Shqiptarët anë e mbanë botës kanë festuar “Ditën e Flamurit”.
Patriotë nga anë e mbanë botës kanë mbushur rrjetet sociale me foto ku kanë shfaqur simbolet kombëtare.
Por një foto mjaft speciale këtë herë vjen nga Jordania.
Pjesëtarë nga Policia e Kosovës, të cilët ndodhen atje kanë shkrepur një foto duke bërë shqiponjën me duar, sipas Indeksonline.
Deri këtu gjithçka është normale.
Por ajo që ka tërhequr vëmendje është fakti se këtë gjë ata e bëjnë në sy të policëve grekë.
Fotoja po bëhet virale në rrjetet sociale.