Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Nderi i kombit” e tituj e tjerë…dhe nderimi shkarravitet

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Nderi i kombit” e tituj e tjerë…dhe nderimi shkarravitet

Nga: Frano Kulli

Disa dekorime e dhënie titujsh të lartë në emër të Republikës nga Presidenti, këto ditë në Shkodër, kanë ngjallur një diskutim disi të mëpërtejshëm se diskutimet, me të cilat janë pritë kurdoherë akte të tilla në opinionin publik.

Me më shumë qëndrime kundër se pro, a më e lehta të thuash, me qortime që rrjedhin prej shkallës krahasimore që njerëzit me të drejtën e tyre ngrenë në këto raste me ndjeshmëri të lartë. Më shumë të pakënaqur se të kënaqur dhe cilësorët antonimë e kalojnë fashon e atyre njerëzve, që kanë qenë a janë në pritje, të zëshme a të heshtur të nderimit. Bëhet fjalë për nderime të titulluara nga “Mjeshtër i madh” e deri te “Nderi i Kombit”, të cilët jepen në emër të Republikës. Ky titulli që lidhet me mjeshtërinë, ka kohë që është kthyer në anekdotik. Shumëkush, sa herë përsëriten raste me akordimin e tij, sjell në kujtesë atë batutën e mbajtshme mend të artistit Koço Devole, pastë dritë, të cilën unë po e perifrazoj, siç e rrëfen miku i tij i ngushtë, Mitro Çela: “Pallati i Brigadave. Presidenti […] shpërndau një ‘tufë’ me dekorata. Koçoja në një dorë mori dekoratën. Në tjetrën mikrofonin: Zoti President! Do vijë një ditë që do ketë kaq shumë ‘Mjeshtra të Mëdhenj’, sa nuk do gjejmë ‘Mjeshtra të vegjël’

Batuta e artistit dhe gazi i trishtë që ajo përcjell, asgjë s’kanë korrigjuar në zhvlerësimin e nderimit. Se ngjau, për shembull, në Shkodër, që në duzinën e titujve të mjeshtërisë, nuk na kapi veshi as emrin e shkrimtarit Skënder Drini, as emrin e muzikantit Mark Kaftalli, as… E sa e sa emra të tjerë. Po flas për veshin e vetes sime. Dhe kam bindjen se në Shkodër kjo kërcet më shumë se shumëkund, madje kërcet më shumë se në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndoshta edhe për shkakun e trashëgimisë që “peash-i” i lartë i qytetërimit të këtij qyteti zë në krejt qytetërimin shqiptar. Dhe jo vetëm për një periudhë të kufizuar të historisë, po për vetë historinë tonë. Tani, në të përkundërt, “mjeshtrat e mëdhenj” janë prej kohësh një mazhorancë që rritet përditë dhe “mjeshtrat e vegjël”, firojnë e ikin nga ky vend përditë nga sytë, këmbët… Me progresion gjeometrik.

Po nga kryezyra e Republikës del edhe titulli “Nderi i Kombit”. Nuk e di a e mbajnë këtë titull, më të lartin titull zyrtar nderimi ata baballarët e vërtetë të kombit, emër për emër ata, që historia jonë i ka shënuar si të tillë. Të gjithëpranuar e të pakontestuar… Ata, që në historitë e kombeve të qytetëruara kanë zënë vend në tempuj.

Me Mirush Kabashin, në përvjetorin e 100- të të Konferencës së Paqes, 2019 në një aktivitet përnderues për Fishtën, patëm shkëmbyer këtë bisedë:

– Qëkur e mban Fishta titullin “Nderi i Kombit”,- më pyet Mirushi. – Nga 2002-shi-i përgjigjem unë… Mirushi ishte aty e do të recitonte njërën prej poezive të Fishtës, fort të pëlqyera prej tij, “I d’buemi”. Po përpara se të fillonte, iu drejtua pjesëmarrësve në atë veprimtari: -A e dini se tani së voni i është dhënë titulli “Nderi i Kombit” këtij burri – dhe bëri me dorë nga shtatorja e poetit, aty pranë.- Po të njëjtin titull si ky burri mbaj edhe unë. Edhe pse e di veten me njëfarë kontributi në këtë vend… s’di se si ndihem … nderi i kombit unë e nderi i kombit ky burri…, – e përmbylli parafjalën e tij Mirush Kabashi.

Gjergj Fishta ka nga të huajt 4 dekorata të larta: “Mearif, kl. II, 1912”, akorduar prej qeverisë osmane, “Ritterkreuz, 1912” prej Austro-Hungarisë, prej Papa Piut XI “Medaglia di Benemerenza, 1925” dhe prej Mbretit të Greqisë “Phoenix”, 1931, të cilat figurojnë në jakën e zhgunit të fratit, në një foto të vitit 1932, është edhe një tjetër, që pak është e njohur dhe rrallë përmendet… Përpos katër dekoratave shumë të larta ka edhe disa dhurata simbolike për t’u shënuar. Një tufë atdhetarësh të qytetit të Beratit i kushtojnë një pendë ari, në shenjë nderimi e mirënjohjeje si shkrimtar e atdhetar (viti 1918). Po ka një dhuratë të shtrenjtë prej Krajl Nikollës së Malit të Zi: një teste (komplet prej 12 copësh) lugë, pirunj e thika prej ari, që Fishta e mbante në një vend të dukshëm të dhomës së tij në Kuvendin e Gjuhadolit dhe kishte dëshirë t’ua tregonte miqve, duke shtuar, jo pa ironi, se “këto janë punë krajlash”… Kurse më e larta medalje nderuese prej kombit të vet, të cilit i dha emër si pakkush ndër shqiptarë, i akordohet vonë, shumë vonë. Në vitin 2002, pra. Së paku dhjetë vjet më vonë se viti 1992…

Është një përsiatje e këtyre ditëve, prej një rituali që përsëritet rëndom ndër ne. Mungesa ulëritëse e një hierarkie të mirëpërcaktuar vlerash e vetjesh. E gjithherë lë shijen e dhimbjes. Për vetveten e identitetin. Krejt përkundër patetikës që bëhet për kombin, për dashurinë e përbetimet në emër të tij.

Tags: Frano KulliMjeshter i Madhnderi i kombit

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Kriza në Ukrainë/ SHBA: Sulmi rus do të ishte “i tmerrshëm”

Kriza në Ukrainë/ SHBA: Sulmi rus do të ishte "i tmerrshëm"

Meta i shqetësuar për raportin e FMN-së, thirrje urgjente për Komitetin Teknik

Meta lëshon thirrjen e fortë: Bashkë për lirinë dhe pavarësinë e medias

Berisha me akuzë të re: Basha, pas kompanive të basteve!

Për ata që e duan Berishën si taleban?







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.
Aktualitet

“Përdorni ChatGPT”, Boçi i kthehet Ballës: Nivelin e inteligjencës e ke nën mesataren.

by mirseda
10:49 | 03/02/2026
0

Replika mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe deputetit të PD-së, Luçiano Boçi. Ky...

I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

I pyet për vezë, përgjigjen për bomba,Braçe denoncon Tatimet: Komunikimi i fundit deri në 20 nëntor.

10:35 | 03/02/2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, ekzekutohet vendimi

09:40 | 03/02/2026
Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

Trump përshkallëzon përplasjen me Harvardin, kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim nga universiteti

09:30 | 03/02/2026
Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

Infermierë, mësues dhe specialistë IT/ DW: Mungesë e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani

09:17 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com