Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Përplasja në Bllok për Elvanën/ Dëshmia: Çfarë problemi ke? Mos të lëvizi njeri se do t’ju q* robt

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Përplasja në Bllok për Elvanën/ Dëshmia: Çfarë problemi ke? Mos të lëvizi njeri se do t’ju q* robt

Prokuroria mesohet se ka dorëzuar prova të reja me të cilat kërkon masën e sigurisë “arrest me burg” Ervis Martinajn, raporton “Ora News”.

Kujtojmë se Martinaj ishte nja nga personat që mbeti i plagosur në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut. Si pasojë e shkembimit të zjarrit në ambjentet e brendëshme të këtij u vra Fabian Gaxha. Në trupin e kufomës u konstatuan 4 plagë tejshpuese ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri e markës Glock si dhe 13 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Dëshmia e Geldo Hotit

Nga ana e policisë gjyqësore janë marrë të dhëna nga shtetasit Geldo Hoti. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime ai ka deklaruar se : Ai ditën e ngjarjes, rreth orës 14;00 ka shkuar te lokal “Monopol” ku është takuar me pronarin Redi Popescu. Pak më vonë, në lokal ka ardhur edhe Ervin Mata, Joli (Mevjol Bilo), që është miku i Ervinit dhe së bashku kanë shkuar te një lokal që quhet “Zihniu”, pranë “Karlsbergut”. Duke drekuar, në lokal ka shkuar një person që i thërrisnin Tani dhe me mbiemër Allushi, i cili shoqërohej me një person tjetër rreth 170 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra, rreth 40 vjeç, dhe këta persona janë ulur me ta në tavolinë. Rreth orës 18:00, janë çuar nga lokali dhe kanë shkuar përsëri te lokal “Monopol”, ku janë ulur përsëri të gjithë bashkë. Rreth 1 orë më pas, Ervini ka dal jashtë lokalit ku është takuar me shtetasen Elvana Gjata, e cila sipas tij është e fejuara e Ervinit dhe kur është kthyer brenda u ka thënë se dikush i kishte ngacmuar të fejuarën dhe ky person do të vinte në lokal për tu sqaruar.

Atij nuk i kujohet orari i saktë, por fillimisht në lokal kanë hyrë 3 persona, dhe Ervini sapo ka parë këta persona është ngritur nga tavolina dhe i ka takuar te banaku. Rreth 1-2 minuta më pas, në lokal kanë hyrë 2 persona të tjerë, njëri nga personat e sapofutur, ka nxjerrë nga brezi një armë pistoletë dhe na është drejtuar te tavolina ku ishim ulur me fjalët …mos të lëvizi njëri se do t’ju q…..robt……Në këtë moment deklaruesi është ngritur nga karrikja për të ikur por personi që mbante armën në dorë i është drejtuar me fjalët …mos lëviz…

Në këtë moment njëri nga të 5-të personat që janë futur në lokal ka thënë fjalët …Çfarë problemi ke që shikon… dhe deklaruesi nuk është i sigurt se këto fjalë kanë qenë në drejtim të Ervin Matës apo personave që ishin të ulur në tavolinë me të (Geldo-n). Personi i cili mbante armën në dorë është afruar te tavolina dhe pasi e ka kapur nga qafa Jolin është konfrontuar fizikisht me të, dhe deklaruesi është shtrirë barkas poshtë tavolinës dhe aty ka dëgjuar disa krisma arme, dhe pas përfundimit të krismave ai ka dalë nga lokali dhe është larguar i vetëm në drejtim të automjetit të tij që e kishte parkuar përballë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Ai shtetasin Ervin Mata e njeh në marrëdhënie pune, e ka takuar gjithsej rreth 3-4 herë dhe është njohur me të rreth 3-4 muaj më parë. Në lidhje me pozicionet që kanë patur personat në tavolinë me të ai shpjegon se vet ka qenë i ulur te këndi afër dritares, duke filluar nga pozicioni i tij në sens kundraorar nga e djathta ka qenë Ervin Mata, Tan Allushi, dhe përballë me Ervinin ka qenë i ulur personi me emrin Joli.

 

TË LIDHURA

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja
Aktualitet

Kanosje me armë në Sarandë: 31-vjeçari dhunon ish-bashkëjetuesen, zbardhet ngjarja

19:38 | 14/03/2026
Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar
Aktualitet

Pas të shtënave me armë zjarri, kanosi një person në Sarandë, kapet autori i dyshuar

19:11 | 14/03/2026
Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot
Aktualitet

Tymi i zi mbulon autostradën, ndotje masive e ajrit në Milot

18:54 | 14/03/2026
Next Post
Rrëfimi rrëqethës, këngëtarja shqiptare kujton dy shtatzënitë e humbura

Rrëfimi rrëqethës, këngëtarja shqiptare kujton dy shtatzënitë e humbura

Ngjarja në Bllok/ Dosja: Gjithçka ndodhi në 60 sekonda, në fytyrën e Martinajt…

Ngjarja në Bllok/ Dosja: Gjithçka ndodhi në 60 sekonda, në fytyrën e Martinajt...

VIDEO/ Merr flakë bombola e gazit, lezhjani e hedh nga ballkoni

VIDEO/ Merr flakë bombola e gazit, lezhjani e hedh nga ballkoni







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com