Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndërhyrjet e dhunshme të Perëndimit, përgjegjëse për krizën globale të refugjatëve

6 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione, Rajoni, Të Gjitha, TT, W-Instant
Ndërhyrjet e dhunshme të Perëndimit, përgjegjëse për krizën globale të refugjatëve

Nga Ramzy Baroud “Arab News”

Historia nuk tërhiqet asnjëherë. Ajo është përherë aty. Sado e parëndësishme, çdo ngjarje e së kaluarës, reflekton në një fare mase. Dhe formon të tashmen dhe të ardhmen tonë. Imazhi tragjik i trupave të pajetë të babait salvadorian, Oskar Ramirez dhe vajzës së tij Valeria, në bregun e një lumi në kufirin Meksikë-SHBA, nuk mund të kuptohet veçmas nga e kaluara e dhimbshme e El Salvadorit.

Krahët e Valerias, ishin ende të mbështjella rreth qafës së babait të saj, madje edhe kur të dy kishin ndërruar jetë në anën meksikane të lumit, duke i dhënë fund përpjekjes së tyre të dëshpëruar dhe të fundit për të shkuar në SHBA. Vajza e vogël ishte vetëm 23-muajsh.

Pas publikimit të asaj fotografie, mediat dhe debati politik në SHBA, u fokusua pjesërisht në trajtimin ç’njerëzor të emigrantëve të paligjshëm, nga ana e administratës së presidentit Donald Trump.

Për demokratët, ky ishte një shans për të fituar pikë kundër Trumpit, përpara fillimit të fushatës zgjedhore presidenciale. Natyrisht, republikanët u vunë në mbrojtje të presidentit. Përveç disa burimeve mediatike alternative, shumë pak është thënë mbi përgjegjësinë e SHBA-së në vdekjen e Oskarit dhe Valerias, duke filluar që me financimin që Uashingtoni i bëri në vitet 1980 “luftës së pistë të El Salvadorit”.

Pasojat e asaj lufte, vazhdojnë që të diktojnë të tashmen, dhe kësisoj të ardhmen e këtij vendi të varfër të Amerikës Qëndrore. Oskar dhe Valeria, po iknin nga vendi i tyre prej dhunës dhe luftërave mes bandave të drogës në El Salvador, raportuan shumë media amerikane. Por shumë pak u fol për mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj regjimeve brutale të dikurshme të El Salvadorit, teksa ato luftonin kundër gueriljeve marksiste.

Këtij vendi iu dha një ndihmë e madhe ushtarake, në një kohë që ai kishte nevojë urgjente për një demokraci të vërtetë, për të drejtat themelore të njeriut, dhe një infrastrukturë të qëndrueshme ekonomike. Asokohe, SHBA-ja “shkoi shumë përtej qëndrimit të heshtur përballë abuzimeve me të drejtat e njeriut në El Salvador”- shkroi Raymond Bonner në “The Nation”. “Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë, synuan shpesh ta mbulonin brutalitetin, për të mbrojtur autorët dhe madje edhe krimet më të urryera”.

Ta kuptosh ndryshe vdekjen tragjike të Oskarit dhe Valerias, do të ishte një interpretim i pandershëm i një tragjedie historike. Diskursi dominues mbi krizën në rritje të refugjatëve anembanë botës, është formësuar pikërisht nga ky mashtrim. Në vend se të shqyrtojmë me ndershmëri rrënjët e krizës globale të refugjatëve, shumë prej nesh lëkunden shpesh midis humanizmit, agresivitetit apo indiferencës së plotë.

Duket sikur historia e Oskar dhe Valerias, nisi në momentin kur ata vendosën ta kalonin atë lumë midis Meksikës dhe SHBA-ve, dhe jo dekada më parë. Çdo kontekst i mundshëm përpara atij vendimi fatal, shpërfillet. Në fakt, objekt debati duhet të jetë politika e shumë vendeve në mbarë botën në lidhje me qasjen ndaj refugjatëve, ashtu sikurse dhe mbi të drejtat themelore të njeriut.

Në Itali, ministri i Brendshëm, oportunisti Matteo Salvini ka ndërtuar me sukses një diskurs të tërë kombëtar rreth refugjatëve. Ashtu si politikanët e tjerë evropianë të ekstremit të djathtë, Salvini vazhdon të manipulojë me frikën dhe pakënaqësinë kolektive të italianëve, në lidhje me gjendjen e ekonomisë së vendit, duke bërë përgjegjës për të gjitha problemet e saj emigrantët dhe refugjatët afrikanë.

Rreth 52 për qind e italianëve, besojnë se emigrantët dhe refugjatët janë një barrë për vendin e tyre, sipas një studimi të fundit të Qendrës Kërkimore amerikane Pju. Ata që pajtohen me logjikën e Salvinit, janë të verbuar nga retorika e djathtë, dhe nga injoranca e plotë.

Për ta ilustruar këtë, mjafton të shohim rolin që luajti Italia në ndërhyrjen e NATO-s në Libi në marsin e vitit 2011. Pa dyshim, lufta kundër Libisë, e cila u jusfitikua në bazë të një interpretimi të gabuar të Rezolutës nr.1973 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është arsyeja kryesore e fluksit të madh të refugjatëve dhe emigrantëve në Itali.

Sipas Qendrës mbi Politikat e Migracionit, përpara luftës së vitit 2011, “migrimi i jashtëm nuk ishte një problem për Libinë”. Kjo ndryshoi pas ndërhyrjes së NATO-s, që përveç rrëzimit të Gadafit e zhyti vendin në kaos. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, IOM, nga nisja e luftës më 19 mars 2011 deri më 8 qershor të apo atij viti, nga vendi u larguan më shumë se 420.000 libianë dhe 750.000 shtetas të huaj.

Shumë prej atyre refugjatëve, kërkuan azil në Evropë. Diskursi i fortë kundër refugjatëve i Salvinit, nuk ka ndonjë referencë për atë realitet të turpshëm dhe vetë-akuzues. Në fakt, partia Lega e Salvinit, ka qenë anëtare e qeverisë së koalicionit që mori pjesë në luftën e NATO-s në Libi.

Salvini, jo vetëm refuzon ta pranojë rolin e vendit të tij në nxitjen e krizës aktuale të refugjatëve, por ai po i quan “armike” organizatat humanitare, që janë aktive në shpëtimin e refugjatëve dhe emigrantëve, të bllokuar në Detin Mesdhe. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHRC), rreth 2.275 njerëz u mbytën vetëm në 2018, në përpjekje për të shkuar në Evropë.

Mijëra jetë të çmuara, ashtu si ato të Oskarit dhe Valerias, do të ishin kursyer nëse NATO nuk do të ndërhynte, me pretekstin e shpëtimit të jetës së njerëzve në Libi në vitin 2011. Sipas UNHRC, 70.8 milionë njerëz në mbarë botën, janë zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre.

Prej tyre, 41.3 milionë janë të zhvendosur brenda vendit, ndërsa 25.9 milionë janë refugjatë që i kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë. Megjithatë, pavarësisht fluksit të madh të refugjatëve dhe lidhjeve të tyre të dukshme me ndërhyrjet politike (si në El Salvador) dhe ndërhyrjes ushtarake (si në Libi), asnjë qeveri perëndimore nuk ka pranuar asnjë përgjegjësi morale, lëre pastaj ligjore për vuajtjet e jashtëzakonshme njerëzore.

Italia, Franca, Britania dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, që morën pjesë në bombardimin e Libisë në vitin 2011, janë fajtorë të ushqimit të krizës së sotme të refugjatëve në Detin Mesdhe. Ngjashëm, dhuna dhe luftërat e drogës në El Salvador, duhet të shihen në kontekstin politik të ndërhyrjes së gabuar amerikane. Po të mos ishte për episode të tilla të dhunshme, Oskar, Valeria dhe mijëra njerëz të tjerë të pafajshëm, do të ishin sot ende gjallë./TIRANA TODAY

Tags: krizën globalendërhyrjet e dhunshmePerëndimitpergjegjeserefugjatëve

TË LIDHURA

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”
Bota

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025
U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq
Rajoni

U kapën duke trafikuar mbi 140 armë, arrestohen në Greqi 13 shtetas turq

21:28 | 04/10/2025
IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit
Bota

IRLANDË – Mijëra protestues bëjnë thirrje për sanksione ndaj Izraelit

20:34 | 04/10/2025
Next Post
Mbi 23 mijë shqiptarëve ju refuzua kalimi në kufi në 2018-n

Mbi 23 mijë shqiptarëve ju refuzua kalimi në kufi në 2018-n

“30 qershori rast unik”/ Ambasadori italian: Rezultatet janë fakt, qeveria ka përgjegjësi

“30 qershori rast unik”/ Ambasadori italian: Rezultatet janë fakt, qeveria ka përgjegjësi

Arben Malaj drejt krijimit të një partie?

PS mblodhi firmat për ta shkarkuar, reagon Malaj: Balla më ka dërguar mesazhe kërcënuese

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF
Showbizz

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

by mirseda
22:35 | 04/10/2025
0

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull...

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

FOTO/ Rama në “Santiago Bernabeu”, Presidenti i Realit premton të sjellë Madridin në Tiranë

22:31 | 04/10/2025
Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

Motori humb kontrollin dhe përplaset me murin e rrethues të një banese, plagosen dy vëllezërit

22:19 | 04/10/2025
Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

Kryeministri Rama në Madrid, ndjek nga stadiumi ndeshjen Real Madrit-Vijareali

22:04 | 04/10/2025
Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

Marrëveshja e paqes në Gaza, Trump: “Bibi, ky është shansi yt për fitore”

21:56 | 04/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com