Një 30-vjeçar është arrestuar në kushtet e flagrancës nga policia në Tiranë.
Uniformat blu të kryqytetit konstatuan në lagjen ‘’Ali Demi’’, një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe pas kontrollit u gjetën 2 armë zjarri pistoletë, një sasi municioni luftarak, kokainë dhe një dorezë.
”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, gjatë patrullimit në lagjen “Ali Demi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë konstatuar një mjet me drejtues shtetasin E.T., dhe gjatë kontrollit për sende të kundraligjshme, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale në çantën e tij të dorës 2 armë zjarri pistoletë të cilat janë dërguar për ekspertim për gjendjen e tyre teknike, një sasi municioni luftarak, një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, dhe një armë të ftohtë (dorezë)’’, informon policia.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ” “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Armëmbajtja pa leje”.