Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Në garë për të tërhequr audiencën/ Njihuni me programet më të shtrenjta televizive

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Në garë për të tërhequr audiencën/ Njihuni me programet më të shtrenjta televizive

E gjithë gara e ashpër për të tërhequr audiencën dhe ajo që është më e vështirë për ta mbajtur atë të mbërthyer pa ndërruar kanalin, në fund të fundit ka një qëllim: të tërheqë sa më shumë reklamues. Kjo po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, teksa emisionet po shtohen, duke shpërqendruar audiencën, ndërsa reklamuesit sa vijnë e po ulin buxhetet.

Kjo vështirëson dhe rritjen e çmimeve, që prej disa vitesh nuk po shënojnë ndryshime të dukshme, ndonëse televizionet kanë nevojë për më shumë para përballë shtimit të investimeve e programeve. Programi më i shtrenjtë për të reklamuar është shfaqja e humorit “Portokalli”, që transmetohet në Top Channel dhe për vite me radhë mbërthen pjesën më të madhe të audiencës së të dielës. Një sekondë transmetim kushton 8400 lekë, ose rreth 66 euro (tarifa e sezonit të kaluar, sepse këtë vit nuk janë bërë ende publike tarifat e reja). Tarifa të ngjashme kishte vendosur Vizion Plus për shoë-n televiziv “Dancing with the Stars” për sezonin e kaluar (7,700 lekë), ndërsa në ofertat zyrtare të këtij sezoni, mungon programi i vallëzimit, ndërsa pritet të fillojë një tjetër shoë televiziv të premten.

Politika, shtrenjtohet “Opinion”

E enjtja është jo vetëm dita e betejës së fortë politike në prime- time, – ku mbizotëron debati, ritmi dhe ndonjëherë dhe “sherret”, – por edhe e tërheqjes së sponsorëve dhe reklamuesve. Emisioni politik më i shtrenjtë është “Opinion” i Blendi Fevziut në Tv Klan, ku një sekondë kushton 50 euro (rreth 6,300 lekë me kursin aktual), ditën e enjte. Për transmetimet nga e hëna në të mërkurën tarifat e reklamës janë rritur ndjeshëm, me 74% në 40 euro për sekondë.

Në emisionin e Vizion Plus, “Top Story”, nga Sokol Balla, që konkurron në të njëjtin orar të enjten, një sekondë reklamë kushton, sipas tarifave zyrtare 6 mijë lekë. E njëjta tarifë është edhe të hënën në orën 21:00.
Më i lirë të enjten ka qenë programi politik i Top Channel. Në sezonin e kaluar, si tek “Top Story” ashtu dhe tek të “Pa Ekspozuarit”, një sekondë reklamë kushtonte 2,700 lekë.

Lajmet

Nga printi, tek online e deri në televizion, gara për lajmin e fundit është gjithnjë e ashpër. Media mbetet sipas një anketimi të INSTAT, burimi kryesor i të mësuarit informal për shqiptarët, ku televizioni luan rolin kryesor. Në Klan TV, tarifa arrin në 22 euro (rreth 2,800 lekë), e pandryshuar në krahasim me sezonin e kaluar, duke u renditur si më i shtrenjti. Top Channel sezonin e kaluar kishte çmime prej 2,400 lek ëpër një sekondë, përpara transmetimit të lajmeve kryesore të orës 19.30. Pak më lirë është reklama në Vizion Plus, në 2,000 lekë për sekondë. Ky televizion i fillon lajmet gjysëm ore më parë se dy rivalët e tij.

Argëtimi

TV Klan ka shtuar programet me tematikë argëtimi, duke unifikuar çmimet në 40 euro për sekondë (rreth 5,100 lekë). Për “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit dhe “Dance ëith Me”, të drejtuar nga Alketa Vejsiu, tarifat janë ulur nga 50 në 40 euro. Po 40 euro kushton një sekondë reklamë edhe për emisionet e reja “Duplex” dhe “Familja”. Përgjysmim të tarifave ka emisioni “Xing me Ermalin”, nga 50 në 25 euro për sekondë. E diela pasdite është e Ardit Gjebresë, me “E diela Shqiptare”, ku një sekondë reklamë varion nga 35-40 euro, e pandryshuar nga një vit më parë.

Në Vizion Plus, një sekondë në emisionin humoristik të së shtunës në “Al Pazar”, drejtuar nga Agron Llakaj, kushton 6,600 lekë, duke qenë më i shtrenjti në këtë televizion. Teksa pritet të fillojë “Big Brother celebrity”, Top Channel në sezonet e kaluara të “Big Brother”, kishte tarifa prej 8,400 lekë për sekondë, njësoj me Portokalli.

Serialet

Telenovelat turke janë bërë magnet për audiencën shqiptare dhe po transmetohen nga TV Klan dhe Vizion Plus edhe në oraret e mbrëmjes.
Në TV Klan, më i shtrenjti është “Sulltanesha Kosem”, me 33 euro/sekondë (rreth 4,200 lekë), e ndjekur nga “Dashuri bardh e zi”, me 13 euro. Në telenovelën indiane “Bixhoz në dashuri”, një sekondë reklamë kushton 10 euro. Në Vizion Plus, serialet turke kushtojnë midis 1,400 dhe 2,200 lekë për sekondë.

Mëngjesi më i lirë

Më të lirat janë oraret e mëngjesit, teksa njerëzit nxitojnë për në punë dhe audienca është e shpërqendruar. Në “Aldo Morning Shoë” në TV Klan, një sekondë kushton 7 euro. Në Vizion Plus, në “7 pa 5”, reklama kushton 600 lekë për një sekondë. Në Ëake Up në Top Channel gjatë sezonit të kaluar reklama kushtonte 420 lekë për sekondë dhe “Në shtëpinë tonë” 320 lekë. Tarifat e sipër përmenduara janë sipas ofertave zyrtare, teksa është në politikën e televizioneve që të bëjë zbritje të ndryshme. (Burimi:Monitor)

 

Tags: garakonkurenceshpenzimetTelevizionet

TË LIDHURA

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”
Aktualitet

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025
“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”
Aktualitet

“Lala: Kriminel i kërkuar nga SPAK pas ndërtimeve në Theth”

19:46 | 07/07/2025
Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak
Aktualitet

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

18:19 | 07/07/2025
Next Post
Surprizon deputeti demokrat: Do martohesha me Jozefina Topallin

Surprizon deputeti demokrat: Do martohesha me Jozefina Topallin

Keni bërë plane për sot? Zbuloni më parë si do të jetë moti

Keni bërë plane për sot? Zbuloni më parë si do të jetë moti

Flamur Noka shpërthen ndaj Ramës: O horr, ti duhet të ikësh sa më parë!

Flamur Noka shpërthen ndaj Ramës: O horr, ti duhet të ikësh sa më parë!

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025




TË FUNDIT

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve
Kuriozitete

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

by mirseda
21:49 | 07/07/2025
0

Rritja e flokut nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë e duam atë. Shpesh...

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
“Livia shpërthen: Nuk kam prishur asnjë çift!”

“Livia shpërthen: Nuk kam prishur asnjë çift!”

21:14 | 07/07/2025
“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

“Strazimiri: Rama shkarkon me një të rënë të lapsit”

20:58 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com