Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nesër mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, sa zgjasin punimet dhe si do të devijohet trafiku

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Nesër mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, sa zgjasin punimet dhe si do të devijohet trafiku

Ashtu siç ishte njoftuar, autostrada Tiranë-Durrës do të bllokohet duke nisur që nesër për shkak të ndërtimit të dy tombinove rrethore te Kthesa e Rinasit për përmirësimin e situatës së përmbytjeve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka lëshuar sot një tjetër njoftim sa i takon këtij lajmi, teksa thekson se punimet parashikohen që të zgjasin dy javë, por kjo edhe në varësi të motit.

ARRSH dhe policia e qarkullimit rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor, ndërsa sqarojnë edhe si do të devijohet trafiku.

“Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani)”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e ARRSH.

NJOFTIMI NGA ARRSH:
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga data 4 Janar 2019 ora 05:00 në mëngjes, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performancë të

Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për përmirësimin e situatës së përmbytjeve me ndërtimin e dy (2) tombinove në segmentin rrugor (autostrada) Tiranë–Qafë Kashar (kthesa Rinas) në kilometrin 6+600 dhe 6+800 (Kastrati & Alba-Elettrica). Punimet parashikohet të realizohen sipas grafikut te punimeve të miratuar.

Punimet parashikohlen të zgjasin 2 javë sipas grafikut të punimeve, por kjo edhe në varësi të motit.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor dhe respektimin në mënyrë rigoroze sinjalistikën provizore të vendosur dhe udhëzimet e policisë rrugore në terren.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve:

1. Autostrata Tiranë–Durrës në segmentin Mbikalimi Kamëz – Mbikalimi Qafë Kashar, Rinas do të mbyllet plotësisht për trafikun në të dyja drejtimet e lëvizjes.

2. Trafiku do të devijohet për të gjitha mjetet në rrugën dytësore, të cilat do të funksionojnë me një drejtim lëvizje.

3. Rekomandojmë përdoruesit e rrugës që gjatë kësaj kohe të zgjedhin rrugë alternative për lëvizjet në drejtim të veriut (nga Kamza) dhe në drejtim të jugut (nga Ndroqi ose Elbasani).

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar dhe të shfaqur në media.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

TË LIDHURA

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

13:55 | 20/01/2026
“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit
Politikë

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…
Politikë

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Next Post
Ja se për cilat skuadra bënin tifo diktatorët e mëdhenj të botës (video)

Ja se për cilat skuadra bënin tifo diktatorët e mëdhenj të botës (video)

Dokumenti/ Vasili: Arta Marku i mbyll çështjen vetes me të njëjtin prokuror që…

Akuza/ Si grabiti qeveria edhe më 31 dhjetor kur shqiptarët festonin  

Misteri i nëndetëses bërthamore ruse K-129 dhe vjedhja e sekreteve nga marina amerikane

Misteri i nëndetëses bërthamore ruse K-129 dhe vjedhja e sekreteve nga marina amerikane







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike
Aktualitet

Kuvendi drejt televizionit të vet: Gati 1 miliardë lekë për studio, AI dhe platformë mediatike

by mirseda
13:55 | 20/01/2026
0

Kuvendi i Shqipërisë po përgatitet të krijojë një televizion parlamentar, përmes një pakete investimesh që kapin vlerën...

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

“Jemi përjashtuar deri në mes të marsit”/ Noka deklaratë pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit

13:36 | 20/01/2026
Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

Gogu: E presim opozitën deri në sekondën e fundit, por…

13:28 | 20/01/2026
Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

Balla i përgjigjet Këlliçit në Byronë e Kuvendit: Erdhëm me idenë se do kishte reflektim

13:22 | 20/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com