Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Nga Janari, 70 dokumente do të jepen në një e-kioskë

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Nga Janari, 70 dokumente do të jepen në një e-kioskë

Qytetarët e Tiranës do të marrin më lehtë dhe më shpejt dokumentet zyrtare që u nevojiten.

Duke filluar nga muaji janar, Bashkia e Tiranës do të lëshojë rreth 70 dokumente në një kioskë, ku qytetarët, ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën.

I pranishëm në konferencën e parë rajonale me temë “Qytetet pa korrupsion të së ardhmes” të organizuar nga PNUD, Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës po punon për të zgjeruar gamën e shërbimeve që ofrojmë online duke shmangur kontaktin me punonjësit.

“Një pjesë e madhe e popullsisë sonë, në Shkup, në Tiranë, në Moldavi, në Kosovë, e harxhon kohën duke qëndruar në radhë për të takuar një zyrtar i cili duhet t’i japë një letër që dëshmon që ti je ti. Pra që është certifikata jote. Sa  orë, sa kapital njerëzor, sa energji e çmuar, kalohet nëpër qytetet tona në radhë për të prodhuar që ti je vetja jote. Nonsens. Ajo që po bëjmë është që 70 dokumente, duke filluar nga janari në Tiranë do të jepen në një kioskë. Që është njësoj si bankomati. Mjafton të futësh ID. Do paguash sa është tarifa dhe do ta printojë një makineri”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se kjo nismë do t’u kursejë qytetarëve 9 ditë të humbura në vit për të marrë një dokument zyrtar dhe njëkohësisht do të shmangë dhe korrupsionin. “Qeveria shqiptare dhe kryeministri ka bërë një vendim shumë të guximshëm. I ka anuluar certifikatat për nevoja e një institucioni shtetëror me një tjetër. Por për institucionet private, për bankat, për kontrata, për noterë, ende kërkohet certifikata nga palë të tjera. Një shqiptar mesatarisht harxhon 9 ditë në radhë në marrje shërbimesh në vit. Unë besoj se kjo është mënyra më e mirë se e para tregon jo vetëm modernizim, jo vetëm shmang korrupsionin dhe njerëzit që mundohet të bëjnë një ryshfet të vogël për çdo dokument, por unë besoj se në dalim nga gijotina, ky është një rregullim i sistemit”, tha ai.

Veliaj deklaroi se për të rritur transparencën, Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një partneritet të vërtetë me qytetarët. “Për disa politikanë klasikë, demokracia është një sport një herë në katër vjet kur njerëzit votojnë. Unë besoj sot jetojmë në një kohë tjetër. Mënyra se si ne kemi kuptuar demokracinë në qytetin e Tiranës është një komunikim e dialog konstant me qytetarët. Nuk  besoj se ka një ditë, që Bashkia e Tiranës nuk bën një komunikim publik apo një dalje publike. Shumë vetë e kritikojnë këtë dhe ky është problem i tyre, por si kryetar bashkie, më mirë të akuzohemi që ne komunikojmë përditë dhe përditë tregojmë një punë konkrete, se sa të akuzohemi për mungesë transparence dhe për një fshehje të Bashkisë”, tha ai.

Duke folur për nismat e ndërmarra nga Bashkia e Tiranës në luftën kundër korrupsionit dhe transparencës me publikun të cilat kanë dhënë rezultate pozitive, Veliaj deklaroi se teknologjia sot ofron mundësi të jashtëzakonshme për të ndërtuar një raport të ri me qytetarët dhe për të minimizuar hapësirat për abuzim.

“Një nga propozimet që kemi bërë në Tiranë është si mundemi që sa më shumë procese të Bashkisë, ne t’i modernizojmë. Një nga gjërat që kemi bërë është që të kalojmë on-line të gjithë lejet tona të ndërtimit. Që nga dita kur lejet e ndërtimit janë on line dhe ku 10 institucione duhet të shtypin atë kutinë e tyre përpara se një leje të aprovohet dhe institucione të pavarur nga njëri-tjetri, kemi shpëtuar. As nuk do njeri të takojë kryetarin e Bashkisë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se një nga zhvillimet më të rëndësishme ka qenë aplikacioni “Tirana Ime”, përmes të cilit qytetarët jo vetëm që mund të marrin çdo informacion mbi Bashkinë, por edhe të raportojnë çdo problem që kanë e të marrin përgjigje në kohë reale e mënyrë transparente.  “Është një aplikacion fantastik që i jep akses çdo qytetari të shikojë atë çfarë sheh edhe Kryetari i Bashkisë. Të shikojë kamerat e qyteti, me një fotografi të atij momenti kur shtypet, të shikojë si është trafiku në qytet me një diagramë që i tregon ku është e ngarkuar, por edhe të bëjë këto raportimet. Mjafton që një qytetar në Tiranë të shtypë në telefonin e tij një fotografi të një grope, të një peme të prishur, të një drite të djegur, e çon me GPS-in e tij në dispeçerinë e bashkisë, dispeçeri i bashkisë menjëherë çon dikë që ta rregullojë dhe ty të vjen fotografia sesi u rregullua ai problem. Mesatarja është 20 mijë raportime të këtyre problematikave dhe në vend që të punësojmë 1000 inspektorë, rrogat e 1000 inspektorëve, i kemi çuar në fakt për investime për të rregulluar qytetin”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Një tjetër projekt shumë i rëndësishëm, i bashkisë së Tiranës ka qenë portali “Open Data”, ku bëhet transparencë e plotë për çdo punë të bashkisë dhe ku qytetarët mund të marrin informacion mbi çdo aspekt të punës tonë.

“Jemi një nga bashkitë që kemi  vënë çdo gjë online. Po më vinte për të qeshur se një pjesë e sulmeve nga kundërshtarët politikë, në fakt bëhet me informacionin që ne vetë e japim publik. Ne kishim rastin e fundit të historisë së përmbytjeve edhe në Tiranë fatmirësisht nuk patëm asnjë problem në qytetin e Bashkinë e Tiranës. Kishte shumë kundërshtarë politikë që thoshin: Po jo, po u përmbyt në një vend tjetër dhe njerëzit më thoshin: Ja e shikon çfarë na bëri portali yt? Thashë, po kjo është një mundësi fantastike për t’i treguar një ish-kryeministri ose një ish-kryetari bashkisë se ku mbaron Tirana, ku fillon bashkia e tyre dhe si ndonjëherë dëshira për ta përdorur kundër teje një gjë që ti vetë e ke vënë publik, është “boomerangu” më i madh i dikujt që do ta keqpërdorë”, deklaroi Veliaj.

Tags: 70 dokumentee-kioskëJanarijepennga

TË LIDHURA

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

16:37 | 29/05/2025
I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
Aktualitet

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë
Aktualitet

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Next Post
Zyrtare: 8 subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale në Preshevë

Zyrtare: 8 subjektet politike që garojnë në zgjedhjet lokale në Preshevë

BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës

BE dhe SHBA “i tregojnë rrugën” Llallës

Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

Legjendat shqiptare lënë me “gojë hapur” amerikanen

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm
Aktualitet

“PD duhet të bëjë një analizë”/ Flet politologu: Berisha nuk është më i besueshëm

by mirseda
16:37 | 29/05/2025
0

I ftuar ditën e sotme në një intervistë televizive politologu Ermal Hasimja komentoi situatën politike në vend...

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën

16:34 | 29/05/2025
“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

“Finalja e Champions mjaft interesante, pres ndeshje të hapur”

16:33 | 29/05/2025
Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

Posedonte dy armë zjarri pa leje, pranga 64-vjeçarit në Korçë

16:28 | 29/05/2025
Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

Inter, Barella: Jemi gati, duam suksesin në Champions

16:24 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com