Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Në Evropë shënohet tetori më i nxehtë

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Në Evropë shënohet tetori më i nxehtë

Këtë vit, muaji tetor në Evropë theu rekord për temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë, duke arritur pothuajse dy gradë Celsius mbi periudhën krahasuese 1991-2020. Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Kopernik për Ndryshime Klimatike (C3S) i Bashkimit Evropian.

Monitoruesi i klimës, C3S, tha se kjo valë e nxehtësisë “solli temperatura rekorde në baza ditore në Evropën perëndimore dhe një tetor që theu rekord për nxehtësi në Austri, Zvicër dhe Francë”. Rekorde u thyen edhe në shumë pjesë të Italisë dhe Spanjës për muajin e kaluar.

“Kanadaja përjetoi nxehtësi rekorde dhe kushte shumë më të ngrohta se zakonisht u regjistruan edhe në Grenlandë dhe Siberi”, thanë nga C3S.

Ata theksuan se temperatura më të ftohta se zakonisht u regjistruan në Australi, në pjesët më lindore në Rusi dhe në disa zona në perëndim në Antarktikut.

Ky lajm vjen përderisa liderë botërorë janë grumbulluar në Egjipt për të diskutuar për klimën, të përballur me thirrje për t’i ulur urgjentisht emetimet e karbonit në mënyrë që të shmangen fatkeqësitë e mëtejshme klimatike.

“Pasojat e rënda të ndryshimit klimatik janë shumë të dukshme sot dhe neve na duhen veprime ambicioze klimatike në COP27 për t’u siguruar që reduktimi i emetimeve do t’i stabilizojë temperaturat afër cakut të vendosur nga Marrëveshja e Parisit prej 1.5 gradëve”, tha zëvendësdrejtoresha e C3S, Samantha Burgess, duke iu referuar bisedimeve aktuale për klimën që po zhvillohen në Egjipt, në kuadër të OKB-së.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, paralajmëroi se vendet duhet të bashkëpunojnë ose do të përballen me “vetëvrasje kolektive” në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Njerëzimi ka një zgjedhje: bashkëpunim ose zhdukje”, tha Guterres në Samitin COP27 të OKB-së.

Nga C3S gjithashtu thanë të martën se tetori i këtij viti solli kushte më të thata se zakonisht në Evropën jugore dhe në Kaukaz.

“Ishte gjithashtu më thatë se zakonisht në pjesën më të madhe të Amerikës Veriore qendrore, në Bririn e Afrikës, në pjesë të mëdha të Rusisë, në Azinë qendrore dhe Kinë, dhe në disa rajone të Amerikës jugore”, thuhet në raportin e publikuar.

Ndërkohë, në disa pjesë të Gadishullit Iberik, Francës dhe Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, Skandinavisë Veriperëndimore, një pjese të madhe të Evropës lindore dhe Turqisë qendrore, moti ishte “më i lagësht se mesatarja”.

Jashtë Evropës, kushte të tilla klimatike u regjistruan edhe në disa pjesë të Amerikës Veriore, Azisë qendrore dhe jugore. Ndërsa, në Australi, reshjet e mëdha të shiut shkaktuan edhe vërshime në disa zona.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) e OKB-së tha të dielën se, nëse parashikimet për këtë vit rezultojnë të jenë të sakta, tetë vjetë e ardhshëm do të jenë secili më i nxehtë se ai paraprak dhe më të nxehtë se para 2015-tës, përderisa theksoi një ngritje dramatike në ritmin e ngrohjes globale.

WMO shtoi se ngritja e nivelit të detit, shkrirja e akullnajave, reshjet tokësore dhe valët e nxehtësisë janë përshpejtuar shkaku i ngrohjes globale.

Toka është ngrohur më shumë se 1.1 gradë Celsius që nga fundi i shekullit të 19-të. Por, rreth gjysma e kësaj ngritjeje ka ndodhur gjatë 30 vjetëve të fundit.

Sipas parashikimeve, ky vit do të jetë i pesti ose i gjashti më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë, përkundër ndikimit që ka pasur fenomeni La Nina që nga viti 2020 – fenomen periodik dhe natyror në Paqësor që ftoh atmosferën. /evropaelire

Tags: evropemuaj i nxehteTetori

TË LIDHURA

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave
Bota

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

18:18 | 10/04/2026
“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin
Bota

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

18:00 | 10/04/2026
Trump në mbështetje të aleatit të tij para zgjedhjeve: Hungarezë, shkoni votoni për Viktor Orban!
Bota

Trump në mbështetje të aleatit të tij para zgjedhjeve: Hungarezë, shkoni votoni për Viktor Orban!

16:56 | 10/04/2026
Next Post
La mandatin e deputetes, ja çfarë parashikon astrologu për të ardhmen e Grida Dumës (VIDEO)

La mandatin e deputetes, ja çfarë parashikon astrologu për të ardhmen e Grida Dumës (VIDEO)

A do të bëhet Ori Nebijaj deputete? Çfarë thotë astrologu

A do të bëhet Ori Nebijaj deputete? Çfarë thotë astrologu

Kush e zëvendëson Dumën e Rushajn nëse Nebijaj e Doda nuk pranojnë mandatin? Flet avokati

Kush e zëvendëson Dumën e Rushajn nëse Nebijaj e Doda nuk pranojnë mandatin? Flet avokati







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri
Aktualitet

Eric Adams merr pasaportën shqiptare pas vizitës në Shqipëri

by mirseda
18:23 | 10/04/2026
0

Eric Adams, ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut është pajisur me pasaportë shqiptare. Vendimi për t’i dhënë...

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

18:20 | 10/04/2026
Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

Iran shton kushtet për SHBA: Armëpushim në Liban para negociatave

18:18 | 10/04/2026
“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

18:00 | 10/04/2026
Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

17:46 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com