Rama ka cituar aktorin e njohur, Kastriot Çaushin, lidhur me debatin për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një godine të re. Rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, mbështet shembjen e godinës ekzistuese, dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar. Aktori i mirënjohur ka shprehur shqetësimin më herët se teatri aktual është i amortizuar, e nëse ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet.
Statusi
Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar
KASTRIOT ÇAUSHI:
Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet.