Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nëpër shtigjet e Ballkanit

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Nëpër shtigjet e Ballkanit

Prej qafës së fundit të malit që përshkuam atë ditë, u shfaq para nesh një luginë me bar në formë amfiteatri e rrethuar nga malet. Alpet shqiptare me kreshtat e tyre dhëmbëzonin horizontin, duke shënuar pjesën e fundit të udhëtimit disaditor përgjatë shtegut alpin prej 1,200 miljesh të Rrugës Dinarike, e cila kalon nëpër tetë shtete në gjysmën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në veri, majat e larta shënonin kufirin me Malin e Zi. Drejt nesh dhe në lindje, një numër i vazhdueshëm kreshtash humbiste në horizont drejt Kosovës.

Në pllajën e luginës poshtë nesh – tufa të shumta delesh kishin pushtuar sipërfaqe katrore sa madhësia e një lagje qyteti dhe lëviznin me një sinkronizim baleti të përsosur gjatë shekujve në këtë cep të Evropës Juglindore. Ndonjëherë vallëzonin me furi si një tufë peshqish, e ndonjëherë me hapin letargjik të ndonjë bande muzikore frymore. Në vend të muzikës, megjithatë, tingujt që bënin jehonë deri në kreshtën tonë ishin një përzierje e blegërimave të tyre dhe zhurmës së këmborëve. Qentë e palodhur e të pa pushuar u vërtiteshin tufave përreth dhe vinin rregull tek anëtarët e bandës që dilnin nga rreshti.

Në distancë, dhe në krye të pllajës, dallohej fshati nomad i barinjve i quajtur Doberdol. Ky ishte destinacioni ynë për mbrëmjen. Grumbulli i këtyre strehëzave të përkohshme të ndërtuara me pllaka guri dhe çati prej kashte ishte i mbushur me familje që sillnin kuaj dhe mbushnin enë me ujë burimi. Tymi filloi të ngrihej prej oxhakëve të tyre, pasi fshatarët kishin ndezur zjarret në sobat me dru, për të përgatitur darkën.

Gjatë këtyre dy muajve të fundit nëpër Rrugën Dinarike, ekipi ynë i udhëtarëve ballkanas herë rritej e herë zvogëlohej në numër, ndërsa ne kalonim kufijtë e mirëprisnim miq të rinj ose u thoshim mirupafshim të tjerëve – e kalonim njëra pas tjetrës zona të tilla si kopje të kopshtit të Edenit.

Ky shteg që përshkon dhe lidh Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë, në fakt, u krijua, midis viteve 2010 – 2015, për vetëm këtë lloj eksplorimi natyror e kulturor. Udhëtimi ofron një rrugë autentike nëpërmjet disa prej vendbanimeve të mbetura të Evropës së Vjetër dhe një korridor nëpër një begatie pasurish kulturore.

Udhëtimi përfshin majat më të larta të rajonit, zhytet në lugina, kalon anash liqenesh e lumenjsh dhe ecën përgjatë rrugëve me kalldrëm të fshatrave të largët. Mund të përshkohet për tre muaj, tri ditë ose tri orë, në varësi të gjatësisë së rrugës që një aventurier ka kohë për të eksploruar. Shtegu gjarpëron dhe shpaloset si një mozaik që bashkon epokat dhe perandoritë me trashëgimet, gastronominë, muzikën dhe traditat e sllavëve të jugut, shqiptarëve, grekëve, ilirëve, romakëve, bizantinëve, osmanëve, venedikasve dhe austro-hungarezëve.

Ekipi ynë i ekspeditës zbriti në kullotë. Ishte e pamundur të mos ndiheshe i emocionuar nga madhështia e peizazhit – madje edhe për alpinistët që punojnë si shoqërues për këto ekskursione Dinarike. Po aq e fuqishme ishte edhe ndjesisë ne ishim tani pjesë e një ndryshimi të madh filozofik në Ballkan, në turizmin aventuror.

“Shikoni vetëm këtë vend – është i pabesueshëm”, tha Thierry Joubert, drejtor i “Green Visions”, një kompani turizmi aventuror me seli në Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë. “Visions Green” është pjesë e një grupi operatorësh në Ballkanin Perëndimor dhe i Aleancës Via Dinarica (Rruga Dinarike), e cila udhëheq udhëtime përgjatë gjithë shtegut. “Ne kemi shansin që të udhëtojmë prapa në kohë e të përjetojmë një komunitet të vjetër baritor”, vazhdoi ai, duke treguar me një nga shkopinjtë e tij të ecjes, teksa ecnim në shtegun e pjerrët e të kushtëzuar nga dalje shkëmbinjsh të vegjël gëlqerorë. “Dhe të mendosh se për shkak të politikës së kaluar, ne nuk do të ishim lejuar të hynim në Shqipëri 25 vjet më parë. Ajo që tregon kjo është se me konceptin e duhur – si një udhëtim ndërkufitar në male – edhe vende me histori të komplikuara mund të ndërtojnë marrëdhënie paqësore. Bukuria dhe natyra janë më të rëndësishme sesa dallimet e vogla”.

E ndërsa kalonim kullotën, barinjtë i thërrisnin qentë për sigurinë tonë. Qentë zhurmuan dhe kërkonin vëmendje prej të zotëve rreth këmbëve të tyre, e ndërsa çdo bari na buzëqeshi dhe na tregoi me dorë drejt vendbanimit. Kur arritëm pranë kasolleve, një shqiptar shtatmadh na doli para dhe na shtrëngoi duart me vetëbesim. Ai na informoi me një anglishte të copëtuar se nuk na prisnin. “Por ju çlodhuni, – tha ai. – Do ta rregullojmë gjithçka”.

Ai u kthye për t’u larguar, duke u bërë thirrje dhe duke u dhënë drejtime fshatarëve të tjerë. Vëllai i tij erdhi me një shishe plastike të ricikluar e të mbushur me raki, një lloj schnapsi i bërë vetë në shtëpi nga erëzat. Një burrë tjetër hyri dhe na ofroi cigare dhe kafe të trasha e të nxehta turke. Një tjetër u dërgua në fushë për të marrë një dele për darkën tonë. Pas nesh një grua mblodhi dy familje dhe i sistemoi te njëra kasolle dhe na përgatiti kasollen tjetër ne, e kështu ne do të kishim një kasolle për të fjetur dhe për të hapur rrobat që të thaheshin. Ajo trembi pulat nga banesa me dysheme prej toke, ndezi furrën dhe na drejtoi drejt saj.

Kur dielli u zhduk prapa majave të malit, ne u ulëm në grupe mbi stola druri rreth një tavoline të mbushur me darkën tonë: mish i pjekur, djathë i freskët, fasule dhe më shumë raki. I pastruam pjatat tona mirë me bukën e bërë aty në fermë. Më pas hapëm hartat mbi sipërfaqen e drunjtë e të sharruar ashpër.

Drodhëm disa cigare, pimë raki dhe studiuam rrugën. Barinjtë dhe udhëtarët folën për motin gjatë ditëve të ardhshme dhe kohën që do të duhej për të arritur në fshatrat e në planin e udhëtimit tonë përtej kufirit në Kosovë. “Vendet ku po shkoni janë të mira. Shumë të mira për ekskursione”, – tha mikpritësi ynë dhe pastaj u ngrit e qëndroi në këmbë duke thënë. “Por këtu është më mirë. Kjo është jetë”./Monitor, Paste Magazine

Tags: Ballkani PerëndimorBosnjë e HercegovinënKroacinëMalin e ZiNëpër shtigjetRrugën DinarikeShqipërinëSlloveninë

TË LIDHURA

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur
Aktualitet

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë
Aktualitet

Braho: Do godasim krimin e organizuar dhe zyrtarët që e ndihmojnë

18:29 | 07/03/2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur
Aktualitet

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur

18:25 | 07/03/2026
Next Post
Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

Turqia, një vit pas përpjekjes për grusht shteti

Samsung prodhon televizorin gjigant, diagonalja e tij është 10.3 m

Samsung prodhon televizorin gjigant, diagonalja e tij është 10.3 m

Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor

Austria dhe Gjermania: BE t’i shtrijë dorën Ballkanit Perëndimor







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com