Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nga “ferri” në “parajsë”, River Plate shkruan historinë me përmbysje ndaj Boca Junior

River Plate ka përmbysur gjithçka në fund të kohësh shtesë duke fituar Copa Libertadores me rezultatin 3-1! Pas një historie të gjatë dhune, pezullimesh dhe qindra polemikave, ndeshja e kthimit të finales së Copa Libertadores u zhvillua në Santiago Bernabeu të Madridid dhe ishte River ekipi që ka dalë triumfues në kohën shtesë.

Sfida nis me një shpirt agresiv nga të dy krahët, faulle të shumtë dhe ndalesa loje. Tensioni duket që është i lartë, por prapëseprapë ka momente të bukura dhe i pari erdhi në minutën e 11’ kur Perez i Boca-s humb një mundësi të artë dhe kjo për meritë të portierit Armani. Ishte përsëri Perez që pas gjysmë ore lojë shpërdoron një tjetër mundësi teksa goditja e tij përfundon jashtë fushe. Por në minutën e 44’ të pjesës së parë erdhi goli i Boca-s.

Ishte Dario Benedetto ai që me shumë klas ka kaluar të tijtë në avantazh pas një pasimi spektakolar të Nandez. Një gol i merituar i Boca-s pak sekonda përpara fundit të pjesës së parë. Pas pushimit është një tjetër River dhe në minutën e 56’ nuk i akordohet një penallti e pastër pas përplasjes së portierit me Fernandez. Gjithsesi ishte pikërisht Ignacio Fernandez ai që barazoi gjithçka në minutën e 68’ me një goditje të bukur nga brenda zonës.

Ndeshja është e hapur me aksione të shpejtë nga të dy krahët. Boca vazhdon të sulmojë dhe në minutën e 79’ ka një mundësi të mirë nga një goditje me dy takime nga brenda zonës kundërshtare, por muri bllokon gjuajtjen. Ritmi ra disi në minutat e fundit. Ekipet kanë bërë llogaritjet e tyre teksa do të luhen 30 minuta kohë shtesë për të vendosur se kush do të fitojë Copa-n.

Dy minuta pasi kishte filluar koha shtesë Boca pëson një goditje të rëndë, Wilmar Barros ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe arbitri i tregoi kartonin e kuq duke lënë shokët e ekipit në inferioritet numerik. Gjithsesi River nuk arrin ta shfrytëzojë siç duhet situatën dhe nuk arrin të gjejë hapësira në zonën kundërshtare. Por një gol fantastik nga jashtë zonës i Quintero-s në minutën e 109’ ka përmbysur gjithçka.

Çfarë perle nga kolumbiani! Boca megjithëse me 10 lojtarë ushtron presion në minutat e fundit duke kërkuar golin e barazimit, por fati nuk ishte me ta teksa në fund të takimit shtylla i mohon golin e merituar për shpirtin e garës që ka treguar. Në fund, pasi portieri kishte dalë për ndihmuar shokët e ekipit në një goditje këndi, River shënon golin e tretë me portën e boshatisur me anë të Martinez.

Tags: Boca JuniorhistorineparajsëpërmbysjeRiver Plateshkruan

TË LIDHURA

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona
Bota

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026
Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Next Post
Mos bëni plane pa parë motin, ja sa do të variojnë temperaturat

Mos bëni plane pa parë motin, ja sa do të variojnë temperaturat

Kursi zyrtar i këmbimit, 10 dhjetor 2018

Kursi zyrtar i këmbimit, 10 dhjetor 2018

Veriu shqiptar, më i varfëri në Evropë

Veriu shqiptar, më i varfëri në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

by mirseda
22:40 | 23/01/2026
0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj Kanadasë, duke e akuzuar vendin fqinj...

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

Zgjedhjet në Kosovë/ Dyshime për manipulim të votave në Prizren, të paktën 109 të arrestuar

21:35 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com