Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndërpritet subvencioni i pandemisë/Shoqata: Shërbimi në Tiranë do përkeqësohet

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ndërpritet subvencioni i pandemisë/Shoqata: Shërbimi në Tiranë do përkeqësohet

Shërbimi i transportit urban në Tiranë pritet të përkeqësohet. Vendimi i qeverisë për të subvencionuar 100 lekë për litër naftë sektorit të transportit urban pas shtrenjtimit të karburanteve në nivelet mbi 230 lekë për litër, do të shoqërohet me ndalimin e dhënies të subvencionit nga bashkia.

Për muajt mars-prill-maj që operatorët e transportit urban do të tërheqin subvencionin e rritjes të çmimit të naftës, nuk do të marrin subvencionin e Bashkisë të Tiranës për rënien e numrit të pasagjerëve nga pandemi e Covid-19.

Kryetari i Shoqatës të Transportit Kombëtar Qytetas Rixhin Qoshja tha për “Monitor” se mosdhënia e subvencionimit të bashkisë do të përkeqësojë cilësinë e shërbimit.

“Mosdhënia e subvencionimit të bashkisë për të kompensuar rënien e numrit të pasagjerëve sjell problematika në shërbim, pasi ky vendim i vendoste operatorët e transportit urban për zbatimin e disa kushteve që nga numri i kilometrave që duhet të përshkruanin. Duke mos marrë subvencionimin, këta operatorë nuk janë të detyruar të përshkruajnë kilometrat e përcaktuara. Për këtë arsye nuk do të ketë cilësi shërbimi”, pohon z. Qoshja.

Shpërndarja e fondit me vlerë 1 milion euro për 11 operatorët e transportit urban kryeqytetas u miratua nga Bashkia e Tiranës në dhjetor të 2021. Shpërndarja e fondit kishte si qëllim kompensimin e rënies 55% të numrit të udhëtarëve në pandemi, sipas edhe studimit të GIZ për efektet e krizës në këtë sektor. Operatorët deri tani kanë tërhequr vetëm 1 këst. Kësti i parë u shpërnda me 2 muaj vonesë, ndonëse pritej të niste që në muajin janar. Shpërndarja e kompensimit do të jetë për periudhë 6 mujore me vlerë 200,000 lekë/muaj për çdo operator.

Nga paketa e rezistencës sociale sektori i transportit urban do të mbështet me fondin 5 milion USD Fondi do të përdoret për të kompensuar 100 lekë/litër naftë të deklaruar si shpenzim pranë DPT, sipas një tavani mujor nevoje për secilin operator të transportit publik të udhëtarëve, qytetës, rrethqytetës e ndërqytetës të linjave, të licencuara nga DPSHTRR, MIE dhe Bashkitë, për një periudhë 3 mujore. Fondi do të shpërndahet direkt çdo muaj për subjektet e transportit nga tatimet. Në këtë periudhë të rritjes të çmimit të naftës operatorë kanë reduktuar 50-55% numrin e autobusëve, pasi nuk arrijnë të përballojnë shtrenjtimin e lartë të karburanteve.

Më herët operatorët paralajmëruan për vështirësitë ekonomike në të cilat po ushtrojnë aktivitetin e shërbimit të transportit. Drejtori i transportit urban për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë Kostandin Foni pohon se shpërndarja e fondit të paketës të rezistencës do të jetë lehtësi për një periudhë tranzitore, por për nxjerrjen e tyre nga kriza nevojitet marrja e masave fiskale. Kërkesat e operatorëve janë të njëjta me ato të kërkuara në nisje të pandemisë për të zbutur efektet nga rënia e numrit të pasagjerëve.

Edhe tani që po vuajmë rritjen e shpenzimeve nga shtrenjtimi i naftës, Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkon rimbursimin e TVSH-së në shitje, heqjen e akcizës të naftës 37 lekë/litër; heqja e taksës së qarkullimit në karburant për subjektet e licencuara që ushtrojnë aktivitetin në transportin urban (qytetës) 27 lekë/litër, si dhe rimbursimin e çmimit të biletës për kategoritë (Invalidë pune, të verbër, paraplegjik, tetraplegjik, studentët) të cilët udhëtojnë falas. /Monitor

TË LIDHURA

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

22:07 | 03/01/2026
Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin
Politikë

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave
Aktualitet

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Next Post
Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit

Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit

Kthjellime dhe rritje temperaturash për ditën e sotme

Kthjellime dhe rritje temperaturash për ditën e sotme

Emërimi i gjeneralit Dvornikov/Përpjekja ruse për të “centralizuar kontrollin”

Emërimi i gjeneralit Dvornikov/Përpjekja ruse për të "centralizuar kontrollin"







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com