Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ndërhyrja e qeverisë në treg, legjitime apo jo?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Ndërhyrja e qeverisë në treg, legjitime apo jo?

Nga: Eduart Gjokutaj

Ndërhyrja e qeverisë në tregun e prekur nga kriza e pandemisë dhe kriza e çmimeve është e nevojshme dhe legjitime, por për të siguruar një rimëkëmbje të fortë. Por, qeveria duhet të planifikojë ndërhyrje në treg për të shmangur ndihmën selektive për bizneset që po dështonin ose kishin probleme të rëndësishme strukturore përpara krizës.

Në fakt duket se konkurrenca efektive në treg do të duhet të rivendoset pasi të kenë kaluar edhe shumë kohë në të ardhmen. Prandaj, në këtë të keqe të madhe që prek tregun kaotik shqiptar nevojiten masa afatshkurtra për të mbështetur bizneset e domosdoshme, por gjithashtu për të stimuluar ekonominë për rimëkëmbje në një mënyrë që garanton se ajo është gjithashtu më elastike, gjithëpërfshirëse dhe më miqësore për të bërë biznes dhe për të rritur mirëqenien.

Për të arritur këto qëllime legjitime të politikave, qeveria duhet të vlerësojë alternativat e ndryshme të disponueshme dhe të besueshme nga tregu dhe konsumatori. Kjo nënkupton që qeveria duhet të ndërmarrë një analizë kosto-përfitim dhe të zgjedhë opsionin e politikës që minimizon kufizimet dhe shtrembërimet e konkurrencës. Të gjitha këto kërkojnë një reflektim të gjerë mbi një politikë inteligjente që mund të ndihmojë në rialokimin e burimeve në disa sektorë kyçë të ekonomisë, që në të njëjtën kohë nuk shtrembëron konkurrencën midis bizneseve dhe mund të ndihmojë në krijimin e terrenit për një ekonomi elastike dhe të qëndrueshme afatgjatë.

Rivendosja e konkurrencës efektive duhet të shërbejë si motivimi kryesor për politikat që po ndërmerr dhe ka në plan të ndërmarrë qeveria dhe më tej. Kjo qasje është shumë e rëndësishme për të siguruar që rimëkëmbja të jetë gjithashtu e shpejtë dhe konsistente, duke siguruar aktivitet ekonomik të gjallë. Krizat e kaluara tregojnë se politika dhe zbatimi i konkurrencës kanë një rol themelor për të luajtur në forcimin e elasticitetit në treg dhe në mbështetjen e rimëkëmbjes së shpejtë të një ekonomie nga një krizë. Këto mësime lidhen si me efektet e dëmshme që bie mungesa e konkurrencës duke rritur pabarazinë dhe duke ndikuar në disa raste edhe në kriminalizimin e segmenteve të caktuara ekonomike, duke qenë se humbin sensin e masës dhe rolin e tyre në treg.

Prandaj, zbatimi i fortë i konkurrencës mund të luajë një rol të rëndësishëm në përgjigjet e qeverisë ndaj krizës ekonomike. Ajo duhet të vazhdojë të mbështesë autoritetin e konkurrencës me burime dhe të kërkojnë ekspertizën e tyre unike, por edhe ekspertizat e posaçme teknike për të siguruar që tregu të funksionojë mirë edhe pas krizës dhe të mund të nxirren mësimet që të mund të mbështesin rritja ekonomike. Ndërhyrja e qeverisë në vendimmarrjen e bizneseve për qëllime të mbrojtjes së konsumatorëve, nëpërmjet krijimit të Bordeve për transparencë mund të ketë probleme me ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, duke pasur ndoshta për herë të parë edhe konflikt me të[1].

Në këtë përpjekje për të bërë transparencë, në fakt kemi një përpjekje për advokim me efekt konsumimin e rolit rregullator duke shërbyer në një të ardhme edhe si “njohës” i rezultateve negative financiare me justifikimin e ndrydhjes së tregut dhe “caktimit, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, të çmimeve të blerjes ose të shitjes…”. Përpjekjet për zbatimin dhe advokimin e politikave për mbrojtjen e konkurrencës duhet të vlenin më shumë nëse do të përqendroheshin kryesisht në ata sektorë të ekonomisë që mund të kenë pësuar ndikimin më të madh nga kriza e kaluar dhe ajo aktuale (p.sh., bujqësia, turizmi).

Për momentin, funksionimi i Bordeve të krijuara në ditët e para të marsit 2022 nuk është më i vlefshmi, sepse do të kishte një ndikim më efektiv nëse përpjekjet shkojnë në mbështetje të atyre nismave që mund të ndihmojnë në përshpejtimin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga kriza (promovimi i bashkëpunimit efektiv ndërmjet bizneseve për ndryshim bazuar në analizën e riskut). Qeveria, duke kërkuar padyshim edhe ndihmën e autoritetit të konkurrencës, mund të komunikonte me qytetarët jo vetëm nëpërmjet daljeve në publik dhe biznese, por edhe me rregullimet e procedurave dhe zbatimit të instrumenteve prioritare lidhur me krizën e transparencës.

Ndërkohë, është Autoriteti i Konkurrencës dhe shumë institucione që bashkëveprojnë me të (mungon institucioni që mbron konsumatorin) ata që duhet të vazhdojnë të mbrojnë parimet e konkurrencës për të mbrojtur një fushë loje të barabartë dhe për të shmangur shtrembërimet e tregut duke ndihmuar qeverinë të hartojë përgjigjet publike ndaj krizës bazuar, aty ku është e mundur, në parime të qarta, të përgjithshme dhe objektive të zbatueshme për të gjitha bizneset në ekonomi.

Qeveria duhet të jetë tanimë e përgatitur të na informojë mbi zhvillimin e strategjisë së daljes nga abuzivizmi dhe informaliteti i tregut, që do të bëjnë të mundur rikthimin e mekanizmave të tregut pas krizës. Kjo do të ndihmojë që tregjet të mbeten konkurruese pas krizës, e cila do të jetë vendimtare për rimëkëmbjen ekonomike. Kjo mund të përfshijë veprime detyruese kundër rritjeve antikonkurruese të çmimeve, si dhe përdorimin e masave të përkohshme paralajmëruese me kontrolle bazuar tek analiza e riskut për të ndaluar sjelljen abuzive aty ku ajo ndodhet, me qëllim që të mos paragjykohen sektorë dhe të lakohen emra që ndoshta nuk kanë përgjegjësi direkte.

Autoriteti i Konkurrencës duhet të bashkërendojë ngushtë me organizatat e ndryshme që punojnë mbi një ekspertizë të specifikuar për tregun, ose të mbështeten në fuqitë e mbrojtjes së konsumatorit (nëse ka) për të mbrojtur konsumatorët nga praktikat e padrejta të çmimeve. Nëse bizneset shqiptare që kanë filluar rritjen e çmimeve do të asistohen dhe të analizohen për të kuptuar nëse jemi realisht në kushtet e një situate të kartelit “naiv”[2], apo një tregu oligopol në të vërtetë, do të kryhej një shërbim i madh për të dialoguar me argumente me konsumatorin se një pjesë jo e vogël e bizneseve po i rritin çmimet: për shkak të konkurrencës së pandershme nga aktivitetet informale, që ende nuk janë pakicë në treg; për shkak të rritjes së kostos së korrupsionit, e cila ndikon direkt në vendimmarrjen e bizneseve; për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë me paketa ligjore dhe nënligjore të pastudiuara si dhe sa duhet, duke lënë zbuluar rolin e saj rregullator; për shkak të patronazhit politik në ekonomi, i cili krijon në vijimësi një deformim të tregut dhe konkurrencës; për shkak të mosmbylljes në kohë të reformave që krijojnë efekte dytësore jo të dëshirueshme për bizneset; për shkak të kronizmit politik, i cili ka zëvendësuar meritokracinë dhe ka rritur koston e të bërit biznes, si dhe për shkak të modeleve të vazhdueshme së përjashtimit social dhe krijimit të një elite egoiste, që bazon zhvillimin mbi polarizimin politik dhe ekonomik duke rritur në fakt pabarazinë.

Në mbyllje mund të thuhet se implikimet e pozitave diktuese, që kërcënojnë konkurrencën e tregut, mund të shihen më me kujdes, veçanërisht në rastin e abuzimit me pozitën dominuese të disa bizneseve, që kanë si objektiv ose efekt largimin e konkurrentëve nga tregu duke mos u mbështetur tek efikasiteti, por tek e kundërta e tij.

Tags: Autoriteti i konkurrencesEduart GjokutajkonsumatoriQeveria

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Berisha rikthehet pas 6 muajsh në mbledhjen e grupit parlamentar

Berisha rikthehet pas 6 muajsh në mbledhjen e grupit parlamentar

Alibeaj: Je i përjashtuar! Berisha: Vendimi i Bashës, antistatutor

Alibeaj: Je i përjashtuar! Berisha: Vendimi i Bashës, antistatutor

Të dhënat/Problemi me “fluturime fantazmë”, deputetët të shqetësuar për klimën

Të dhënat/Problemi me “fluturime fantazmë”, deputetët të shqetësuar për klimën

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

Dosja “5D”/ Zbardhet dëshmia e Belind Këlliçit: Më erdhi dorazi një zarf! Veliaj, Molla dhe Qato…

11:45 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Analiza e BBC: Çfarë pritet nga takimi Trump -Erdogan në Shtëpinë e Bardhë?
Bota

Analiza e BBC: Çfarë pritet nga takimi Trump -Erdogan në Shtëpinë e Bardhë?

by mirseda
18:10 | 25/09/2025
0

Deti i trazuar i marrëdhënieve Turqi-SHBA nën administratën Biden është qetësuar kryesisht gjatë mandatit të dytë të...

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

Nuk ka pafajësi për Safet Gjicin, Gjykata e Lartë i rrëzon kërkesën

17:57 | 25/09/2025
Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

17:53 | 25/09/2025
Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

Ish-zëvendësministrja e Financave propozohet për postin e Drejtores AMF, emërimi përmes votimit në Kuvend

17:51 | 25/09/2025
Italia dhe Spanja bashkojnë forcat, dërgojnë anije ushtarake për të ndihmuar flotën e ndihmave në Gaza

Italia dhe Spanja bashkojnë forcat, dërgojnë anije ushtarake për të ndihmuar flotën e ndihmave në Gaza

17:08 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com