Gazetarja dhe shkrimtarja nga Korça, Irena Vreto ka ndërruar jetë dje, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Irena luftoi për 4 vite me radhë kundër sëmundjes, derisa fatkeqësisht kjo e fundit i mori jetën.
Gazetarja Irena Vreto ishte një ndër gazetarët më të njohura në qytetin e Korçës dhe jo vetëm. Ajo karakterizohej nga një ambicie e fortë intelektuale, duke i bashkangjitur profesionalizmit te vet edhe pasionet e një artisteje dhe intelektualeje këmbëngulëse.
Irena është themeluesja e organizatës Unioni i Gazetarëve Shqiptarë në Korcë dhe mbështetëse e fuqishme e të gjitha nismave për komunitetin e gazetarëve profesioniste në vend.
Ikja e saj nga jeta lë një vend të madh bosh ndër radhët e gazetarëve dhe ndër raportuesit e medias shqiptare.
Ceremonia mortore, sipas njoftimeve të familjarëve zhvillohet sot ora 11:00 tek Kisha e Shën Sotirit tek Parku “Rinia”.