Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nëntë mënyrat sesi fuqia e mendjes, i lehtëson dhimbjet fizike tek njeriu

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, TT
Nëntë mënyrat sesi fuqia e mendjes, i lehtëson dhimbjet fizike tek njeriu

Është e vërtetë që ilaçet luajnë një rol kryesor në zhdukjen e dhimbjeve në trupin tonë. Por në rastet e dhimbjes kronike, marrja e tyre mund të shoqërohet me efekte anësore serioze. Fatmirësisht, shumë studime kanë treguar se ekzistojnë metoda alternative për të trajtuar dhimbjen, të cilat kanë të bëjnë me përqendrimin dhe fuqinë e mendjes. Ja mënyrat kryesore sesi fuqia e mendjes arrin të lehtësojë dhimbjet:

  1. Të menduarit mbi ushqimin

Të gjithë e dimë se çfarë është ngrënia emocionale, dhe si shijimi i një vakti të mirë mund

të na ngrejë humorin. Por edhe vetëm të menduarit mbi ushqimin që ju pëlqen, mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj.

Një studim i Universitetit të Uiskonsinit, tregoi se kur dikush mendon për ushqimin e tij të preferuar, intensiteti i dhimbjes që ka zvogëlohet. Çokollata ishte fantazia më e zakonshme e ushqimit të preferuar midis pjesëmarrësve në studim.

  1. Frymëmarrja e kontrolluar

Frymëmarrja e thellë diafragmatike, mund të jetë shumë e dobishme pasi stimulon sistemin nervor parasimpatik, që funksionon si qetësues. Efektet e tij në lehtësimin e simptomave mendore si ankthi dhe tensioni janë të njohura prej kohësh. Por teknika e duhur e frymëmarrjes, mund të ketë efekte më të prekshme edhe në shëndetin fizik. Teknika e frymëmarrjes “Lamaze” bazohet në këtë logjikë, dhe u rekomandohet grave shtatzëna për ta bërë lindjen një proces më pak të dhimbshëm.

  1. Shfokusimi i vëmendjes nga dhimbja

Dhimbja është në fakt një mekanizëm mbijetese, i krijuar për të tërhequr vëmendjen tonë tek problemi që e shkakton atë. Por kur dhimbja është kronike, është e domosdoshme të gjesh një mënyrë për ta hequr vëmendjen nga ajo. Kjo gjë mund të arrihet me aktivitete që sjellin gradualisht relaksim, si leximi i një libri apo shikimi i një filmi.

  1. Lutja

Një studim zbuloi se edhe vetëm përsëritja e një tingulli, e një fjale, apo e një lutjeje, qoftë edhe për 30 sekonda, zvogëlonte intensitetin e ndjesive të pakëndshme. Studiuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit në SHBA, sugjerojnë zgjedhjen e një fjale ose fraze neutrale ose të këndshme, e cila u provua më efektive sesa tingujt.

  1. Vizualizimi

Imagjinojeni dhimbjen tuaj si një masë të madhe të kuqe, të cilën ju përpiqeni ta zvogëloni ngadalë ose ta ktheni atë në ngjyrë rozë dhe më të butë. Ju gjithashtu mund të imagjinoni sikur jeni në një vaskë me ujë të vakët dhe me duart që ju pluskojnë mbi ujë. Imagjinoni se çfarë po ndodh në çdo pjesë të trupit tuaj. Nëse në fillim e keni të vështirë, duhet të bëni disa ushtrime vizualizimi, për të përmirësuar aftësinë tuaj për t’i vizualizuar gjërat.

  1. Pikat e presionit

Shtypni butësisht me dorën zonat që ju dhembin, sidomos kur është një dhimbje koke apo dhimbje muskulore. Presioni dërgon mesazhe në tru, që e neutralizojnë dhimbjen ose zvogëlojnë tensionin e muskujve në një mënyrë të tillë që e zhdukin shkakun e dhimbjes. Sidoqoftë, nëse masazhi e bën dhimbjen edhe më të fortë, zgjidhni ndonjë teknikë tjetër të lehtësimit të dhimbjes.

  1. Muzika

Muzika ndikon në shumë mënyra në trurin e njeriut. Disa nga efektet më të dukshme të muzikës përfshijnë relaksimin, lehtësimin e ankthit, dhe shtimin e funksionimit të trurit. Kërkimet me pacientët që vuajnë nga artriti, treguan se ata që dëgjonin muzikë për 1 orë në javë i kishin më të ulëta nivelet e dhimbjes dhe shqetësimit.

  1. Kreativiteti

Terapia ekspresive po fiton gjithnjë e më shumë terren si një mjet për lehtësimin e simptomave të sëmundjes mendore, por edhe për luftimin e dhimbjeve fizike. Studimet kanë treguar se 1 orë art terapeutik, i zvogëlon simptomat mendore dhe fizike tek pacientët me AIDS dhe kancer.

  1. E qeshura

Një studim i Universitetit të Kalifornisë,tregoi se fëmijët dhe të rriturit që shihnin video qesharake, teksa duart e tyre ishin të zhytura në ujë me akull, kishin një rezistencë më të madhe ndaj ndjesive të pakëndshme.

Pra siç mund ta shihni, fuqia e mendjes mund të bëjë shumë gjëra të mëdha për trupin tuaj. Por vlen edhe efekti i kundërt gjithashtu. Mendimet dhe emocionet negative mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj fizik. Prandaj, përdoreni me zgjuarsi fuqinë e mendjes tuaj!

Burimi i lajmit: https://www.learning-mind.com/can-the-power-of-mind-be-stronger-than-the-pain/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

Tags: dhimbjemendje

TË LIDHURA

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg
Bota

Plani i Trump për Ukrainën/ BE rishikon qasjen ndaj konfliktit, raporton Bloomberg

19:52 | 22/11/2025
Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani
Bota

Thellohen tensionet Kinë-Japoni: Ndërhyjmë ushtarakisht nëse sulmohet Tajvani

19:05 | 22/11/2025
Next Post
Kosova: Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin

Kosova: Armatosja e Serbisë nga Rusia, kërcënim për rajonin

Terroristi, heroina dhe viktima/ Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

Terroristi, heroina dhe viktima/ Tre shqiptarët e përfshirë në sulmin në Vjenë

“Fajin nuk e ka Kokëdhima, por mungesa e shtetit”, Ralf Gjoni tregon kur u kërcënua me plumb në kokë

Deputeti Gjoni: Më mirë Biden, Trump qeveris me batuta si Edi Rama







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com