Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Nga dritarja banesës Berisha mban një minutë heshtje për 22 intelektualët e vrarë nga komunizmi pa gjyq më 26 shkurt

2 vjet ago
in Politikë

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha mbajti 1 minutë heshtje për 22 intelektualët e vrarë nga komunizmi pa gjyq më 26 shkurt.

Ai shtoi se 26 shkurti është në historinë e Shqipërisë, dita e njërit prej krimeve më të shëmtuara që ka njohur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër në diktaturë.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestarëve, misionarëve të lirisë, dinjitetit, shpresës, që rrezatoni dritë, besim, urtësi, vendosmëri në të katër anët e vendit, nga parlamenti juaj i lirisë në Rrugën e Shpresës. Dua të përshëndes me nderim të madh oratorët për fjalët e tyre të shkëlqyera, por sonte do më lejo të përshëndes në mënyrën më të veçantë Artemisën dhe Orgestin, që përfaqësojnë gjimnazistët e Shqipërisë, përfaqësojnë ata të cilët do jenë së shpejti në krye të lëvizjes, të revoltës, të betejës pa kthim kundër diktaturës së re.

Të dashur miq, 26 shkurti është në historinë e Shqipërisë, dita e njërit prej krimeve më të shëmtuara që ka njohur Shqipëria apo ndonjë vend tjetër në diktaturë. Dita në të cilën 22 intelektualë të shquar të kombit, të diplomuar në tërësi në universitetet më të mira të perëndimit, kundërshtarë të pamposhtur të regjimit komunist, u ekzekutuan pa gjyq. U pushkatuan në një fshat në afërsi të Tiranës vetëm e vetëm sepse ata nuk mund të pajtoheshin me shtypjen, me mohimin e fjalës së lirë. Nuk mund të pajtoheshin kurrë me drejtësinë e re të diktaturës komuniste. Nuk mund të pajtoheshin kurrë me mohimin e të drejtës së fjalës, të drejtës së pronës, të drejtave themelore të njeriut.

Ndaj dhe ata pa proces gjyqësor, pa asnjë proces gjyqësor, në një rast unik, të gjykuar pasi ishin pushkatuar dhe groposur në një gropë të përbashkët, ranë si misionarë të pamposhtur në mbrojtje të vlerave dhe idealeve më të larta njerëzore. Ata ishin studiues, mësues, shkrimtarë, publicistë, inxhinierë, mjekë, atdhetarë të vërtetë, intelektualë të vërtetë. Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Hekuran Troka, Luka Drashkoviç, Hakik Koka, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Fadil Dizdari, Ali Qeralliu, Jonuz Kaceli, Gafur Jegeni, Petrore Konomi, Zyhdi Herri, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Qemal Kasorohu, Manush Peshkëpia, Andon Derhysa, Reiz Selfo, Pjerin Guraziu, Gon Temali, Mehmet Shkupi. Le të nderojmë me një minutë heshtje martirizimin e tyre për lirinë dhe të drejtat njerëzore, për interesin e kombit për një Shqipëri të lirë.

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Revolta qytetare në Tiranë, jehonë në mediat botërore

11:48 | 08/06/2026
Aktualitet

Mungesat në Kuvend u kushtojnë deputetëve mijëra lekë, zbulohen emrat e deputetëve që u penalizuan

11:10 | 08/06/2026
Next Post

Banori i ri i "BBVIP" tha se kishte pasur një njohje me Sarën, Olti Curri zbulon të vërtetën

Zjarr në një kabinë elektrike në kryeqytet, zbardhen detajet e para

Vranë babanë e tyre dhe qeshën në seancën gjyqësore, psikiatri sqaron sjelljen e tre fëmijëve të Pëllumb Metës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për informacione mbi autorin

by mirseda
15:11 | 08/06/2026
0

Policia e Tiranës: Apel për kujdes dhe bashkëpunim për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së...

Lea Ypi për “The Guardian”: Protestat kundër Kushnerit, shpresë për Evropën

15:08 | 08/06/2026

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

14:46 | 08/06/2026

Irani reagon zyrtarisht pas deklaratave të Ramës për ndërhyrje të huaja në protestat për Zvërnecin

14:33 | 08/06/2026

Sherr me armë në Velipojë, një i plagosur; autori arratiset pas të shtënave

14:28 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com