Orët e para të ditës dominohen nga kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat Jugore-Juglindore ku do të ketë edhe reshje të pakta shiu e dëbore.
Pasditja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4 në 16 gradë.