Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi? Zbardhet deklarata ‘bombë’ e Albin Kurtit para 8 vitesh

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Ndryshim kufijsh Kosovë-Serbi? Zbardhet deklarata ‘bombë’ e Albin Kurtit para 8 vitesh

Duket se debati që sot gëlon në lidhje me shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ka një kohështrirje kohore më shumë se 8 vjeçare. Të paktën këtë reflektojmë nga një analizë që ka bërë vite më parë Albin Kurti, shkrim të cilën e titullon: Shkëmbimi i territorit për ulëse?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sqaroi ditë më parë idenë e tij për korrigjimin e kufijve, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka ritheksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje, dhe as shkëmbim territoresh. E ndërsa sot, Thaçi është shprehur se propozimi i tij për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë. “Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në baza etnike, mirëpo po për korrigjimin e kufirit dhe njohjen reciproke”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Por ky debat ka sjellë reagime të forta edhe në Tiranë. Por a do të ketë ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës? Kjo pyetje ka shtuar dozat e tensionit mes dy vendeve.

Ajo çfarë ngjall edhe më shumë kureshtje, është cekja e kësaj teme nga Albin Kurti, ku ka ndarë me të gjithë qytetarët një status plot 8 vite më parë.

“Qeveritarët me gjasë do të shkojnë në negociata që të japin autonomi territoriale për serbët, në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB; pra, të japin territor për të marrur ulëse. Zaten, qeveritarët do ta bëjnë atë që na e kanë dëshmuar që dinë ta bëjnë më së miri. Do të japin territor e resurse (të Kosovës) për ulëse (të Kosovës në OKB, ku do ta ulin ndonjërin prej klanit të tyre). Kësisoj, çmimi i ngjitjes lart do të jetë zvogëlimi i dheut nën këmbë”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë

Shkëmbimi i territorit për ulëse? – Albin Kurti

“Në negociata të reja me Serbinë nuk mund të thuhet se kanë shkuar të mashtruarit. Eventualisht, d.m.th. në rastin më të mirë, do të mund të thuhet që kanë shkuar ata që deshën të mashtrohen. Përpjekjet kundër pavarësisë së Kosovës Serbia i ka zhvilluar në dy fronte. Së pari, në rrafshin diplomatik, juridik e ndërkombëtar duke e problematizuar statusin e Kosovës si një çështje ende të pazgjidhur e për të cilën nevojiten negociata shtesë. Dhe, së dyti, në rrafshin e sigurisë dhe atë territorial duke problematizuar çështjet e brendshme të Kosovës përmes strukturave të saj në Kosovë. Duket që pas mendimit këshillues të GjND-së do të qetësohet ca fronti i parë e do të intensifikohet ky i dyti. Nga fronti i parë do të mbetet forma e kërkesës (pra, negociata të reja), kurse fronti i dytë do të jetë përmbajtja e obstruksioneve të Serbisë. Nga problematizimi i statusit të Kosovës po kalohet te problematizimi i statusit të serbëve, përkatësisht i vendbanimeve ku ata janë shumicë. Nëse deri më tani Serbisë i duheshin kundërvënë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, tash e tutje më shumë punë do të ketë për të dytën sesa për të parën.

Serbia është e diktuara që dikton. Serbia e diktuar nga mendimi i GjND-së, po i dikton këto negociata të reja. Qeveria e Kosovës me pasivitetin e saj, me relaksimin e saj pas mendimit të GjND-së, po e mundëson këtë gjë. Shahistët e mirë e dinë që lojën e shahut mund ta humbësh edhe atëherë kur s’duket që ke gabuar dikund. Thjesht, vetëm pse ke bërë lojë pasive e humbet lojën. Ndoshta ka diçka prej fitoreje në vetë sulmin. Mendimi i GjND-së ishte shansë që Kosova të sulmojë. Por, Qeveria e Kosovës nuk besonte që ky mendim i GjND-së do të ishte kaq i mirë. Ajo u gëzua shumë mandej dhe, natyrisht, u relaksua së tepërmi. E gëzuar ashtu siç gëzohet spektatori mosbesues, në vend se ta përdorte mendimin e GjND-së kundër negociatave me Serbinë, Qeveria e Kosovës po e bën të kundërtën: po ndjehet komode karshi qytetarëve e vetvetes dhe borxhli ndaj ndërkombëtarëve. Ajo me lehtësi po rrëshqet drejt pranimit të negociatave të reja me Serbinë. Dukuria e JO-ve të buta dhe gjithnjë e më të buta para PO-së përfundimtare po rishfaqet.

Edhe rritja e numrit të njohjeve, si temë e preferuar e Qeverisë, po ngec përkundër përparësisë së krijuar. Shumë shtete të reja do të duhej ta njihnin pavarësinë e Kosovës tash pas mendimit këshillues të GjND-së. Por, paralajmërimet për negociatat e reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sigurisht që po ndikojnë negativisht. Nga vetë sjellja e Qeverisë së Kosovës ato shtete po inkurajohen për hezitim të ri. Kur Qeveria e Kosovës nuk e shfrytëzon mendimin e GjND-së dhe nuk i refuzon parimisht e kategorikisht negociatat e reja me Sebinë, nuk është e çuditshme pse po e vazhdojnë ngurrimin e tyre shtetet që deri më tani nuk e njohën pavarësinë e Kosovës. Ndonëse, duhet pranuar që këtu kanë rol edhe ShBA-të. Duke qenë përkrahëset më të mëdha të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, pikërisht nëse mendimi i GjND-së do të ishte negativ për Kosovën, ShBA-të do të ndjeheshin të detyruara që ta detyrojnë ndonjë shtet të ri të na njohë. Kujtoni p.sh. njohjet e Malit të Zi e Maqedonisë që ndodhën në të njëjtën ditë dhe menjëherë pasi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e aprovoi kërkesën e Serbisë që çështjen e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ta trajtojë GjND-ja. ShBA-të e bënë atëbotë këtë për ta balansuar OKB-në që kishte shprehur mirëkuptim për kërkesën e Serbisë. Të gjithë e dimë se pa ndikimin e ShBA-ve Maqedonia e Mali i Zi nuk do ta njihnin pavarësinë e Kosovës. Tash, pasi që mendimi i GjND-së ishte negativ për Serbinë, ShBA-të janë po ashtu disi të relaksuara dhe nuk e cysin ndonjë shtet të ri që të na njohë. Fundja, shumica dërrmuese e njohjeve të pavarësisë së Kosovës dihet që nuk erdhën nga lobimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës por nga influenca e ShBA-ve dhe disa shteteve të tjera të fuqishme në ato shtete që na njohën.

Kosovën nuk po e thërrasin në negociata të reja për t’i dhënë, por për t’i marrur asaj. E, megjithatë, ajo nuk shkon dot atje pa ndonjë premtim a shpresë që do të mund të marrë diçka. Është e qartë që nuk arritën t’i shesin negociatat e reja me Serbinë si negociata për çështje teknike dhe as zëvendësimi i kujdesshëm i fjalës ‘negociata’ me fjalën ‘bisedime’ nuk i bëri kujt përshtypje. Gjithashtu edhe teza e shkëmbimit territorial pak e ngapak u demaskua si e njëanshme: territori në veri të Ibrit kundrejt maksimalisht vetëm Preshevës dhe atë pa fshatrat në anën tjetër të magjistrales A-10. Atëherë cili do të jetë ambalazhi i ri për negociatat e reja? Me çfarë do të përpiqen t’ua shesin qytetarëve negociatat e reja? Duket që ulësja e Kosovës në OKB do të jetë karrota e radhës për Kosovën. Prandaj edhe ajo kërkesa idiotike e Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e Rezolutës 1244 menjëherë pasi që kjo rezolutë kishte përjetuar një interpretim ndërkombëtar liberal në favor të Kosovës. Qeveritarët me gjasë do të shkojnë në negociata që të japin autonomi territoriale për serbët në këmbim të anëtarësimit të Kosovës në OKB; pra, të japin territor për të marrur ulëse. Zaten, qeveritarët do ta bëjnë atë që na e kanë dëshmuar që dinë ta bëjnë më së miri. Do të japin territor e resurse (të Kosovës) për ulëse (të Kosovës në OKB, ku do ta ulin ndonjërin prej klanit të tyre). Kësisoj, çmimi i ngjitjes lart do të jetë zvogëlimi i dheut nën këmbë.

Në negociata të reja me Serbinë nuk mund të thuhet se kanë shkuar të mashtruarit. Eventualisht, d.m.th. në rastin më të mirë, do të mund të thuhet që kanë shkuar ata që deshën të mashtrohen”, përfundon ai.

 

 

Tags: Albin Kurtidebatihashim thaci

TË LIDHURA

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve
Rajoni

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

09:18 | 30/05/2025
Hamasi thotë “Jo”, refuzon propozimin e SHBA për armëpushimin
Bota

Hamasi thotë “Jo”, refuzon propozimin e SHBA për armëpushimin

09:11 | 30/05/2025
“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

22:52 | 29/05/2025
Next Post
ONM “ngel në klasë” Zaganjorin

ONM “ngel në klasë” Zaganjorin

Jemi bërë për të na qarë hallin, privati do na privatizojë edhe diellin

Jemi bërë për të na qarë hallin, privati do na privatizojë edhe diellin

Në kërkim të emrit të bebes? Ja lista e zezë për Shqipërinë

Në kërkim të emrit të bebes? Ja lista e zezë për Shqipërinë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’
Sport

Portugali – Francë është finalja e Kampionatit Europian ‘Shqipëri 2025’

by mirseda
09:56 | 30/05/2025
0

Portugali - Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”, që do të luhet...

Ngjarje e pazakontë në Marikaj! U vetëplagos, 40-vjeçari inskenoi atentat

18- vjeçari e përplas me makinë, ndërron jetë në vend i moshuari

09:44 | 30/05/2025
I shiti kokainë të miturës, gjykata lë në arrest me burg një person

Sillnin armë nga Kosova dhe i shisnin në Tiranë

09:21 | 30/05/2025
Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

09:18 | 30/05/2025
Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

Shkencëtarët paralajmërojnë: Toka mund të hidhet jashtë orbitës nga një yll

09:17 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com