Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Në katër vitet e fundit, janë mbyllur 7.300 biznese me 1-4 të punësuar

5 vjet ago
in Ekonomi, Të Gjitha
Në katër vitet e fundit, janë mbyllur 7.300 biznese me 1-4 të punësuar

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku konsumi po tkurret.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar ka ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2016. Në fund të 2019-s, në vend kishte 89.3 mijë biznese të vogla, nga gati 97 mijë që u shënua niveli rekord në 2016-n, me një rënie prej 7.5%, ose rreth 7300 subjekte më pak.

Në të kundërt, bizneset më të mëdha duket se po shkojnë drejt konsolidimit dhe rritjes. Numri i subjekteve me 5-9 të punësuar është rritur me gati 18% në periudhën 2016-2019, duke arritur në 7,472.

Më e fortë ka qenë rritja e sipërmarrjeve që kanë nga 10 deri në 49 të punësuar, që në katër vitet e fundit janë shtuar me 32%, duke arritur në 5,836.

Ndonëse në rritje, vendi ka shumë pak sipërmarrje të mëdha, që kanë mbi 50 punonjës. Numri i tyre është 1,429 në fund të 2019-s, me një zgjerim prej gati 25% në katër vitet e fundit.

Në total, numri i subjekteve në vend në 2019-n ishte 4% më i ulët se në 2016-n (rreth 4,400 sipërmarrje më pak), që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e mbylljes së të vegjëlve.

Pavarësisht rritjes së të mëdhenjve, subjektet e vogla me deri në 4 të punësuar janë mbizotëruese, duke përbërë 86% të ndërmarrjeve në vend. Ato janë të rëndësishme sidomos sa i përket punësimit, ku pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s kishte 147 mijë të punësuar në këto ndërmarrje, ose gati 28% e punësimit në privat në total.

Subjektet me 5-9 të punësuar përbënin 7.2% të numrit të ndërmarrjeve në vend. Në to janë të punësuar 48 mijë punonjës, ose 9.1% e totalit.

Më e rëndësishme është pesha në punësim i sipërmarrjeve me 10-49 të punësuar, që kanë në listë pagesa rreth 115 mijë punonjës (gati 22% e totalit).

Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 1.4% të totalit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në vend, ndonëse këto të fundit janë të rëndësishme sa i përket qarkullimit vjetor dhe punësimit, me 220.5 të punësuar në vend, duke qenë më të rëndësishmit në vend në listëpagesat e subjekteve private.

Sipas INSTAT, gjatë 2019, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesorë në ekonomi dhe realizuan 46,8% të shitjeve neto, 41,6% të të punësuarve gjithsej dhe 56,3% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./Monitor/

Tags: biznesi i vogelekonomifalimentimmnyllje

TË LIDHURA

Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur
Ekonomi

Tregu i kriptomonedhave në krizë, bie Bitcoin, 1 trilion dollarë të humbur

09:52 | 20/11/2025
Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë
Ekonomi

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

10:14 | 15/11/2025
Malaj: Ekonomia shqiptare është zgjeruar me 3.6% në 6-mujorin e parë të 2025-ës
Ekonomi

Pse bonus dhe jo rritje direkte për pensionistët? Ja i përgjigjet ministri Malaj

12:55 | 14/11/2025
Next Post
”Mund të ruhet në temperatura -2 gradë”/ AstraZeneca: Ja sa kushton vaksina

AstraZeneca, tjetër provë për efikasitetin e vaksinës anti-covid

Cakaj jep lajmin e mirë për Shqipërinë

Ministrja serbe nuk pranon shpalljen e Cakajt “Qytetar Nderi” në Bujanoc

KLGJ thirrje gjyqtarëve që kaluan vettingun: Kandidoni për vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese

Nuk plotësonin kushtet për Kushtetuesen, KED skualifikon 3 kandidatë/ Emrat







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

Kamëz: Sekuestrohen 2.2 kg kokainë, arrestohen dy kushërinj

18:04 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev
Bota

Plani i paqes gati? Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë zbarkojnë në Kiev

by mirseda
15:06 | 20/11/2025
0

Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Ukrainë për të “diskutuar përpjekjet për t’i dhënë fund...

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

IGJEO: Priten reshje intensive në Vlorë dhe Gjirokastër

15:04 | 20/11/2025
“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

“Nuk doja Italinë dhe Uellsin, ndaj qesha”, Duka për shortin: Polonia ekip i fortë,

15:01 | 20/11/2025
Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

Shtypi polak, pas shortit, i kënaqur: “Nuk mund të kishte qenë më mirë!”…

14:48 | 20/11/2025
Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni  kthehet në Londër

Alarm në fluturimin Londër–Tiranë: 5 pasagjerë bien pa ndjenja, avioni kthehet në Londër

14:44 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com