Hedhja e mbeturinave nga dritaret, ose jashtë koshave, mbetet një ndër shqetësimet kryesore të banorëve shqiptarë. Jo vetëm në kronikat e lajmeve, por edhe emisione janë realizuar në këtë drejtim, për të evidentuar këtë problem. Për fat të keq, duket se ende duhet bërë shumë në këtë drejtim.
Gazetari Mentor Kikia sjell përmes rrjetit social Facebook rastin e një gruaje, e cila kishte hedhur mbeturinat në rrugë. Por këtu fillon e gjithë historia. Sipas tij, gjoba është alternativa e duhur për tu ndërgjegjësuar.