Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Nënkryetari i AAK: Koalicioni PAN i ka siguruar votat për qeverinë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Nënkryetari i AAK: Koalicioni PAN i ka siguruar votat për qeverinë

I përzgjedhuri  për kryeministër nga koalicioni i 12 subjekteve politike, të cilave u prijnë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, tashmë ka siguruar numrin e nevojshëm të deputetëve, të cilët do ta votojnë krijimin e qeverisë së re të drejtuar nga ai, thonë përfaqësuesit e koalicionit PAN.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Haradinaj nuk iu ka bishtnuar marrëveshjeve me subjektet tjera politike për krijimin e një koalicioni qeverisës, duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit që i prin Lidhja Demokratike e Kosovës, por, sipas tij, nuk ka arritur marrëveshje me to.

Lekaj: Deri më tash, fatkeqësisht, ata që çdo herë janë thirrur që janë për të forcuar shtetin, se janë për të mirën e shtetit dhe të qytetarëve, e kanë bojkotuar në njëfarë forme PAN-in. Në këtë drejtim, nuk i ka mbetur tjetër zoti Haradinaj, përveç që marrëveshjeve me deputetë që janë autonom dhe që mendojnë ndryshe dhe për të mirën e vendit. Në bazë të asaj që unë jam i njoftuar nga zoti Haradinaj, numrat janë të sigurt dhe qeveria do të formohet në ditët në vijim.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thekson që nisur nga kundërshtimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që t’i bashkëngjiten Haradinajt dhe koalicionit PAN për krijimin e qeverisë së re, e bëjnë të komplikuar procesin e krijimit të një qeverie me një bazë të gjerë të spektrit politik.

Kryeziu: Ai (Haradinaj) po e konfirmon, në përditshmëri, në publik se i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e institucioneve, por është duke tentuar që ta garantojë një formim të qeverisë, me një bazë më të gjerë të spektrit politik, e që normalisht është proces i komplikuar.

Në anën tjetër, lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të mjerë qeverinë “e cila mbetet peng i dy, tre apo katër deputetëve ose peng i 10 deputetëve të Listës Serbe”.

“Ne jemi në gjendje që të bisedojmë me AAK-në, por kur ata të mos jenë në koalicion me PDK-në”, ka thënë Mustafa. 

Por, Lekaj ka hedhur poshtë mundësinë që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është zoti Haradinaj, të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton REL.

Lekaj: Aleanca ka treguar gatishmëri që të komunikojë dhe bashkëpunojë edhe me subjektet tjera, por në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqet nga koalicioni parazgjedhor – në këtë rast nga PDK dhe Nisma – për t’iu ofruar dikujt tjetër, sepse atëherë është joserioze dhe ne do të dilnim jashtë kornizave të marrëveshjes. Zoti Haradinaj çmohet në Kosovë për fjalën e mbajtur për premtimet që i jep. Prandaj, në këtë drejtim, as që është diskutuar dhe as që do të diskutohet që ne të largohemi nga PAN-i.

I përzgjedhuri për kryeministër nga koalicioni PAN, Haradinaj, ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme pritet që të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe se brenda pak ditësh më pas të formohet edhe qeveria e re e Kosovës.

Tags: AAKKoalicioni PANnënkryetariqeverivotat

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Lulzim Basha i refuzon kushtet, shpërthen Patozi: Zgjodhi farsën, jo garën

Patozi, Bashës: Të ka ardhur goja, por asgjë nuk do të jetë më si më parë

Mbrojtja e Mjedisit/ Gjashtë të rinj prodhojnë makinën e parë elektrike në Kosovë

Mbrojtja e Mjedisit/ Gjashtë të rinj prodhojnë makinën e parë elektrike në Kosovë

Kinë, lirohet nga burgu disidentin Xu Zhiyong

Kinë, lirohet nga burgu disidentin Xu Zhiyong







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh
Showbizz

Zarfi i zi në shtëpi, Rogerti merr dënimin nga Vëllai i Madh

by mirseda
21:50 | 27/01/2026
0

Pas një sërë debatesh të ashpra në shtëpinë e “Big Brother VIP”, të shoqëruara me gjuhë fyese,...

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

“Kush të ka traumatizuar, mami apo babi?”/ Komentet e Rogertit, Mali shpërthen në lot

21:28 | 27/01/2026
Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

Leonora bën dedikimin rrëqethës në ditëlindjen e babait të saj të ndjerë

21:05 | 27/01/2026
Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat

20:43 | 27/01/2026
Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

Drejtuesi i burgut takon kryeinfermierin para arratisjes së Altin Ndocit

20:16 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com