Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Në Bruksel fillon “faza e re” e dialogut

7 vjet ago
in Të Gjitha
Në Bruksel fillon “faza e re” e dialogut

Në Bruksel ka vazhduar dialogu teknik, më shumë se një muaj për ndërprerjes për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Temat nuk janë fare të lehta.

Kur Edita Tahiri, Borisllav Stefanoviq dhe Robert Kuper u takuan për herë të parë 8 mars 2011, në godinën e Këshillit të Evropës u mblodhën shumë media nga mbarë Evropa, duke raportuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si një ngjarje shumë të rëndësishme, madje dhe historike. Ideja e BE ishte që të ndërtojë raporte të reja mes shqiptarëve dhe serbëve, pas shumë vite dhe dekada konfliktesh dhe tendosjesh. Por me kalimin e kohës, për këtë dialog interesohen vetëm disa gazetarë nga Kosova dhe Serbia, të cilët ndonjëherë e quajnë këtë si “dialog pa të ardhme”.

Megjithatë të gjithë në Bruksel e kanë të qartë se për një kompromis kërkohet angazhim dhe liderë të guximshëm. Edhe sot, shtatë vjet më vonë, flitet për domosdoshmërinë e normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Flitet për domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura. Edhe në këtë takim të ekspertëve nga Kosova dhe Serbia do të fliltet për zbatimin e marrëveshjeve, siç janë liria e lëvizjes, tabelat e makinave, kontrolli i kufirit, problemi i energjisë si dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që janë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit nga viti 2013. Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini shprehet optimiste, megjithë problemet e shumta. Ajo gjithmonë flet për një “fazë të re të dialogut” për zgjidhjen e qëndrueshme të problemeve dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pres që faza e re të arrijë shpejtësinë e plotë deri në fund të vitit. Jemi duke punuar shumë dhe shohim mundësi për një përparim të madh deri në fund të vitit 2018, e ndoshta edhe më heret. Të dy palët janë të vendosura për arritjen e rezultateve”, thotë Mogherini.

Dallimi mes “pranimit” dhe “njohjes” së pavarësisë së Kosovës

Përfaqësuesja e lartë e BE nuk shpjegon se çfarë do të thotë ky përparim i madh, por në strategjinë e BE për Ballkanin thuhet qartë se “urgjente është që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e obligueshme juridike, për normalizimin e raporteve” dhe se kjo marrëveshje është një kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. ”Kosova do të përfitojë po ashtu shumë nga marrëveshja për normalizimin e raporteve me Serbinë”.

“Perspektivën e përparimit” e kanë quajtur në Kosovë si jo të mjaftueshme. Ndaj ka shumë debate për domethënien e marrëveshjes për normalizimin e raporteve. Pala kosovare pohon se kjo mund të thotë vetëm një: njohjen e Kosovës si shtet. Ndërsa për palën serbe kjo do të thotë vetëm një: kjo nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë ka vend për kompromis dhe një prej “opsioneve” të përmendura është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe autonomia ekzekutive e serbëve në Kosovë si dhe njohja e statusit të veçantë të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se “marrëveshja historike me Serbinë do të arrihet këtë vit”. Sipas fjalëve të tij, marrëveshja nuk do të thotë njohje automatike e Kosovës, por i mundëson asaj anëtarësimin në OKB.

”Ky proces duhet të sjellë deri tek normalizimi i përgjithshëm i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe të dy palëve duhet t’u ofrojë mundësinë e realizimit të të drejtave dhe obligimeve”, thotë kryetari i Këshillit për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian, David McCaliste.

Situatën e komplikuar e kanë komplikur edhe më shumë pohimet e SHBA dhe Rusisë se ato janë të gatshme të përfshihen në këtë dialog, nëse ka nevojë, që nga palët komentohet me tone të ndryshme.

Marrëveshja e Brukselit dhe “marrëveshja gjithëpërfshirëse”

BE do të dëshironte që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje e cila do të shënonte jo vetëm fundin e konfliktit mes këtyre vendeve, por do të stabilizonte këtë rajon dhe do të mundësonte një politikë të suksesshme integrimi. Mogherini pret që marrëveshja të arrihet para përfundimit të mandatit të saj në vitin 2019. BE është e interesuar që marrëveshja të arrihet ndaj në strategjinë e saj ka futur edhe fjalinë kyçe: nuk ka anëtarësim për asnjë vend i cili ka probleme bilaterale me vendet fqinje. Por analistët dhe ekspertët thonë se marrëveshja nuk ka kurfarë kuptimi në qoftë se nuk realizohet në tërësi. Dhe kjo e kthen tërë procesin në fillim, sepse palët deri tani nuk kanë treguar ndonjë zell të madh për realizimin e marrëveshjeve të arritura. Diplomatët në Bruksel shpresojnë se në fazën më të re të dialogut do të shënohen përparime të dukshme edhe në këtë segment./DW

Tags: “faza e re”Brukseldialogutfillon

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Prokurori i Antimafias llogari Markut: Krimi s’përdor armë, por para. Nga vijnë ato?

Prokurori i Antimafias llogari Markut: Krimi s’përdor armë, por para. Nga vijnë ato?

Kush është ish-spiuni dhe gjenerali i grupit të negociatave?

Kush është ish-spiuni dhe gjenerali i grupit të negociatave?

Basha takim me Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave

Basha takim me Hahn: Opozita mbështet hapjen e negociatave

JU REKOMANDOJMË

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

Humbi fluturimin tragjik të ‘Air India’ për shkak të trafikut, gruaja: Ndihem me fat, më shpëtoi jeta

20:45 | 12/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur
Aktualitet

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

by mirseda
20:00 | 19/06/2025
0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Tiranës Petrit Hysa. Vendimi...

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025
Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

Ditëlindja e 34-rt e PS, Klosi: Jemi shumë pranë integrimit në BE! Faleminderit çdo socialisti

19:56 | 19/06/2025
Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

19:47 | 19/06/2025
Lëkundje tërmeti në Rumani, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda

19:40 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com