Mbrëmja e djeshme ka kaluar nën efektin e magjisë dhe spektaklit që dhuroi grupi legjendar i muzikës “Elita 5” në hapësirën e Amfiteatrit të Tiranës. Mijëra njerëz të mbledhur aty, për të shijuar nga afër, hitet e jashtëzakonshme dhe performancën e grupit të njohur, bën që kryeqyteti të ndizej nga ritmi dhe muzika e tyre.
Dhe natyrisht, nuk mund t’i mungonte një eventi të tillë, kryebashkiaku i Tiranës! Erion Veliaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa ishin në radhët e spektaktorëve për të ndjekur nga afër këtë koncert të “Elita 5”, shkruan revista Class.
Ajola, edhe pse në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, vetëm pak kohë përpara se të ketë në krahë djalin e saj, nuk ia kurseu vetes emocionin përballë grupit legjendar të muzikës shqiptare dhe u shfaq në super formë përkrahë bashkëshortit të saj.
Dhe duket kaq bukur apo jo?!