Një nga puthjet më të famshme në histori ishte midis liderit komunist Erich Honecker dhe sovjetikut Leonid Brezhnev. Ngjarja ndodhi gjatë 30 vjetorit të Republikës Demokratike Gjermane në 1979.
Liderët që vendosën fatin e gjysmës së Europës u takuan simbolikisht para Murit të Berlinit. Leonid Brezhnev ishte ftuar nga përfaqësuesi i pushtetit komunist në RDGJ, Eric Honecker, për të festuar 30 vjetorin e Gjermanisë Lindore. Pasi u ngjitën së bashku në foltoren zyrtare dhe lideri sovjetik mbajti fjalimin e tij, ai u kthye nga Eric Honecker, e përqafoi dhe më pas, për habinë e gjithë botës dhe kënaqësinë e fotoreporterëve, të dy liderët u puthën me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë.
Momenti është përjetësuar në mënyrë perfekte nga fotografi Regis Bossu.
Erich Ernst Paul Honecker ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Gjermanisë.
Që në moshë shumë të re, Erich, megjithëse i rritur në një sistem politik fashist, ai u imponua nga babai i tij për të mbështetur komunizmin. Kjo për shkak se babai i tij ishte pjesë e një partie komuniste përpara se të niste Lufta e Dytë Botërore, ndërsa punonte si minator, raporton abcnews.al.
Në moshën vetëm 14-vjeçare, Erich iu bashkua lëvizjes rinore komuniste dhe kreu shumë aktivitete të paligjshme që ishin pro-komuniste. Në vitin 1935 ai u kap nga Gestapo(policia sekrete) dhe u dënua me 10 vite punë të rëndë për të gjitha krimet e tij kundër partisë naziste.
Në vitin 1945 kur ushtria sovjetike pushtoi Gjermaninë, ai u lirua dhe u cilësua si një komunist i vërtetë që kuptonte aspektin socialist të komunizmit, pavarësisht se ishte perëndimor.
Ai ishte i dashur nga sovjetikët për mënyrën si qeveriste Gjermaninë Lindore, si dhe për faktin se e bëri Gjermaninë Lindore një nga zonat më të begata të bllokut lindor.
Leonid Brezhnev
Leonid Brezhnev konsiderohet si një nga udhëheqësit më të mirë gjatë Luftës së Ftohtë, si dhe gjatë mbretërimit të Bashkimit Sovjetik. I lindur në Ukrainë, Leonid kishte lindur si një komunist i vërtetë dhe për 18 vite shërbeu si sekretar i përgjithshëm.
Shumë historianë perëndimorë e përshkruajnë atë si një udhëheqës që lejoi që në atë kohë korrupsionin, por historianët duhet ta kuptojnë se korrupsioni është pjesë e kulturës së Europës Lindore.
Është lloji i ekuilibrit që i mbajti njerëzit në linjë në një sistem kaq të ashpër, komunist. Përveç kësaj, ai solli atë që për mendimin tim ishte funksioni më i nevojshëm brenda sistemit politik sovjetik dhe ai ishte stabiliteti politik si dhe diplomacia e mirë me kombet e tjera në mbarë botën.
Brezhnev krijoi një lidhje të ngushtë me Erich, pasi të dy e donin idenë e komunizmit që në moshë të re. Leonidi u bashkua me ligën e të rinjve të partisë komuniste në moshën 17-vjeçare, kjo tregon se si të dy në një farë mënyre luftuan për të njëjtën ideologji dhe të njëjtin qëllim që në moshë të re, raporton abcnews.al.
Puthja vëllazërore komuniste
Megjithatë, puthja është një simbol i kulturës politike komuniste. “Puthja vëllazërore komuniste” është në fakt një vulë e mirëkuptimit midis dy liderëve ose një shenjë e një lidhjeje të ngushtë midis dy vendeve që ata përfaqësojnë.
Puthja praktikohet shpesh në faqe në shumicën e rasteve. Tradita vjen nga Kisha Ortodokse dhe është një formë e shprehjes së lidhjes së ngushtë midis anëtarëve të komunitetit.
Për liderët politikë komunistë, kjo puthje ishte një formalitet. Kur Muri i Berlinit u shemb në vitin 1989, artisti sovjetik Dmitry Vrubel vendosi të pikturonte një riinterpretim të puthjes së të dyve.
Grafitet në rrënojat e murit u quajtën nga artisti “Puthja e vdekjes”, por në buzë të figurës shkruhet: Zoti më ndihmoftë t’i mbijetoj kësaj dashurie të vdekshme.” /abcnews.al