Vdes në moshën 83-vjeçari diplomati i njohur austriak, Albert Rohan.
Lajmin për vdekjen e diplomatit e ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Austrisë.
Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se Rohani, në vitet 1990, ka marrë pjesë në hartimin e politikës për Ballkanin, me qëllim vendosjen e paqes dhe zhvillimit të një perspektive evropiane në këtë rajon.
Gjithashtu, Albert Rohan ka dhënë një kontribut të veçantë për statusin e Kosovës gjatë vitit të kaluar, ku kishte thënë se ndarja e Kosovës s’mund të jetë temë e bisedimeve Prishtinë-Beograd.