Një valë protestash masive, diku edhe të dhunshme kanë shpërthyer në Francë. Për pasojë një grua ka ndërruar jetë nga tubimet masive. Ajo që ndodhi atje, është e ngjashme me situatën që ka mbërthyer Tiranën. Një numër banorësh kanë dalë në protestën në zonën e ashtuquajtur të “Astirit”.
Në Francë u protesta kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Ndërsa në Tiranë po protestohet kundër prishjes së një numri ndërtimesh, banesa e biznese, pasi do nis ndërtimi i Unazës së madhe.
Ajo që i bën të ngjashme dy protestat ka qenë djegia e gomave. Nga ana tjetër shteti nuk është tërhequr, ku edhe në Tiranë Veliaj duket i vendosur.
Kështu, kryeministri francez Edouard Philippe tha se një rritje e akcizës së karburantit mbetet në fuqi. Këtë, ai e shoqëroi me shprehjen: “Ju nuk mund të ndryshoni drejtimin nga fryn era”. Philippe e bëri këtë deklaratë në një intervistë me stacionin televiziv Frans-2.
Gati 300,000 njerëz që paralizuan trafikun protestuan në të gjithë Francën gjatë fundjavës.
Të dielën, sipas informacionit të fundit nga ministri i Brendshëm Christophe Castaner, 409 persona u plagosën.
Ai i tha për radios RTL se 14 vetë morën lëndime serioze, si dhe se 14 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë u plagosën gjithashtu, njoftoi AP.
Ministria e Brendshme njoftoi se 287,710 njerëz morën pjesë në 2,034 vende në protestat e së shtunës dhe se 3,500 demonstrues ishin aktivë gjatë gjithë natës.
Deklarata tha se nga 282 të arrestuarit, 73 u arrestuan gjatë natës dhe 157 u arrestuan në polici.
Qeveria franceze ka thënë se nuk do të ndryshojë politikat e saj fiskale dhe mjedisore, pavarësisht nga mobilizimi i protestuesve të “jelekëve të verdhë”.