Sot, që një komb të mund të përballet me kërcënimet e jashtme dhe të brendshme, varet jo vetëm nga ushtria e tij, por edhe nga agjencitë e tij të inteligjencës. Këto agjenci inteligjente dinë sekretet më të fshehta dhe është pikërisht ky fakti që i bën ato kaq të rrezikshme.
Por cilat janë disa nga agjencitë më të rrezikshme të inteligjencës në të gjithë botën?
1.ISI (Shërbimi i brendshëm i inteligjencës) Pakistan
ISI është agjencia më e rëndësishme e inteligjencës në Pakistan. Organizata është aq e fuqishme sa praktikisht drejton vendin, së bashku me ushtrinë. Është vlerësuar një ndër agjencitë kryesore të inteligjencës në botë.
Gjatë gjithë viteve, ISI ka vepruar si shtylla kurrizore e qeverisë të Pakistanit. Humbja e BRSS në Afganistan shpesh konsiderohet si fitorja e saj më e rëndësishme.
- RAW (Krahu i Kërkimit dhe Analizës), Indi
RAW operon më shumë në punët e jashtme. Fokusi kryesor i agjencisë është të monitorojë lëvizjen dhe aktivitetet e fqinjëve të saj, veçanërisht të Kinës dhe Pakistanit.
Agjencia luajti një rol kryesor në krijimin e Bangladeshit, në vitin 1971. Ajo gjithashtu ndihmoi qeverinë të zhvillonte në fshehtësi absolute armët bërthamore . RAW gjithashtu zbuloi laboratorin kryesor të armëve bërthamore të Pakistanit, Kahuta. Përgjoi thirrjet midis qeverisë së Pakistanit dhe Ushtrisë, duke i dhënë fitoren Indisë.
3.Mossad (Instituti Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale), Izrael
Mossad është si kumbari i të gjitha agjencive të inteligjencës. Agjencia ka qenë pjesë e disa prej operacioneve më të guximshme dhe të fshehta që ka parë bota deri më sot. Janë hedhur hipoteza se arsyeja që Izraeli ka ende në kontroll terrenin e tij është për shkak të Mossadit.
Gjatë operacionit të famshëm Entebbe, të gjithë agjentët e Mossad-it u veshën si ushtarë të Ugandas dhe një agjent u vesh si presidenti i Ugandës, Idi Amin. Ata krijuan një kopje perfekte të autokolonës së Amin. Në këtë mënyrë çliruan të gjithë izraelitët dhe madje shkatërruan shumë avionë të Ugandës.
Por Mossad vendosi të merrte hak, pasi 11 atletë izraelitë u vranë gjatë Olimpiadës së Mynihut në 1972 nga një grup terrorist i quajtur “Black September”.
Ata punësuan agjentët dhe spiunët e tyre dhe vranë të gjithë të dyshuarit.
4.CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës), SHBA
CIA shpesh është konsidetuar si arsyeja e sundimit të Amerikës në botë. Agjencia luan një rol kryesor në ruajtjen e pozicionit të Amerikës si një superfuqi. Operacioni PBSUCCESS, në të cilin rebelët e mbështetur nga SHBA përmbysën presidentin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Guatemalës dhe vrasjen e Osamas, janë disa nga sukseset e tyre. Por pavarësisht dështimeve, CIA mbetet një nga agjencitë më të fuqishme të inteligjencës në botë.
5.MI6 (Inteligjenca Ushtarake, Seksioni 6), Britani
MI6 është një nga agjencitë më të vjetra të inteligjencës në botë. Agjencia ka funksionuar edhe para luftës së parë botërore. Agjencia shpesh konsiderohet arsyeja e fitores së Britanisë në luftërat botërore.
Ishte kjo agjenci që ndihmoi jo vetëm Britaninë të qëndronte larg nga pushtimi i Hitlerit, por edhe të mposhte Hitlerin.
Edhe sot agjencia punon me agjenci të larta si CIA për t’i ndihmuar në misionet e tyre.
6.GRU (Agjencia Kryesore e Inteligjencës), Rusi
Gru është agjencia kryesore e inteligjencës ruse. Para rënies së BRSS, agjencia kryesore e spiunazhit të vendit ishte KGB. GRU u formua si organizatë e inteligjencës ushtarake sovjetike dhe merrej vetëm me aktivitete të huaja të inteligjencës.
Pas rënies së BRSS, ishte pikërisht kjo agjenci që ka ndihmuar Rusinë të shihet si kërcënimi më i madh për të gjitha superfuqitë. Ajo u bë më e rëndësishme pasi Boris Yeltsin ndërpreu KGB-në në vitin 1996.
7.MSS (Ministria e Sigurisë së Shtetit), Kinë
MSS është organi kryesor i inteligjencës në vend. Ajo kujdeset për çështjet e brendshme dhe të jashtme. Kina është e azhurnuar gjithashtu edhe për çështjet botërore, kështu që agjencia punon edhe brenda vendit, në mënyrë që të ruhet popullariteti i partisë Komuniste.
Përgjatë viteve, ajo ka luajtur rol kryesor në mbajtjen nën kontroll të çdo revolte anti-komuniste ose anti-qeveritare. Forca dhe popullariteti i partisë komuniste varen shumë nga kjo agjenci.
8.BND (Shërbimi Federal i Inteligjencës), Gjermani
Për sa i përket teknologjisë, nuk ka të dytë si kjo agjensi. Sistemi i tij i mbikëqyrjes shpesh konsiderohet i klasit botëror. Agjensia ka ndihmuar vendin ose duke dhënë paralajmërime të hershme ose duke eliminuar plotësisht rrezikun.
Kur bëhet fjalë për marrjen e informacioneve të brendshme për Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, janë shumë pak agjensi që mund të jenë më të fuqishme se BND.
9.DGSE (Drejtoria e Përgjithshme për Politikën dhe sigurinë e Jashtme), Francë
Ashtu si shumica e agjencive, edhe DGSE merret me kërcënimet dhe çështjet e jashtme. Megjithëse, është relativisht e re kur krahasohet me agjencitë e tjera, shpesh është konsideruar si një nga më të mirat në botë.
Një pjesë e madhe e të ardhurave franceze shkon për këtë agjenci. Ajo ka më shumë se 5000 të punësuar. Gjithashtu ka ndihmuar Francën të ketë kontroll mbi aktivitetet e ndryshme terroriste dhe veçanërisht ISIS.
Franca ka qenë gjithnjë shënjestër, veçanërisht për grupet terroriste algjeriane dhe arabe dhe kjo agjenci, e vetme ka eliminuar shumicën e tyre.
Agjencia bashkëpunon gjithashtu me policinë franceze e cila e ndihmon për të përshpejtuar procesin e saj.
10.ASIS (Shërbimi Sekret i Inteligjencës Australiane), Australi
Megjithëse vendi ia ka dalë më sukses të qëndrojë larg krizave të ndryshme ndërkombëtare, ende mbetet një agjenci e fortë e inteligjencës së vendit. Është një nga agjencitë më efikase të inteligjencës dhe interesat e saj janë më tepër të përqendruara në Azi dhe rajonet e Paqësorit.
Agjentët e saj janë përhapur në të gjithë botën duke mbledhur informacione të rëndësishme.
Agjencia punon me një fshehtësi të tillë që për shumë vite shumë njerëz të vetë qeverisë australiane nuk ishin në dijeni të aktiviteteve të saj. Për herë të parë, ekzistenca e kësaj agjencie u përmend në parlamentin australian në vitin 1975 dhe u pranua publikisht vetëm në vitin 1977. Përktheu Sonila Backa /TEMA