Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Nga 50 në 200 euro/ Si abuzohet me pacientët për ilaçin kundër Covid-19

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Nga 50 në 200 euro/ Si abuzohet me pacientët për ilaçin kundër Covid-19

Burim Gashi, 41 vjeç, të dielën është shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas përkeqësimit të gjendjes me koronavirus. Mjekët menjëherë i kanë thënë se duhet të marrë ilaçin Remdesivir. Qendra Klinike Universitare e Kosovës ende nuk ka arritur ta sigurojë këtë ilaç, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, kurse në treg, ai mund të blihet me një çmim nga 150 deri në 200 euro.

Bashkëshortja e Gashit, Jehona Zhitia, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka qenë e detyruar të bëjë ‘pazar’ për të siguruar këtë ilaç.

“Me rekomandim të mjekëve është thënë se (për Burimin) duhet menjëherë të merret ilaçi tashmë shumë i përfolur Remdesivir. Sigurimi i këtij ilaçi është i vështirë këtyre ditëve në Kosovë. Ai në treg është me çmime të ndryshme. Ky ilaç po shitet e po blihet në forma të ndryshme, veç farmacive, në disa pika të caktuar edhe disa individë e kanë sjellë vetë tek oborri i klinikës”, tha ajo.

“Më është dashur vetë të bëj pazar për ilaçin. Çmimi i këtij ilaçi sillet nga 50 euro deri në 220 euro (varësisht prej prodhuesit)”, tha Zhitia.

Zhitia po ashtu shton se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka mungesë edhe të barnave esenciale.

Zemaj: Pritet sigurimi i Remdesivirit për 200 pacientë

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë (MSH) është në procedurat e fundit të prokurimit sa i përket furnizimit me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për të trajtuar sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Por, nga MSH-ja thonë se do të sigurojnë këtë ilaç vetëm për 200 pacientë.

“Planifikim është bërë në kohën, ndoshta kur shtatori, tetori kishte numër më të ultë të pacientëve të shtrirë në klinikat tona”, tha për Radion Evropa e Lirë, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj.

Çka është Remdesiviri dhe pse po e kërkojnë të gjithë?

Remdesiviri i përket një klase të ilaçeve të njohura si “zëvendësim i nukleozidit”, të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme.

Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe në maj ka miratuar Remdesivirin si ilaç që mund të përdoret për trajtimin e koronavirusit të ri.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ky ilaç ka pak ose aspak rezultate në luftimin e sëmundjes COVID-19.

Mjekimi nga COVID-19 në Kosovë, ku një rrogë mesatare është rreth 500 euro e niveli i papunësisë rreth 30 për qind, kushton me qindra euro. Antibiotikë, paracetamol, vitamina të ndryshme, fraksiparina, albumina janë disa nga medikamentet që përdoren nga pacientët me COVID-19.

Ministri Armend Zemaj thotë se ministria është duke punuar që t’i ndihmojë qytetarët me aq sa kanë mundësi buxhetore për blerjen e barnave, të cilat nuk janë në listën esenciale, për trajtimin e koronavirusit.

Qindra euro për mjekim nga COVID-19

“Ajo që duhet të theksohet është se këto janë barna (Remdesiviri dhe Favirini) nuk janë në listën esenciale, por prapëseprapë ne mendojmë dhe besoj se duhet t’u dalim në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve, duke parë se ka një kosto marrja e këtij bari. Në raste të caktuar preferohet apo sugjerohet edhe nga klinicistët”, tha ministri Zemaj.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës është duke monitoruar punën e institucioneve shëndetësore publike, për të parë nëse ka trajtim adekuat dhe të mjaftueshëm për qytetarët. Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj tha për Radion Evropa e Lirë se shteti duhet të sigurojë të gjitha medikamentet për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

“Duhet që shteti t’ju sigurojë të gjithë pacientëve të marrin këtë terapi sepse në bazë të një analize, terapia te pacientët të cilët kanë simptoma të rënda me COVID-19, shkon nga 2,000 deri 3,000 euro për një individ. Prandaj është shumë e vështirë që pacientët të kenë mundësi ta paguajnë vetë. Pikërisht mbi këtë çështje është përgjegjësi institucionale e shtetit për t’ua siguruar terapinë pacientëve të cilët kanë nevojë”, tha Reshitaj.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 35, 549 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 939 pacientë kanë vdekur./REL/

Tags: kosovepazarllekremdesivir

TË LIDHURA

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”
Rajoni

“Zjarri në diskotekën e Koçanit: Qeveria jep shpërblim për viktimat dhe të plagosurit”

20:09 | 29/05/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar
Rajoni

Kakavijë,po nxirrnin nga Shqipëria shuma të mëdha parash dhe dokumenta false,2 të arrestuar

10:51 | 29/05/2025
Next Post
Si funksionon tranzicioni në SHBA, lëvizjet e Biden deri kur të marrë detyrën

Si funksionon tranzicioni në SHBA, lëvizjet e Biden deri kur të marrë detyrën

Thomas Strakosha 22 ditë me Covid-19, nis hetim i gjerë për Lacion

Nuk mbarojnë telashet për Strakoshën, portieri shqiptar i dyshuar me Covid

Muka: Vaksina mund të vijë në fund të vitit tjetër në Shqipëri

Muka: Vaksina mund të vijë në fund të vitit tjetër në Shqipëri

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

by mirseda
22:52 | 29/05/2025
0

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili...

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com