Ndërsa të gjithë rrjetet sociale përdorin mesazhe që përdoruesit mund të shkëmbejnë më njerit tjetrin, këtë ka vendosur që ta aolikoje dhe “Twitter” i cili ka ndërmarrë një plan masash për të bërë më efikas mesazhet private ndërmjet përdoruesve të saj, por në një mënyre pak më ndryshe se të tjerët.
Sipas Jane Manchun Wong, student i shkencave kompjuterike, kompania është duke testuar kriptimin në mesazhet direkte.
Opsioni mund të quhet ‘bashkëbisedim sekret’ dhe eksperimenti po bëhet mbi versionin app të androideve.
Kriptimi ‘end-to-end’ është një mundësi që mesazhet të jenë të lexueshme vetëm nëpërmjet përdorueseve dhe jo nga kompania Twitter, që zotëron plataformën, ose nga persona që mundohen të lexojnë mesazhet.