Lajmi se deputeti Nard Ndoka ka bërë kërkesë që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së ështe i rremë.
I pyetur lidhur me vërtetësinë e lajmit që qarkullon në mediet vendase, deputeti Ndoka është prononcuar për “Tirana Today” se gjithçka është e pavërtetë.
Por kujtojmë se Ndoka, i cili u përfshi në marrëveshjen e Bashës me aleatët është shprehur i pakënaqur me kursin e kreut të PD-së dhe me marrëveshjen me Ramën gjatë një statusi në “Facebook “.