Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Nëse Merkel nuk ndërhyn, Ballkani shkon drejt luftës   

7 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Nëse Merkel nuk ndërhyn, Ballkani shkon drejt luftës   

Nga Robert Ledger, “New Eastern Europe”/Më 6 shkurt, Komisioni Evropian shpalosi një plan të ri, “Strategjinë BE-Ballkani Perëndimor: një perspektivë e besueshme e zgjerimit”, në një përpjekje për të ringjallur shpresat rajonale të ngadalësuara, për një integrim më të afërt në union.

Rajoni i Ballkanit, mund të jetë relativisht i vogël në përmasa gjeografike dhe popullsi, por politika e saj ka pasur një ndikim të gjerë për shekuj me radhë. Rajoni ka qenë fushëbetejë e shumë pushtimeve perandorake dhe kryqëzatave – mes të tjerash – Perandorive Habsburge, Osmane dhe Ruse.

Ndërkohë, vrasja e Arkidukës Franz Ferdinand në Sarajevë më 1914, ishte guri i parë i efektit domino, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore. Kohët e fundit, me konfliktet që shpërthyen me shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, rajoni u bë një nga testet e para të botës së pas Luftës së Ftohtë.

“Rruga e Ballkanit”, ishte e rëndësishme gjatë krizës së emigracionit të vitit 2015. Vendet e Ballkanit ofruan armë të përdorura për sulmet terroriste në Evropën Perëndimore, ndërkohë që artikuj të ndryshëm, raportojnë se këto vende janë të implikuara në krimin e organizuar dhe korrupsionin, së bashku me një trafik droge që synon konsumatorët evropianë.

Me pak fjalë, udhëheqësit e BE-së e injorojnë Ballkanin Perëndimor, duke rrezikuar vendet e tyre. Deri tani vetëm Kroacia dhe Sllovenia janë anëtare të BE-së, dhe shumë vëzhgues shprehin zhgënjim mbi rezultatet e anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë fqinje.

Nga 6 vendet e mbetura, 2 kanë nisur negociatat e pranimit (Serbia dhe Mali i Zi), 2 janë kandidate (Maqedonia dhe Shqipëria), dhe dy kanë aplikuar për statusin e kandidatit (Kosova dhe Bosnja). Të pesta vendet me përjashtim të Kosovës, kanë përfituar nga udhëtimi pa viza në BE.

Megjithatë, të gjitha vendet duhet të kapërcejnë ndërkohë pengesa të mëdha, nëse duan t’i afrohen më shumë anëtarësimit në BE.

Serbia dhe Kosova, kanë ende mosmarrëveshje, që nga pavarësia e kësaj të fundit më 2008-ën. Përparimi i Maqedonisë, është bllokuar nga Greqia për shkak të mosmarrëveshjes 25-vjeçare mbi çështjen e emrit.

Të gjitha këto çështje, kërkojnë negocim thelbësor dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve, nëse  dëshirohet që ato të zgjidhen në një mënyrë të kënaqshme.

Nga ana tjetër, BE-ja është e shpërqendruar nga kriza afatgjatë e Eurozonës, Brexit dhe rritja e populizmit. Të tjerët kanë nxituar të mbushin boshllëkun e krijuar. Rusia e ka rritur praninë e saj në rajon.

Moska u nxit veçanërisht nga pranimi i Malit të Zi në NATO, dhe u përzije në destabilizimin e politikës së brendshme të vendit ballkanik. Kina dhe Turqia, kanë rritur gjithashtu aktivitetet e tyre në rajon, ndërsa të tjerët shqetësohen për joshjen nga ekstremizmi i dhunshëm fetar.

Disa nga 6 vendet e rajonit, kanë përjetuar trazira politike në vitet e fundit. Maqedonia ishte e kapluar deri vonë nga një krizë kushtetuese, një njeri i moderuar politik u vra në Kosovë këtë janar, ndërsa Mali i Zi pretendoi se udhëheqësit e saj qenë objekt i një grushti shteti të mbështetur nga Rusia në tetorin e 2016-ës.

Një numër “burrash të fortë” ballkanikë janë ngjitur në pushtet, sikurse është presidenti serb Aleksandar Vuçiç, teksa mbështetja publike për anëtarësimin në BE ka rënë.

Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, dhe shefja e Politikës së Jashtme, Federica Mogherini, kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm gjatë krizës në Maqedoni.

Madje, kjo e fundit, ka ndërmjetësuar bisedime të shumta midis krerëve të Ballkanit, dhe ka kryer disa vizita në rajon.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor, KE ka nevojë urgjente për ndihmë nga udhëheqësit kombëtarë. Angela Merkel e ka dëshmuar më parë, gjatë një ngërçi të mëhershëm Serbi-Kosovë, se si ndërhyrja e saj mund të sjellë rezultate.

Gjermania ka ndërmarrë edhe nisma të tjera – Procesi i Berlinit 2014, Berlini Plus, një “mini-plan Marshall”– duke kombinuar mbështetjen ekonomike (përfshirë infrastrukturën dhe “ndërlidhshmërinë”), shoqërinë civile dhe mbështetjen diplomatike.

Procesi i Berlinit, ka për qëllim të sigurojë një urë (dhe angazhim të vazhdueshëm) midis raundeve të zgjerimit, dhe pjesëmarrësit e kanë lavdëruar efikasitetin e tij.

Megjithatë, do të kërkohet angazhimi i diplomacisë në një nivel të lartë, për të zgjidhur problemet e shumta dypalëshe. Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë, kanë arritur së fundmi një përparim të dukshëm në negociatat mbi çështjen e emrit.

Atyre duhet t’u jepet mbështetje maksimale nga udhëheqësit e tjerë evropianë, pasi reputacioni i Gjermanisë në Greqi vitet e fundit, është dëmtuar shumë gjatë viteve të masave financiare shtrënguese.

Gjetiu tjetër në Ballkanin Perëndimor, Gjermania mund të shënojë një ndryshim të rëndësishëm. Ministri i ri i jashtëm, ka të ngjarë të jetë një socialdemokrat, historikisht me më shumë simpati ndaj Rusisë, sesa kristiandemokratët.

Kjo ndoshta do të thotë, se fokusi i Berlinit do të jetë në zgjerimin e BE-së dhe jo atë të NATO-s. Edhe politikëbërësit gjermanë, flasin gjithashtu për një strategji për të zgjeruar integrimin rajonal.

Gjermania është një lidere hezituese brenda BE-së. Edhe më shumë në çështjet e jashtme.

Megjithatë, është bërë e qartë se udhëheqësit ballkanikë shohin nga Berlini, në vend të Brukselit apo kryeqyteteve të tjera evropiane. 

Me një koalicion të ri qeveritar në horizont, është e rëndësishme që Gjermania të shpenzojë kapital politik, për të sjellë vendet e mbetura të Ballkanit Perëndimor në orbitën e BE-së.

Alternativa si për BE-në ashtu edhe për rajonin e Ballkanit – mbi një mori çështjesh – nëse anëtarësia shpreson të zbehet më tej, do të jetë shumë më e keqe.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BallkanidrejtluftësMerkelnderhynNëseShkon

TË LIDHURA

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim
Aktualitet

Vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre/ Në 24 orë arrestohen pesë persona të shpallur në kërkim

12:55 | 14/06/2025
Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre
Aktualitet

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

12:50 | 14/06/2025
Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë
Aktualitet

Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

12:47 | 14/06/2025
Next Post
Skenari/Maqedonia drejt ndarjes, 3 shtete shqiptare në Ballkan

Skenari/Maqedonia drejt ndarjes, 3 shtete shqiptare në Ballkan

Dënimi i Skënderbeut/Takaj: Ka prapaskena, UEFA të na trajtojë si evropianë

Dënimi i Skënderbeut/Takaj: Ka prapaskena, UEFA të na trajtojë si evropianë

Rishfaqet Tahiri, feston mes fëmijëve ditëlindjen e djalit; Largon sikletin e hetimeve

Rishfaqet Tahiri, feston mes fëmijëve ditëlindjen e djalit; Largon sikletin e hetimeve

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit
Bota

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

by mirseda
15:50 | 14/06/2025
0

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të shtunën se njerëzit në Teheran do të “paguajnë një...

Napoli nuk ndalet: 50 mln. gati për Lookman, por Atalanta kërkon më shumë…

Napoli nuk ndalet: 50 mln. gati për Lookman, por Atalanta kërkon më shumë…

15:44 | 14/06/2025
Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

Vserlo nuk ka të ndalur, thumbon Gjestin: Mos bli më klikime

15:33 | 14/06/2025
Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash

Panik në Kavajë, zjarr me përmasa të mëdha në një pikë grumbullimi hekurash

14:51 | 14/06/2025
GJKKO lë në fuqi sekuestrot për 3 pasuritë e Arben Ahmetajt

GJKKO lë në fuqi sekuestrot për 3 pasuritë e Arben Ahmetajt

13:49 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com