Disa vite më parë në Shën Petersburg, në Rusi, u hap Agjencia e Kërkimeve të Internetit, më së shumti njihet si “fabrika e Fake News”, e cila sipas një hetimi të departamentit të Drejtësisë amerikane dhe FBI ndërhyri në fushatën zgjedhore amerikane të 2016-ës.
Fillimisht e formuar nga rreth 25 punonjës, Agjencia e Kërkimeve në Internet ka lindur me qëllim të përdorimit të internetit, sidomos të rrjeteve sociale, për të krijuar dhe përhapur lajme të rreme.
Së pari, ata u morën me luftën në Ukrainë dhe me propagandën në Rusi, pastaj me fillimin e fushatës zgjedhore amerikane filluan të punonin për të minuar besimin në sistemin demokratik dhe elektoral të SHBA, për të ushqyer ndarjet midis grupeve ideologjike.
Sipas pohimeve të shumë shtypit perëndimor dhe sistemit gjyqësor amerikan, operacioni i “fabrikës së fake neës ” të Shën Petersburg, kushton miliona dollarë, u nis nga Yevgeny Prigozhin, i quajtur “kuzhinier i Kremlinit” dhe me lidhje me presidentin Rus, Vladimir Putin, dhe arritën rezultate të jashtëzakonshme.
Në ditët e fundit janë shfaqur detaje të reja për funksionimin e fabrikës “troll ose operatori i Fake News” në Shën Petersburg: nga një dokument prej 37 faqesh të paraqitur nga prokurori special i SHBA, Robert Mueller, që drejtoi hetimin për ndërhyrjen e supozuar ruse në fushatën zgjedhore të vitit 2016 të SHBA , si dhe dëshmitë e ish punonjësve të fabrikës të raportuara nga disa gazeta të rëndësishme amerikane.
Hetimet e Muellerit dhe hetimet gazetareske treguan se puna e “fabrikës së Fake News ” nuk u ndal kurrë: punonjësit – disa dhjetra në fillim, disa qindra pastaj – punonin ditë e natë për të krijuar llogari në Tëitter dhe Facebook me të cilat qarkullonin lajme të rreme dhe të organizonin ngjarje dhe ngjarje kudo që të ishte e dobishme dhe e mundur për qëllimet e tyre.
Brenda fabrikës kishte disa seksione: për shembull, ishin ato të trollëve të dedikuar për publikun rus dhe ata që punonin në gjuhën angleze, për të kontaktuar drejtpërdrejt me votuesit amerikanë.
Aleksei, një nga 25 trollët e parë të angazhuar nga Agjencia e Kërkimit në Internet, i tha Neë York Times se puna e tyre e parë ishte të shkruanin një dokument mbi “Doktrinën Dulles”, domethënë një teori komploti të njohur në Rusi, sipas të cilës në vitet pesëdhjetë drejtori i atëhershëm i CIA-s, Allen Dulles, do të përpiqej të shkatërronte Bashkimin Sovjetik duke korruptuar vlerat morale dhe traditat kulturore.
Aleksei, i ngarkuar në departamentin që iu fliste rusëve, tha se të gjithë punonjësve të rinj iu kërkua që të krijonin tre llogari në Live Journal, një platformë popullore, për t’u përdorur për të përhapur materiale dhe informacione të rreme, veçanërisht për luftën në Siri, atë të Ukrainës lindore, për politikën ruse dhe për rolin e supozuar të Shteteve të Bashkuara në përhapjen e virusit ebola (një nga shumë teoritë e konspiracionit që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të cilat janë të rreme).
Pasi botohej një përmbajtje, tha Aleksei, ai postim merrej nga një sërë llogarish të rreme të krijuara posaçërisht në Facebook dhe bënin dhjetëra mijëra vieë.
Sipas Marat Mindiyarov, një ish-troll i dëgjuar nga Ëashington Post, thotë që të punoje në fabrikën e Shën Petersburg ishte si të ishe në librin e 1984 të George Orëell, “një vend ku duhet të shkruash se bardha është e zezë dhe e zezë është e bardhë”. Mindiyarov tha, për shembull, se në kohën e rënies së vlerës së rublës, monedhës ruse, indikacionet ishin të tregonim “sa ishte fantastike jeta, sa e fortë ishte rubla, ky lloj absurditeti”.
Orari i punës ishte 12 orë, nga ora 9 deri në orën 21: “Ju keni ardhur dhe keni kaluar gjithë ditën në një dhomë me grilla të mbyllura dhe 20 kompjuter. Kishte disa dhoma në katër kate. Ishte një linjë prodhimi e montimi, të gjithë ishin të zënë, gjithkush gjithmonë shkruante diçka”.
Mindiyarov gjithashtu tha se në një moment atij iu ofrua për të shkuar të punonte në seksionin e propagandës për amerikanët: ai pranoi të provonte – ata do të kishin paguar dyfish – por ai nuk e kaloi ekzaminimin paraprak, sepse ai nuk kishte një njohje te përsosur e gjuhës angleze: dhe ishte e rëndësishme që askush të mos vinte re se ishin të huaj, ata i thanë atij-Faktor.al
Llogaritë – të tilla si “Tennessee GOP”, ende pjesërisht në dispozicion – trajtonte temat më të nxehta në fushatën elektorale, duke përfshirë imigracionin, islamin dhe të drejtat e zezakëve. Një nga qytetaret ruse të akuzuar nga hetimi i udhëhequr nga Mueller, Irina Viktorina Kaverzina, i shkroi një email një anëtari të familjes duke i thënë : “Kam krijuar të gjitha këto fotografi dhe postimet, dhe amerikanët besonin se ishin shkruar nga populli i tyre”.
Disa nga këto llogari promovuan demonstrata dhe protesta të organizuara nga fabrika ruse në tokën amerikane. New York Times ka identifikuar të paktën 8 ngjarje të planifikuara dhe të promovuara nga Agjencia e Kërkimeve në Internet midis qershorit dhe nëntorit 2016: në Nju Jork, Uashington, Charlotte, por edhe në disa qytete në Florida dhe Pensilvani.