars fillojnë ndeshjet kualifikuese për Euro 2020. Cili është objektivi i skuadrës sonë përfaqësuese?

Synimi është që të bëjmë diçka speciale. Ne jemi grupi i katërt, kemi përpara Turqinë, por edhe Islandën, për të shkuar më tej duhet të bëjmë diçka speciale dhe unë jam i bindur që kemi mundësi. Ndeshja e parë me Turqinë është shumë e rëndësishme pasi ajo mund të na japë një tjetër ekuilibër në grup. Nga Liga e Kombeve, sado negative mund ta quaj, pati edhe një aspekt pozitiv që më shërbeu mua për t’u njohur e për të mësuar më shumë. Preferoj të shoh aspektin pozitiv të gjërave, e shkuara nuk kthehet më.

Gjëja speciale dhe objektivi është që të renditemi mes dy të parave në këtë grup për t’u kualifikuar, por nuk duhet të harrojmë realitetin dhe të kuptojmë që Shqipëria është në vend të katërt në këtë grup. Nëse do t’ja dalim dhe unë jam i bindur që munde t’ja dalim, atëherë të gjithë jemi të kënaqur, nëse nuk ia dalim dhe Presidenti nuk është i kënaqur Panuci ikën në shtëpi. Por, kjo është gjëja e fundit që mendoj. E rëndësishme është që të bëjmë maksimumin.

Nga Italia kanë dalë edhe zërat e merkatos rreth jush. A ka ndonjë gjë të vërtetë?

Nuk më ka telefonuar asnjëherë askush. Nëse nesër do të më telefonojnë Real Madrid, Paris SG, Partizani apo Kukësi, një sekond më pas unë do të telefonoj direkt Presidentin sepse me të kam një raport shumë korrekt. Por, nuk më ka telefonuar askush. Unë jam shumë i kënaquur që ne vazhduam bashkë përpara, besoj edhe Presidenti që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka mbrojtur. Duhet të them që unë nuk kam as median pas vetes, por jam një njeri serioz dhe Presidenti e di këtë. Sigurisht unë gabova, por nuk besoj që ka njeri që nuk gabon.

Presidenti i FSHF të enjten u zgjodh si anëtar i Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s.

Zgjedhja e fundit e Presidentit të federatës në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit. Kjo tregon se sa po rritet Shqipëria. Ai është një njeri që e do shumë federatën dhe është një njeri shumë ambicioz. Brenda kësaj periudhe fushate më tepër ka udhëtuar ai se sa një agjensi udhëtimesh. E dëshironte shumë këtë post dhe e arriti, për këtë duhet të jemi të gjithë krenarë për Presidentin tonë. Në rastin tim jam krenar për një mik sepse Duka është edhe një mik dhe unë jam shumë i kënaqur për të./ Top Channel

Tags: eliminatoreveGjimshititHysajtpanucciplanetshperthimistolitregon

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid
Sport

Lufta në Iran/ Ronaldo qëndron në Arabinë Saudite? Por avioni privat ulet në Madrid

21:09 | 03/03/2026
Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Next Post
“Cilësia e punimeve në Rrugën e Arbrit është kërkesa kryesore”

“Cilësia e punimeve në Rrugën e Arbrit është kërkesa kryesore”

Deputetët qahen për rrogat, ironizojnë qytetarët: Hapni gojën, jemi pronto

Deputetët qahen për rrogat, ironizojnë qytetarët: Hapni gojën, jemi pronto

“Llaxore dhe baxhella. Këto janë gratë deputete, të zgjedhurat tona!”

“Llaxore dhe baxhella. Këto janë gratë deputete, të zgjedhurat tona!”







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com