Aktori i njohur i serialit Game of Thrones Andrew Dunbar ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, në shtëpinë e tij në Belfast. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e Krishtlindjes dhe lajmi është bërë publik vetëm ditën e djeshëm.
Dunbar ishte aktori dublant për personazhin Theon Greyjoy në serial, i cili interpretohej nga Alfie Allen.
Dunbar u shua në moshën të re, 30 vjeç. Ai kishte hobi aktrimin dhe punonte si DJ gjithashtu. Ai u bë i njohur në Irlandën Veriore për pjesëmarrjen në seriale të ndryshme televizive. Ngushëllime për të kanë shprehur të gjithë kolegët e tij nga produksioni i famshëm “Game of Thrones”.