Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Në Tiranë mungon Rubikoni, por Berisha kapërceu Lanën dhe vrau Brutin e tij

4 vjet ago
in Të Gjitha
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

Jul Çezari kaloi Rubikonin, lumin e ndaluar të veriut të Perëndorisë Romake dhe ky ishte akti i kalimit në pikën e moskthimit. Çezari, në krye të legjioneve të tij dhe me forcën e shpatës, morri Romën dhe u shndërrua në Perandorin e saj.

Sali Berisha kapërceu Lanën dhe hyri në oborrin e selisë së PD-së diku nga ora 14.00. Në krye të një grushti besnikësh, ai pushtoi oborrin e selisë dhe pa gjetur rezistëncë, hyri në një nga sallat e katit të dytë, në një akt ende në tentativë për t’u ribërë kryetar i partisë, të cilës i ka diktuar vullnetin e tij. As mbrojtësit e Republikës në Romë rreth 2070 vjet më parë dhe as policia e shtetit sot në Tiranë, nuk ishin në gjendje të ndalonin qoftë njërin, qoftë tjetrin. Berisha nuk është Çezari, por i ka bindur të gjithë se Basha ka qenë Bruti i tij i pabesë. Tirana është shumë larg të qenit Romë dhe Lana është një lumë shumë modest në krahasim me Rubikonin e famshëm, por tashmë zarat janë hedhur dhe pushteti i forcës është kudo njëlloj: ashtu si në bixhoz, shtëpia fiton gjithmonë.

Pjesa tjetër, e pandodhur më parë, është histori. Një grua e vetme duartrokiste për Lulzim Bashën përballë një legjioni burrash që brohorisnin emrin e Sali Berishës. Një grua e vetme dhe dobësia e saj njerëzore u bë për minuta të tëra barrikadë përballë forcës së shumë burrave, të armatosur me inat, por në fund edhe ajo u thye. Dy palët në “betejë” ishin pak a shumë në shifra, si raporti brenda PD-së, me ata që mbështesin kryetarin me vulë dhe zyrë dhe mtonjësit me revansh të projektkryetarit të ri të saj.

Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë qenë kurrë më afër njëri-tjetrit fizikisht sesa të hënën në drekë, kur distanca politike mes tyre, që prej shtatorit, është e pafundme. Eshtë e dukshme që çdo shans për bashkëjetesë dhe bashkëpushtet partiak, është në kufinjtë e të pamundurës. Dyshja që ndau të njëjtin fat që prej më shumë se 17 vjetësh, tashmë i kanë fatet e ndara.

Ishte e paralajmëruar në media që do të ndodhte pikërisht kështu: mbas Kuvendit të tij, Berisha do të hynte në selinë e PD-së. Kjo hyrje do të ishte e vetmja mënyrë për të larguar me forcën e maskuar me paqe, gjithë pjesën legale të drejtimit të PD-së. Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur kalvarin e proceseve gjyqësore nga të cilat as Basha nuk mund të fitonte dhe as Berisha nuk mund të priste ta humbte.

Gjithë situata është inkandeshente dhe mjafton një shkëndijë që ky zhvillim i paralajmëruar mund të sjellë rezultate të paparashikuara. Një grua e vetme dhe kurajoja e saj është totalisht e pamjaftueshme për të penguar yryshin e një turme që siç ndodh shpesh me turmat, brohoret për humbjet që i duken fitore dhe që pret degën ku është ulur për të ndezur zjarr për t’u ngrohur. Instikti i turmës fiton gjithmonë edhe kur është i gabuar. Ashtu siç do të ndodhë me të gjitha gjasat edhe të shtunën në 18 e Kuvendit të Bashës, kur “gratë” e Bashës, nuk do të mundin të hyjnë në Pallatin e Kongreseve, ku do të bëhen gardh “burrat” e Berishës”. Gjithmonë nëse Basha arrin deri në datën 18.

Berisha e kapërceu Lanën si Çezari Rubikonin dhe fitoi duke humbur. Njëlloj siç po humb PD-ja nëse ajo fiton ofertën e vjetër për lider të ri. Një Çezar që e vrau përfundimisht Brutin e tij.

Tags: Berishalorenc vangjeli

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

Pandemia po ndikon në rritjen e të papunëve afatgjatë

“Ylberi po fle gjumë”/Si tentoi ta fshihte vrasj*n bashkëshortja

Ekzekutohet 29-vjeçari në Tiranë, konflikti ndodhi në një market

Temperatura në -7 gradë celcius, si ndryshon moti për sot

Temperatura në -7 gradë celcius, si ndryshon moti për sot

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

by mirseda
22:21 | 28/06/2025
0

Gjatë verës, zgjidhni ushqime të lehta për t’u tretur, me pak kalori dhe të freskëta. Shmangni sasitë...

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

Si po ndikon ChatGPT? Përdoruesit priren të jenë më të vetmuar

22:09 | 28/06/2025
Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

Bolton: Vendimi për Berishën s’ishte i duhuri, duhet rishikuar

22:07 | 28/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

Kontinenti europian përballet me vapë përvëluese, temperaturat shkojnë deri në 42°C

21:49 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com