Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nga martesa te blerja e shtëpisë, ja kur iu leverdis t’i planifikoni!

7 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, W-Instant
Nga martesa te blerja e shtëpisë, ja kur iu leverdis t’i planifikoni!

520661682

Teksa shumë pak na ndajnë nga mbarimi i vitit 2018, shumë prej nesh janë duke rishikuar arritjet të vitit që po lëmë pas. Kurse ata që janë më të organizuar, me siguri kanë filluar të bëjnë listën për 2019-ën. Dikush është duke planifikuar dasmën, një tjetër mendon të blejë makinë apo shtëpi.

Sipas një studimi të fundit, kur bëhet fjalë për ngjarje të tilla, disa muaj janë më të mirë se të tjerët për tu realizuar. Ne po iu tregojmë sesi të planifikoni ngjarjet më të rëndësishme në muajin e duhur. Ja sesi mund ta organizoni kalendarin tuaj në mënyrë më të zgjuar dhe me të mirë.

Janar: periudha më e mirë për të aplikuar për punë

Sipas disa faqeve si TotalJobs dhe Pagegroup kulmi i kërkesave për punë është në janar. Edhe pse të pakët janë ata të cilët aplikojnë. Nga muaji janar në qershor kishte 14% aplikime më pak krahasuar me korrik-dhjetor. Kjo sepse pjesa më e madhe e studentëve mbarojnë shkollën në verë. Ndaj edhe koha kur ka më shumë kërkesa është gjatë vjeshtës.

Shkurt: periudha më e mirë për të blerë sigurimet e makinës

Në Britani gjatë muajit dhjetor çmimi i sigurimeve të makinave rritet shumë. Ndërkohë që gjatë muajit janar fillon të bjerë ndjeshëm. Një britanik  në muajin dhjetor 2016 ka paguar 812 dollarë, ndërkohë në shkurt 2017, kushton 685 dollarë. Shoferët të cilët i sigurojnë makinat e tyre në dhjetor paguajnë afro 15% më shumë se ata në shkurt.

Mars: periudha më e mirë për tu martuar

Në Amerika periudha kur njerëzit martohen më shumë është në vjeshtë, ndërkohë në shumë vende evropiane, si edhe në Shqipëri, është vera. Por, kjo do të thotë është periudha më e shtrenjtë, ku edhe prenotimi i lokalit, dekorit apo fustanit do t’iu kushtojë më shumë. Ndaj, zgjidhja më e mirë dhe më e zgjuar është të martoheni në mars. Pasi jo vetëm që do të keni një dasmë të veçantë, por edhe nuk do të shpenzoni shuma të “çmendura”.

Prill: periudha më e mirë për të bërë fëmijë

Kur vjen puna te fertiliteti, një nga faktorët më të rëndësishëm është cilësia e spermës dhe sasia. Sipas shumë studimeve mjekësore, periudha më e mirë për këtë gjë është në pranverë.

Edhe pse kjo gjë nuk është plotësisht e sigurt, përsëri, nëse jeni duke tentuar për të mbetur shtatzëna; nuk humbisni asgjë nëse e provoni prill. 🙂

Maj: periudha më e mirë për të marr vendime në jetë

Teksa shumë prej nesh periudha e dimrit i shkakton dembelizëm, plogështi dhe një gjendje depresive; duke ndikuar drejtpërdrejt në humorin tonë. Ndaj nëse muajit e ftohtë dhe ditët e shkurtra kanë ndikim negativ në shëndetin tonë mendor, duhet t’i mendoni me kujdes se kur t’i merrni vendimet. Kështu më mirë të prisni deri në maj, kur edhe koha është më e bukur e humori juaj është i përmirësuar, për të vendosur ndryshime të mëdha në jetën tuaj.

Qershor: periudha më e mirë për të shkuar në spital

Edhe pse asnjë periudhë nuk është e mirë për tu sëmurur, përsëri disa muaj janë më keq se të tjerët. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të fluksit të lartë që kanë spitalet e urgjencat në disa periudha të vitit. Për shembull gjatë dimrit është shumë i lartë numri i njerëzve që shkojnë të vizitohen, duke qenë se preken nga virozat e stinës.

Po ashtu edhe në verë, në pikun e vapës, mosha të caktuara detyrohen edhe të shtrohen në ambientet e spitaleve. Duke zënë kështu edhe krevatet, si edhe është e vështirë të vijë radha e takimit me mjekun. Ndaj nëse dëshironi të bëni  një kontroll të shëndetit tuaj, periudha më e mirë është në qershor.

Korrik: periudha më e mirë për të dhënë provime

Sipas një eksperimenti të kryer tek 28 të rinj në periudha të ndryshme të vitit, u vërtetua që ata i kushtonin më shumë rëndësi të mësuarit në mesin e verës sesa në mesin e dimrit. Kjo gjë nuk është plotësisht e sigurt.

Pasi një studim norvegjez, i ndërmarrë në 182 adoleshentë tregoi që periudha e vitit nuk ka asnjë ndikim tek memoria, mësimi apo aftësitë për të zgjidhur probleme. Por, nëse ju jeni supersticioz, mund t’i lini ato provimet e vështira në periudhën e verës. Për të shijuar më pas pushimet.

Gusht: periudha më e mirë për të blerë shtëpi

Në shumë vende, pranvera është periudha ku njerëzit kërkojnë më shumë të blejnë shtëpi. Madje sipas agjentëve imobiliar, prilli është muaji më i zënë i vitit. Në një situatë kur kërkesat janë të larta, edhe çmimet janë më të kripura.

Ndërkohë që gjatë muajit gusht, njerëzit mendojnë më së shumti për pushimet e verës, ju mund të bëni një zgjedhje ndryshe këtë vit. Më mirë investoni te shtëpia juaj, nëse keni në mendje të blini. Me siguri do ta gjeni me një çmim më të arsyeshëm.

Shtator: periudha më e mirë për të lindur

Sigurisht që ne nuk e përcaktojmë dot vetë se kur lindim, por nëse jeni duke planifikuar një shtatzëni, pavarësisht se nuk ndiqni “rregullin” e spermës në gjendjen më optimale në pranverë, ju mund ta planifikoni lindjen në shtator.

Sipas shumë kërkimeve në të gjithë botën, fëmijët e lindur në këtë muaj arrijnë rezultate më të mira në provime, kanë aftësi më të mira njohëse dhe të ndjekin universitetet më të mira në botë.

Tetor: periudha më e mirë për të blerë aksione

“Shit në maj dhe largohu”, është kjo një shprehje e vjetër në botën e investitorëve. Mbështetur në besimin se aksionet kanë performancë më të ulët gjatë verës,nga muaji maj në tetor dhe performancë më të lartë  në dimër. Sipas ekspertëve periudha më e mirë është t’i shesësh në pranverë, pak para fillimit të verës dhe t’i blesh përsëri në vjeshtë, para se vlera e tyre të rritet sërish. Por, nëse mendoni të investoni shihni me kujdes tregun dhe përdoreni këtë këshillë si bazë fillimi.

Nëntor: periudha më e mirë për të aplikuar për pasaportë

Të presësh për pasaportën është një stres më vete, ku shumë prej nesh detyrohemi ta kalojmë, veçanërisht gjatë muajve të verës. Kjo pasi ajo është koha kur më shumë bëhen aplikimet, shtuar edhe nga ardhja e emigrantëve. Ndërkohë, nëntori është muaji ku aplikimet për pasaportë janë më të ulëta. Ndaj nëse doni t’i shmangni vetes pritjen në radhë të gjata, aplikoni në nëntor.

Dhjetor: periudha më e mirë për të blerë një makinë

Në vende të ndryshme, si në Amerikë, dhjetori është muaji ideal për të blerë, sepse ofrohen shumë ulje. Dhe tregu i shit-blerjeve të makinave është ndër më të prekurit. Kjo pasi shitësit e makinave preferojnë të bëjnë oferta shumë tunduese gjatë kësaj periudhe të vitit. Kështu nëse mendoni për të blerë një makinë, tani është periudha më e mirë e vitit, të pyesni, sepse ndoshta do të keni dhe ju fat./ Përshtati: Tirana Today Burimi: BBC

TË LIDHURA

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s
Aktualitet

Rama ndan kartolinën: Liqeni i Shkodrës drejt mbrojtjes së UNESCO-s

08:58 | 10/12/2025
Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Next Post
Mourinho te Real Madrid e Zidane te Manchester United?

Mourinho te Real Madrid e Zidane te Manchester United?

Mos u habisni kur së shpejti kafen do jua shërbej një robot

Mos u habisni kur së shpejti kafen do jua shërbej një robot

Icardi te Juventus? Interi i kthehet Wandës: Kurrë, hajde të flasim në zyrë

Icardi te Juventus? Interi i kthehet Wandës: Kurrë, hajde të flasim në zyrë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet
Aktualitet

Mungonte gjyqtarja, GJKKO shtyn seancën për “Partizanin”, ja kur do të mbahet

by mirseda
13:13 | 10/12/2025
0

Gjykata e Posaçme shtyn për më 22 dhjetor, ora 11:00 shqyrtimin e dosjes “Partizani”. seanca e stome...

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

Komisioni i Ligjeve miraton vendimin, nis procedura për plotësimin e vakancës

12:29 | 10/12/2025
Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

Prag tragjedie në Librazhd, zjarri nga rrjedhja e gazit për pak sa nuk shkakton viktima

12:20 | 10/12/2025
Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

Mikut tim do t’i tregoj një truk”, batuta e Ramës: Tha se vitin tjetër donte të bëheshim më të

12:15 | 10/12/2025
“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

“Europa duhet të përmbajë premtimin për integrimin”, Rama thirrje sipërmarrjes së huaj

12:12 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com