Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Ndotja e ajrit, 3.5 milionë vdekje në vit

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ndotja e ajrit, 3.5 milionë vdekje në vit

Ndotja e ajrit nga industria shkakton afro 3.5 milionë vdekje në vit, ndërsa tregtia ndërkombëtare po i zhvendos disa prej efekteve të dëmshme nga vendet konsumatore tek ato prodhuese, sipas një studimi të botuar në revistën “Natyra”. Steve Davis, një nga autorët e raportit, thotë se konsumi i lartë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore ndikon tek shëndeti në vendet prodhuese si Kina.

Tregtia po zhvendos koston e ndotjes, siç është shembulli i lodrave për fëmijët amerikanë, thotë shkencëtari Steve Davis me Universitetin e Kalifornisë në Irvine.

“Zakonisht ato prodhohen në një pjesë tjetër të botës, kryesisht në Kinë. Duke blerë diçka të prodhuar në Kinë po zhvendosim ndotjen që shkaktohet nga procesi i prodhimi të këtij malli.”

Ndotja e ajrit nga mallrat dhe shërbimet për eksport shkaktoi 750 mijë vdekje në mbarë botën gjatë vitit 2007, viti i parë që u analizua.

Një pjesë e ndotjes nga rajonet lindore në Kinë, arrin në Japoni dhe Gadishullin Korean, duke shkaktuar  mijëra vdekje të parakohshme. Agjentët mikroskopikë ndotës përhapen nga era deri në Amerikën e Veriut.

Por elementët ndotës, që shkaktohen si rezultat i tregtisë amerikane dhe evropiane me Kinën, shkaktuan afro 110 mijë vdekje të parakohshme gjatë vitit 2007 në Kinë.

Hulumtuesit thonë se ndërsa Kina bëhet një shoqëri konsumi, sektori i prodhimit po zhvendoset, por prirja është e ngjashme.

“Një pjesë e industrisë së prodhimit po zhvendoset nga Kina drejt vendeve në zhvillim si Kamboxhia, Vietnami dhe India”, thotë zoti Davis me Universitetin e Kalifornisë në Irvine.

Këto vende po paguajnë koston shëndetësore. Ndotja është problem madhor në qytetet industriale kineze, ndërsa vendi po përpiqet të pastrojë ajrin. Ndërkohë, ambientalistët akuzojnë Presidentin Donald Trump se po tërhiqet nga angazhimi amerikan për uljen e ndotjes.

Presidenti ka ndërmarrë disa veprime për anulimin e rregullave për ajrin e pastër të miratuara nga paraardhësi i tij, për të cilat thotë se kanë ndikime të vogla pozitive dhe dëmtojnë sektorin amerikan të punës. Nga ana tjetër, shkencëtarët si zoti Davis janë të shqetësuar.

“Ka shqetësime se në kërkim të përfitimeve ekonomike, ndoshta tani jemi të gatshëm të sakrifikojmë cilësinë e mjedisit. Është pak ironike se për pak kohë kemi drejtuar gishtin drejt Kinës.”

Autorët e studimit thonë se ndotja mjedisore e shkaktuar nga manifaktura dhe tregtia botërore, kërkon reagim global që balancon nevojën për ajër të pastër dhe rritje ekonomike./VOA/

Tags: 3.5 milionëkinaNdotja e ajritvdekje

TË LIDHURA

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje
Bota

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi
Bota

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Next Post
Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit

Kosova pret të pranohet në INTERPOL gjatë shtatorit

(VIDEO) Brirët e demit i marrin jetën toreador-it

(VIDEO) Brirët e demit i marrin jetën toreador-it

Haki Çako reagon pas akuzave të LSI-së, publikon letrën që iu ka dërguar sot drejtuesve të Policisë

Haki Çako reagon pas akuzave të LSI-së, publikon letrën që iu ka dërguar sot drejtuesve të Policisë







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com