Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Neymar: Qëndroj këtu dhe shkruaj historinë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Neymar: Qëndroj këtu dhe shkruaj historinë

Ylli brazilian dhe i PSG, Neymar Junior, ka analizuar situatën në të cilën ndodhet tek parisienët pas gjysmë sezoni. Në verë ai u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit, për plot 222 milionë euro dhe pritshmëritë janë shumë të larta. Deri në këtë moment ai është lojtari më deçiziv tek PSG dhe në Europë për golat që ka shënuar dhe asistet që ka dhënë. Neymar tregoi dëshirën për të shkruar një histori të gjatë lavdie tek Parisi dhe largoi sërish zërat se ai është i lidhur me një kalim të mundshëm tek Real Madrid. Në një intervistë për “PSG TV” ai ka theksoi dhe sa e rëndësishme është komunikimi në gjuhën e futbollit në fushën e lojës dhe që arrin ta ketë me yjet e tjerë parisienë.

Ju keni pasur një fillim të jashtëzakonshëm të sezonit me 26 gola në 24 ndeshje, në të gjitha garat. A e imagjinonit një fillim të tillë me PSG-në?

Nuk i prisja këto statistika që në debutimin tim me PSG-në. Jam këtu për të ndihmuar ekipin, shokët e mi dhe të përpiqemi të bëjmë më të mirën çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Kjo është gjëja më e rëndësishme.

Është hera e parë në karrierën tuaj, që keni shënuar kaq shumë gola në një kohë kaq të shkurtër…

Po, është hera e parë, por dua të bëj më shumë. Shënoj shumë gola, luaj më mirë dhe shpresoj që kjo të vazhdojë.

Pra, aventura e Neymar Jr në Paris po fillon…

Po, është vetëm fillimi!

A është qëllimi juaj që të jeni lojtari më vendimtar në ekip?

Nuk është qëllimi im primar të jem lojtari i ekipit, njeriu që jep më shumë asistie, apo shënon më shumë gola. Unë thjesht luaj futbollin tim. Bëj atë që di të bëj, përpiqem të krijoj në lojë, të shënoj gola dhe të jap asiste. Me Cavani, Mbappé dhe Di María ne mund të mbështetemi në shumë lojtarë vendimtarë. Ata, gjithashtu, luajnë me vullnetin për të krijuar asiste, për të shënuar dhe për të fituar ndeshjet.

Sot, PSG-ja ka një nga sulmet më të mira në Europë. Ju, a keni përshtypjen se është krijuar një mirëkuptim natyror mes lojtarëve sulmues?

Mendoj se kemi nevojë për më tepër kohë, që ta njohim mirë njëri-tjetrin dhe për të gjetur referencat tona së bashku, por jemi në rrugën e duhur.

Si komunikoni me njëri-tjetrin në fushën e lojës?

Ne flasim gjuhën e futbollit, është një gjuhë unike. Lojtarët inteligjentë, të gjithë flasin të njëjtën gjuhë në fushë.

Ju u votuat lojtari më i mirë për dhjetorin në Ligue 1. Çfarë do të thotë kjo?

Unë jam i lumtur, por futbolli nuk është një sport individual, kështu që shokët e mi, gjithashtu, e meritojnë këtë çmim, sepse pa ta nuk do ta kisha arritur.

Cila është forca e sulmit të PSG-së?

Kjo vjen nga cilësia e lojtarëve, talenti i secilit në ekip. PSG-ja nuk varet vetëm nga tre sulmuesit e vet. Topi duhet të na arrijë në mënyrën më të mirë, për të shënuar gola. Nëse nuk kishte mjete, mbrojtje, do të ishte e pamundur!

Ju shënuat kundër Montpellier golin e 2000-të në historinë e klubit, në shtëpi. A është krenari për ty?

Po, hyrja në historinë e klubit është shumë e rëndësishme për një lojtar. Unë jam këtu për të hyrë në histori dhe për të bërë përparimin e PSG-së.

Tags: historinekëtuneymarqëndrojshkruaj

TË LIDHURA

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së
Aktualitet

I vetëm në garë, Armand Duka zgjidhet për herë të shtatë President i FSHF-së

12:12 | 16/02/2026
Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme
Sport

Duka: Ligji i Sponsorizimit, nevojë jetike. FSHF-ja në nivelin e periudhave më të suksesshme

11:34 | 16/02/2026
Next Post
Pranga për korrupsion,  policia gjen 80 dosje me tendera në shtëpinë e Xhikës

Pranga për korrupsion, policia gjen 80 dosje me tendera në shtëpinë e Xhikës

Traktati i miqësisë/Shehu: S’ka mbaruar ende, Shqipëria dhe Greqia s’janë shprehur

Traktati i miqësisë/Shehu: S’ka mbaruar ende, Shqipëria dhe Greqia s’janë shprehur

Carragher kritikon Coutinhon: Le në baltë Liverpoolin për para

Carragher kritikon Coutinhon: Le në baltë Liverpoolin për para







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com