Belgjika ka marrë stafetën në udhëheqjen e klasifikimit të FIFA-s. Muajin e shkuar ajo kishte pikë të barabarta me Francën, por tashmë gjysmëfinalistja e Botërorit kryeson pasi ka marrë 1 pikë më shumë se Kampionët e Botës.
Kuqezinjtë renditen në vendin e 60-të, duke humbur 3 pozicione. Gjibraltari është historia më e madhe e suksesit pasi numëron rritjen më të madhe me plot 8 pozicioneve, duke u renditur e 190-ta. Kjo pasi fitoi ndeshjet me Armeninë dhe Liteshteinin.