Covid-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë së Tiranës, Ilir Nerguti.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij në rrjetet sociale, përfshirë edhe deputetin Halit Valteri.
“Prehu ne paqe miku im, sot ne humbem nje mik te mire, koleget nje profesionist ne detyren qe mbante dhe shteti humbi nje njeri te madh. Krenar per cdo dite qe kemi biseduar dhe keshillat e tua do jene te vlefshme gjithe jetes. Do te kujtojme gjithmone Komandant Ilir Nerguti”, shkruan Valteri në Facebook.
Nerguti ishte shtruar prej disa ditësh në spital, ndërsa është babai i dy fëmijëve.
Fatkeqësisht, tragjedia në familjen Nerguti është e dyfishtë, pasi dy javë më parë po nga Covid-19 ka ndërruar jetë edhe i ati i punonjësit të policisë.