Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe mbrëmë kontrollet ne rrugën interurbane Tirane-Durrës me Radar për parandalimin e aksidenteve.
Sipas policisë, janë pezulluar 11 leje drejtimi dhe janë “ndalur shofere për shpejtësi qe vardojnë nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugën interurbane Tirane-Durrës dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, janë rrezik potencial për jetën dhe sigurinë rrugore”.
“Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur”, thekson Policia e Shtetit.