Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga birrat tek kapelet prej kashte: Revoltat më të çuditshme në histori

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Nga birrat tek kapelet prej kashte: Revoltat më të çuditshme në histori

Përgjatë shekujve, popujt kanë dalë në rrugë jo vetëm për të kërkuar bukë, liri apo të drejtat e tyre si punëtorë, por edhe për të kërkuar më shumë birrë, më shumë çorape najloni dhe më pak kapelet prej kashte. Ja cilat janë disa nga revoltat më të çuditshme në historinë e njerëzimit:

Kryengritja e Birrës

Në vitin 1855, në Çikago të SHBA-së shpërtheu një kryengritje popullore ku kryetari i baskisë miratoi një urdhër të ri i cili përveçse 3-fishoi koston e licencës për të shitur alkool, ndaloi hapjen e pijetoreve ditën e diel! Reagimi i komunitetit të emigrantëve gjermanë(që njihen si konsumatorë të mëdhenj të birrës), ishte i menjëhershëm.

Në fakt e diela ishte e vetmja ditë pushimi, dhe koha e vetme kur ata mund të çlodheshin pas 6 ditëve punë. Ndaj e cilësuan shumë diskriminues atë urdhër. Ato dolën në rrugë duke prishur rendin publik. Revolta u shtyp shpejt nga policia, por kryetari i bashkisë nuk u rizgjodh për një mandat tjetër. Ndërsa pasaardhësi i tij e anuloi urdhrin.

Revolta kundër “kostumit të xhazit”

Revolta shpërtheu në mesin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943 në Los Anxheles të SHBA-së. Në shënjestër ishte kostumi i quajtur “zoot”, që përbëhej nga një xhaketë e gjerë dhe pantallona të gjera me bel të lartë. Fillimisht të veshura nga muzikantët e xhazit, në ato vite ato ishin një simbol dallues i hispanikëve, që diskriminoheshin po aq sa zezakët nga elita katolike dhe protestante.

Këto rroba kërkonin më shumë copë për t’u qepur. Dhe duke pasur parasysh racionimin e materialeve në kohën e luftës, kjo sjellje e tyre u gjykua si anti-patriotike. Rezultati ishte një varg aktesh të dhunshme në qytetet më të mëdhatë Amerikës. Hispanikët që ndesheshin në rrugë me veshje të tilla u griseshin në moment rrobat.

Kryengritja kundër vaksinave

Ajo u zhvillua në Rio de Janeiro të Brazilit në vitin 1904. Në fillimin e shekullit XX-të qyteti ishte shumë i varfër. Për të përmirësuar higjenën dhe frenuar përhapjen e sëmundjeve si tuberkulozi, tifo, lebra, ethet e verdha dhe lija, kryebashkiaku nisi të zbatonte një plan për shkatërrimin e godinave të vjetra dhe zhvendosjen e mijëra e banorëve në lagjet periferike.

Përveç kësaj, ai imponoi vaksinimin e detyruar të popullsisë. Disa nga banorët e besimit aminimist u revoltuan, pasi vaksinimi konsiderohej si një fyerje ndaj fesë së tyre. Për disa ditë qyteti ishte në kaos, dhe deri në fund të trazirave pati të paktën 30 të vdekur. Gjithsesi programi i vaksinimit nuk u ndal.

Revolta kundër Stravinskit

Më 29 maj 1913 në kryeqytetin francez Paris u vu në skenë opera “Festivali i Pranverës”, me muzikën e kompozitori rus Igor Stravinski. Ajo ishte epoka e avant-gard e artit dhe eksperimenteve, madje edhe muzikës, por audienca nuk ishte i përgatitur për ato lloj tingujsh, që u cilësuan si kakofoni. Nuk kaluan shumë minuta dhe spektatorët nisën të hidhnin perime në skenë. Fatmirësisht nga ai incident nuk pati ndonjë të lënduar rëndë.

Zemërimi ndaj erës së qelbur

Në kronikat e tij mbi Luftën Hebraike (Vitet 66-70) historiani Flavio Xhuzepe përshkruan një revoltë kundër pushtuesve romakë, pas një aksidenti të ndodhur në një tempull, ku disa hebrenj ishin mbledhur për festën e tyre fetare. Një ushtar romak hyri në tempull, ai bëri disa akte të pahijshme. Turma nisi t’i bërtasë dhe t`i godasë me gurë ushtarët romakë. Një komandant romak thirri përforcime për t`a shtypur revoltën, dhe në shesh pati disa të vdekur.

Kryengritja e Najlonit

Najloni filloi që të prodhohej nga viti 1939. Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ky material i ri po përdorej qëllimisht në ushtri për të prodhuar uniforma dhe parashuta, për të zgjidhur problemin e mungesës së mëndafshit për shkak të embargos së Japonisë.

Çorapet prej najloni shiteshin vetëm në tregun e zi.

Në fund të luftës e vetmja kompani që e prodhonte najlonin në Amerikë, premtoi në vitin 1945 të nxirrte në shitje 360 milionë palë çorape. Lajmi u përhap në mbarë SHBA-në,dhe dhjetëra e mijëra gra nxituan në dyqane për të blerë të paktën një palë. Por prodhimi ishte shumë më i ulët se kërkesa. Dhe vetëm në Nju Jork protestuan mbi 30.000 gra.

Revolta kundër kapeleve prej kashte

Në fillimin të shekullit XX, në Amerikë një rregull i pashkruar ndalonte mbajtjen e kapeleve prej kashte pas datës 15 shtator kur edhe mbaronte vera. Pas kësaj date ishte në fakt më e përshtatshme që ato të zëvendësoheshin me kapele më të rënda prej cope.

Rregulli ishte aq i rreptë, saqë nëse dikush nuk e respektonte, rrezikonte që kapelja t’i hiqej me forcë nga koka. Në vitin 1922 situata në Nju Jork degjeneroi me shpërthimin e një përleshje në mesin e një grupi të rinjsh dhe disa punëtorëve shkarkues në port.

Të rinjtë nisën t’ua heqin kapelet nga koka punëtorëve, ndërsa ata reaguan duke i goditur me grushte. Trazirave u shtyp me shpejtësi. Por një turmë të rinjsh bëri një kontroll në të gjitha dyqanet ku mund të shitshin kapele të tilla, deri kur policia arriti të vërë rend në qytet.

Revolta kundër mjekëve të Nju Jorkut

Në Amerikë, ashtu si në Angli, ishte një praktikë e përhapur (edhe pse e paligjshme)  zhvarrosja e trupave të të vdekurve për t’i studiuar ato për qëllime shkencore. Riçard Bjeli, drejtori i spitalit të Nju Jorkut, ishte një mbështetës i flaktë i kësaj tradite.

Për sa kohë që zhvarroste trupat e të bardhëve të varfër apo skllevërve zezakë, askush nuk tha asgjë. Por kur u përhap lajmi se kishte zhvarrosur trupin e një gruaje të bardhë … 2 mijë persona të zemëruar mësynë në spital, ku gjetën shumë trupa të hapur. Ata dolën më pas në rrugë duke shkaktuar një revoltë të madhe, që i kushtoi jetën 3 personave, edhe pse disa burime flasin për 20 viktima.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/cultura/storia/le-rivolte-piu-strane-della-storia

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: birrakashterevolta

TË LIDHURA

Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve
Bota

Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve

19:29 | 22/10/2025
Hungari, autobusi me pasagjerë përplaset në një shkollë, disa persona të plagosur rëndë
Bota

Hungari, autobusi me pasagjerë përplaset në një shkollë, disa persona të plagosur rëndë

19:26 | 22/10/2025
Rindërtimi i Gazës: Qipro ka një plan
Bota

Rindërtimi i Gazës: Qipro ka një plan

18:05 | 22/10/2025
Next Post
“Ti kryeministër, unë president”, Basha zbulon ofertën e Ramës

'Me kë tallet ky?' Basha-Ramës: Për 8 vite punove për vete dhe ortakët e tu

Video/ Mbreti i ri i ajrit, mbrojtësi kërcen më shumë se Ronaldo për të shënuar

Video/ Mbreti i ri i ajrit, mbrojtësi kërcen më shumë se Ronaldo për të shënuar

PS vijon ”merkaton” te LSI, largohen edhe 100 të rinj nga partia e Kryemadhit

PS vijon ''merkaton'' te LSI, largohen edhe 100 të rinj nga partia e Kryemadhit







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja
Aktualitet

51 kg hashash nga ‘malësitë’ e Shqipërisë kapen në Bari, destinacion Sardenja

by mirseda
20:03 | 22/10/2025
0

Prokuroria Antimafia e Cagliarit ka goditur sërish rrjetet e trafikut të drogës në kuadër të operacionit ‘Termine’,...

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

19:55 | 22/10/2025
Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën

Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën

19:32 | 22/10/2025
Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve

Alarm në Europë nga Gripi i shpendëve

19:29 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com