Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Ndoka, kritikëve të Bashës: Epoka e Berishës u mbyll, por…

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Ndoka, kritikëve të Bashës: Epoka e Berishës u mbyll, por…

Kreu i PDK-së Nard Ndoka i ka dalë në mbrojtje kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ndoka duke shpërthyer në akuza ndaj kundërshtarëve të Bashës në PD. Në një status në “Facebook”, Ndoka flet me superlativa për këtë forcë duke e spostuar kritikën ndaj qeverisë dhe figurave siç thotë ai të rritura nën hijen e Berishës.

Ndonëse shpreh respekt për ish-kryeministrin Sali Berisha, Ndoka shkruan se ai mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem por se epoka “Berisha” është mbyllur me dorëheqjen e tij.

Për zërat kundër Bashës, Ndoka thotë se shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’!

“Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoheshin me ‘pordhët’ e tij!”, shkruan ai.

Postimi i plotë i Nard Ndokës

Kryetari nuk hiqet me statut!

Bashkohuni të gjithë të rrëzojmë Ramën!

Debatet në partinë më të madhe opozitare, janë sponsorizuar këto ditë në mediat proqeveritare, sa të krijohet ideja se kjo parti ka probleme të mëdha, ndaj do duhet të durojmë edhe për ca vite Edi Ramën dhe partinë e tij të shpartalluar!

Rilindja nuk funksionon si parti, nuk voton fare kryetarin, nuk ka debat, nuk ka mendim, nuk ka demokraci, por ka vetem kryetar që ka vjedhur zgjedhjet dhe po keqqeveris vendin prej pesë vitesh!

Kjo është e keqja më e madhe e vendit; ‘rilindje’ që nuk lindi kurrë dhe qeveri e lindur nga krimi, droga, korrupsioni, oligarket, shokët dhe shoqet e kryeministrit!

Mungesa e demokracisë në PS është problem kombëtar dhe interes i drejtpërdrejtë për publikun, sepse është parti që po qeveris vendin duke dhunuar çdo institucion e duke i shpallur luftë çdo qytetari me taksat dhe fodullëkun e saj!

Partia Demokratike është partia, që lindi si shpresë për të gjithë shqiptarët; drejtoi vendin për disa vite në pluralizëm. Unë bëj pjesë te kritikët e kësaj partie, kam kërkuar sëbashku me të tjerë reformimin e saj vite më parë!

Sali Berisha mbetet një burrë shteti, autoritar, konseguent, mbajtës i fjalës, por edhe i ashpër deri në ekstrem. Epoka Berisha është mbyllur me dorëheqjen e tij, sipas gjykimit tim me bilanc pozitiv dhe shumë arritje për vendin dhe PD!

Stafi politik dhe bashkëpunëtorët e z.Berisha nuk kanë arritur ta kuptojnë akoma, se dorëheqja vlen edhe për ta, moralisht dhe politikisht.

Si personazhe të rritur nën hijen e Berishës, tashmë në ‘diellin përvëlues’ të mënjanimit të tyre nga listat e Kuvendit, nuk po dinë ku janë, çfarë kërkojnë dhe ku do të shkojnë.

Shumica e tyre i përkasin rrymës konservatore në PD, alternativa e vetme për ta ishte; ‘rroftë Berisha’! Personazhe, që nuk krijuan profil politik, që nuk u distancuan kurrë nga gabimet e PD- së dhe të Berishës ndër vite, përkundrazi morën role servilash në parti dhe përfituesish në qeveri!

Kur Olldashi mori kurajën qytetare dhe politike, të konkurojë Bashën në PD, këto sejmenë konjukturash u fshehën poshtë batanijes së Berishës dhe parfumoseshin me ‘pordhët’ e tij!

E braktisën Olldashin dhe statutin, parimet dhe garën, demokracinë dhe detyrën, e qëndruan si tinëzarë për të vazhduar më tej si dinin vetëm ata!

Ndaj sot, nuk kanë shkëlqim, nuk krijojnë besim, nuk kanë mbështetje, por kanë vetëm mllef dhe inate; me Bashën dhe ‘kunatin’, me rojën e PD-së, me të gjithë ato që përpiqen të mbështesin PD-në dhe Bashën, si Liderin e Opozitës së Bashkuar!

Të nderuar miq demokratikas që mendoni se kryetari përjashtohet me statut partie, kthjellohuni; çlirohuni nga e keqja, bëhuni kontribues opozitar, zgjeroni rrethin tuaj, ndikoni tek të tjerët në parti, tek aleatet, tek anëtarët e thjeshtë, krijoni alternativa të besueshme, krijoni ekip; atëhere nuk ka statut që e mbron Bashën, sepse shumica shemb me votë kryetarin dhe këdo tjetër!

Unë jam me Ju, nëse Ju jeni me veten Tuaj!

Sali Berishën nuk e largoi statuti, por morali i tij politik dhe qytetar e sidomos ju me keqqeverisjen tuaj. Epoka Basha në PD sapo ka filluar; mungesa e përvojës, luhatjet në vendimarrje, aksioni si ‘presing’ politik, autoritarizmi fals; e dëmtuan jo pak në startin e tij politik!

Basha mori një goditje në zgjedhje, ku ju të nderuar demokratikas, kontribuat aq sa mundet, fshehuarazi dhe haptas ta sabotoni Bashën dhe Opozitën.

Basha nuk humbi nga Ju, humbi nga konjukturat e pista politike, u përball me drogën, grupet kriminale, korrupsionin qeveritar!

Basha humbi edhe më shumë; se humbi ndërkombëtarët, humbi trajektoren, humbi kauzën, humbi drejtpeshimin, humbi aleatët, ju humbi edhe ju; por askush nuk mund të fitonte në aq pak kohë!

Plagët që ju hapët gjatë mbretërimit Tuaj, indiferenca që ju mbollët, hendeku që ju krijuat me qytetarët, fodullëku, arroganca, e shoqëuan Bashën dhe Opozitën çdo ditë dhe çdo minutë në fushatë elektorale!

Qytetarët na pyesnin për Ju; ku janë, pse janë kundër?! Nuk na hapnin telefonat, nuk na prisnin, harruan partinë, mbushën xhepat dhe tashti na bëjnë moral!

Ja pra, që ju përveç aktivizimit tuaj botërisht kundra kryetarit, ju shoqëronte paralelisht edhe një dozë pakënaqësie e kthyer në urretje, tek votuesit, tek anëtarët dhe militantët e djathtë, aq sa edhe kandidatët e rinj i krahasonin me ju; të gjithë njësoj jeni edhe ju si ata do bëheni, përfitues në pushtet, grindavecë pa karrige dhe të neveritshëm në realitet!

Edhe unë sot, mendoj ndonjëherë si ju, debatoj me kolegët e mi aleatë. Themi që Basha ka defekte, i rendisim ato, analizojmë situatën, ngjarjet, nxjerrim konkluzione, mendojmë sikur të ishte Berisha kryetar; a do të ishte më mirë?!

‘Pse-të’ nuk mbarojnë kurrë, por një gjë është e sigurt; PD-ja dhe Opozita e Bashkuar nuk ka Lider tjetër më të mirë dhe më afër fitores se Lulzim Basha. Ky është mendim dhe gjykim i konsoliduar!

Ju që po kërkoni që Luli të humbë, që statuti të shkarkojë Lulin, kur të humbë, që statuti të shkarkojë Lulin. Kur të humbë Luli edhe njëherë tjetër, ka shkarkuar veten, ju dhe të gjithë!

Tags: BashësBerishësEpokakritikeveNdokau mbyll

TË LIDHURA

PD: Dosjet për UÇK-në të fabrikuara; protestën e manipulojnë
Politikë

PD: Dosjet për UÇK-në të fabrikuara; protestën e manipulojnë

20:51 | 17/10/2025
Protesta për UÇK në Tiranë: PDK e LDK bashkë, Vetëvendosje mungon; Rama e Berisha s’marrin pjesë
Politikë

Protesta për UÇK në Tiranë: PDK e LDK bashkë, Vetëvendosje mungon; Rama e Berisha s’marrin pjesë

20:24 | 17/10/2025
“Liri për krerët e UÇK-së!”/ Mbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej
Aktualitet

“Liri për krerët e UÇK-së!”/ Mbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej

19:03 | 17/10/2025
Next Post
Fitore historike, “shtrigat” e Beneventos pushtojnë Milanin (Video)

Fitore historike, “shtrigat” e Beneventos pushtojnë Milanin (Video)

“Nuk do ketë surpriza”, Kotzias bën deklaratën e fortë: Jemi akoma në luftë me Shqipërinë

Kotzias: Marrëveshjet me Shqipërinë mbyllen në maj

Shtypi nga bota, 22 prill 2018

Shtypi nga bota, 22 prill 2018







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe
Bota

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

by mirseda
21:08 | 17/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump priti kreun e shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky në një takim në Shtëpinë e...

Ukrainasit përgatiten për tjetër dimër të ashpër

Ukrainasit përgatiten për tjetër dimër të ashpër

21:04 | 17/10/2025
PD: Dosjet për UÇK-në të fabrikuara; protestën e manipulojnë

PD: Dosjet për UÇK-në të fabrikuara; protestën e manipulojnë

20:51 | 17/10/2025
Protesta për UÇK në Tiranë: PDK e LDK bashkë, Vetëvendosje mungon; Rama e Berisha s’marrin pjesë

Protesta për UÇK në Tiranë: PDK e LDK bashkë, Vetëvendosje mungon; Rama e Berisha s’marrin pjesë

20:24 | 17/10/2025
Zelensky ofron dronë për Tomahawk; Trump paralajmëron përshkallëzim

Zelensky ofron dronë për Tomahawk; Trump paralajmëron përshkallëzim

20:17 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com