Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nevoja për të frymëzuar një nacionalizëm të ri

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur nuk zbatojmë dot ligjin, forcojmë ligjin

Nga Mentor Kikia 

Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve – thotë një shprehje. Por të jesh nacionalist nuk do të thotë të jesh maskara. Nacionalist do të thotë të jesh një njeri që do vendin tënd. Shqipëria këto 30 vite ka kaluar nëpër dy hendeqe, njëri më i lig se tjetri.

I pari ishte përdhosja e çdo gjëje kombëtare. Pas shembjes së komunizmit ne e zbrazëm dufin për vuajtjet tona deri në përbuzje ndaj vendit dhe simboleve tona kombëtare.

I dyti ishte shpërdorimi. Në kushtet kur shoqëria kishte nevojë për dinjitet dhe ngritje të moralit atdhetar, nuk munguan ata që e shndërruan flamurin në një leckë të cilën e tundin nëpër tubime politike, e pastaj i hidhnin nëpër kanale. Si manifestime të një lloj ringritjeje morale të shoqërisë ishin ndeshjet e kombëtares së futbollit, që shndërroheshin në manifestime atdhetare.

Por politika e përdori dhe shpërdori flamurin dhe shqiponjën. Kujtojmë se një forcë e re politike lindi vetëm duke u bazuar në përdorimin e simboleve të kombit, duke marshuar madje edhe në Bulevardin e Tiranës, me kuaj, dhe “luftëtarë” me kostume popullore e plisa të bardhë në kokë.

Madje edhe presidenti u ul në gjunjë e puthi flamurin si Isa Boletini në 1912, duke u betuar për një pranverë kuqezi, që as nisi e as përfundoi, sepse mesa duket ai i mbylli llogaritë e tij.

Por të rinjtë dhe fëmijët duhet të edukohen me dashurinë për vendin, për gjuhën dhe historinë e tyre. Simbolet e kombit nuk janë kuaj sa për të kaluar lumin, dhe pastaj….

Ata duhet të mësohen që ta thonë me zë të lartë se e duan vendin e tyre, dhe nëse punët shkojnë keq këtu, nuk është faji i vendit por i atyre që qeverisin. Ne kemi një vend të përkryer për të siguruar një jetesë të lumtur. Një vend me male, fusha, lumenj, liqene, pyje, pasuri nëntokësore. S’kemi asnjë arsye të jemi të varfër, përveç arsyes njerëzore.

Tags: mentor kikianacionalizemNevoja

TË LIDHURA

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
Next Post
EMRAT/ Kallëzohen penalisht 4 zyrtarë të bashkisë në Himarë

EMRAT/ Kallëzohen penalisht 4 zyrtarë të bashkisë në Himarë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 39-vjeçari ekstradohet drejt Kanadasë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 39-vjeçari ekstradohet drejt Kanadasë

Prej nëntë ditësh në izolim, këshilltari tregon për gjendjen shëndetësore të Hotit

Prej nëntë ditësh në izolim, këshilltari tregon për gjendjen shëndetësore të Hotit







JU REKOMANDOJMË

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët
Showbizz

“Dalja nga Big Brother më ka mësuar…”/ Armaldo Kllogjeri: Miq që më kanë kthyer krahët

by mirseda
22:27 | 15/01/2026
0

Armaldo Kllogjeri ishte i ftuar diten e sotme ne ‘Ftese ne 5’, duke rrëfyer detaje të pathëna...

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

Shtëpia e Bardhë: Vendosja e trupave evropiane në Groenlandë nuk ndryshon asgjë për Trumpin

21:22 | 15/01/2026
Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

Nis heqja e masave nga Bashkimi Evropian, akordohen mbi 400 milionë euro mbështetje për Kosovën

21:19 | 15/01/2026
SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

SHBA, liderja e opozitës në Venezuelë mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, nis takimi me Trump

20:20 | 15/01/2026
Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

Durrës/ Këmbësor i përplasur nga makina, jashtë rrezikut për jetën

19:58 | 15/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com