Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Ndjekje penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Ndjekje penale për zyrtarët që nuk deklarojnë pasurinë

Sipas zyrtarëve të Agjencisë Kundër Korrupsion, rreth katër mijë e 700 zyrtarë të lartë publikë që punojnë në institucionet e Kosovës, e kanë pasur për obligim deklarimin e pasurisë, mirëpo ende nuk dihet saktë numri i atyre që kanë shmangur deklarimin e pasurisë së tyre.

Vetëm gjatë vitit 2018, Agjencia Kundër Korrupsion ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 390 raste. Nga këto raste, sipas AKK-së, në Zyrën e kryeprokurorit të Shtetit janë përcjellë 105 kallëzime penale.

Drejtori i Departamentit për parandalim të korrupsionit në Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit, Afrim Atashi, thotë për Radio Evropa e Lirë se AKK-ja është në fazën e verifikimit të listave.

“Deklarimin e pasurisë e kanë pasur për obligim rreth 4 mijë e 700 zyrtarë të lartë publikë. Njëherë e kemi verifikimin e listave se kush e ka deklaruar e kush s’e ka deklaruar, (për)ata që nuk kanë arsyetime ligjore, bazë ligjore, që s’e kanë deklaruar në afatin e paraparë, sigurisht se duhet të bëhen kallëzime penale për të gjithë ata që s’e kanë deklaruar pasurinë, sepse është vepër penale mosdeklarimi i pasurisë në kohën e paraparë ligjore”, thotë Atashi.

Për personat që kanë deklaruar pasurinë, Agjencia Kundër Korrupsion, pritet të bëjë publikimin e formularëve në muajin qershor. Rreth 20 për qind e zyrtarëve publikë që e kanë deklaruar pasurinë, do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë për të vërtetuar saktësinë e asaj që kanë deklaruar ata në formularë.

Drejtori i Departamentit për parandalim të korrupsionit në AKK, Afrim Atashi, shpjegon se në rast të mospërputhjes së të dhënave në formularë, atëherë zyrtarët do të dërgohen në Prokurori.

“Ata persona që kanë mospërputhshmëri edhe kanë deklaruar rrejshëm, ne i verifikojmë përmes institucioneve. Të gjithë ata që kanë mospërputhshmëri, sigurisht se agjencia e ka të drejtën që të bëjë kallëzime penale në prokuroritë kompetente”, shpjegon Atashi.

Në fund të muajit mars, gjatë prezantimit të raportit për vitin 2018, drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, deklaroi se për shkak të mosdeklarimit të pasurisë në Prokurori të Shtetit, për t’u ndjekur penalisht kanë përfunduar shumë zyrtarë të lartë institucionalë, duke përfshirë deputetë, zëvendësministra si dhe emra të tjerë publikë. Mirëpo, deri më tani, asnjë nga emrat nuk është bërë publik.

Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës dyshon në vërtetësinë e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, sidomos të atyre politikë. Spahija thotë se Prokuroria e Shtetit do të duhej që të hetonte më tepër aspektin financiar të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Ideale do të ishte sikur Prokuroria ta hetonte më tepër aspektin financiar të zyrtarëve të lartë shtetërorë, pra pasurimin e tyre e agjencia me ekspertizën që ka, do të mund t’i jepte ndihmë Prokurorisë së Shtetit në këto raste. Pra, hetimin financiar që e bën agjencia, ta bëjë edhe për Prokurorinë në rast se Prokuroria dyshon për veprime kriminale”, shprehet Spahija.

Tags: Deklarimkosovepasuria

TË LIDHURA

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje
Rajoni

Nga vapë në stuhi/ Vendi fqinj përballet me reshje, breshër dhe përmbytje

17:19 | 31/07/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
“Të kanë kërcënuar”, Spartak Ngjela flet për vizitën e Bashës në Gjermani

"Të kanë kërcënuar", Spartak Ngjela flet për vizitën e Bashës në Gjermani

“Futbollistët tradhtojnë”, Erjona Sulejmani i ‘shkel syrin’ presidentit kinez të Interit

“Futbollistët tradhtojnë”, Erjona Sulejmani i ‘shkel syrin’ presidentit kinez të Interit

Moti plot surpriza, nesër temperaturat në rritje

Parashikimi i motit 6 prill 2019!

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament
Aktualitet

Arrestohet noterja e shpallur në kërkim, e dyshuar për dy kontrata shitjeje të të njëjtit apartament

by mirseda
16:09 | 05/08/2025
0

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 57-vjeçare të shpallur më herët në kërkim, në kuadër...

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat

Sëmundja ‘chikungunya’ godet Kinën, regjistrohen mijëra raste me virusin që përhapet nga mushkonjat

14:36 | 05/08/2025
Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

Donnarumma joshet nga oferta e Manchester United

14:34 | 05/08/2025
Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

Kompania energjetike BP zbulon fushën më të madhe të naftës në 25 vitet e fundit

12:46 | 05/08/2025
Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

Rekord blerjesh në Premier League, arrihet vlera e 2 miliardë eurove

12:44 | 05/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com