Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Ndarja sektoriale, si krahasohen qarqet e vendit me njëra-tjetrën dhe shtetet e zhvilluara

9 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha

Teoria e tre sektorëve e ndan ekonominë e një vendi në tre sektorë të veprimtarisë: atë parësor (bujqësia dhe nxjerrja e të mirave), dytësor (industria dhe manifaktura), si dhe atë tretësor (shërbimet).

Sipas kësaj teorie fokusi i aktivitetit të një ekonomia lëviz nga ai parësor, përmes dytësorit, për të shkuar në fund te tretësori, në një proces pozitiv, i cili rrit cilësinë e jetës, sigurinë shoqërore, lulëzon edukimin dhe kulturën dhe shmang papunësinë.

Nëse do të analizojmë strukturën në vendet e zhvilluara, do të vëmë re se grafiku do të zhvendoset drejt shërbimeve, me një pjesë shumë të vogël të popullsisë të punësuar në bujqësi dhe me një industri relativisht të zhvilluar por që përfaqëson deri në 20% të të punësuarve.

Shembull i qartë është krahasimi i modelit të Shqipërisë, me atë të vendeve perëndimor si SHBA dhe Britania e Madhe. Çfarë dallohet është se vendi ynë ka ende një barazpeshë mes bujqësisë dhe shërbimeve, raport i cili u përmbys në favor të sektorit tretësor për herë të parë në tremujorin e dytë të vitit 2016.

Po me këtë skemë mund të krahasohen edhe qytetet brenda një shteti, për të kuptuar më mirë organizimin ekonomik dhe si rrjedhojë fazën ku ndodhen në procesin e zhvillimit. SCAN ka marrë në analizë tre qarqe, të cilat varionin edhe më shumë për nga modeli ekonomik që ndjekin.

Kështu, Tirana shfaqet si një qytet i zhvilluar, me një raport pothuajse perëndimor të tre sektorëve. Por, centralizimi i industrisë si një fenomen i viteve të fundit, ka bërë që ky sektor të zërë gjithmonë e më tepër peshë në kryeqytet. Ndonëse në vetvete nuk është një zhvillim negativ për Tiranën, përbën një largim të mundësive për zhvillimin e qarqeve të tjera.

Në një stad më të përparuar të sektorit dytësor paraqitet Durrësi, i cili gjatë vitit të fundit ka shtuar 4,3 pikë përqindje.

Vlora, e cila për faktin që është një qark që përfiton shumë nga turizmi paraqet një grafik të ngjashëm me Tiranën, por ende të varur nga bujqësia. Raporti mes tre sektorëve në Vlorë ka mbetur i pandryshuar prej vitesh, tashmë.

Ndryshe nga këto tre qarqe është dukshëm qarku i Elbasanit, ku përparimi drejt sektorit tretësor është shumë i ngadaltë, duke mbetur në 27,3% të numrit të të punësuarve, shifra më e ulët në të gjithë Shqipërinë. Kjo tregon se sipërmarrja private në Elbasan është ende e pazhvilluar.

Sa i takon qarqeve të tjera, sektori primar është mbizotërues me të paktën 10 pikë përqindje ndaj shërbimeve dhe me katërfishin e të punësuarve se në sektorin dytësor. Në rang vendi, struktura ekonomike po përparon drejt sektorit tretësor, i cili po fiton terren ndaj atij primar.

Tags: krahasohenndarjanjëra-tjetrënQarqetsektorialeshtetet e zhvilluaravendit

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Edi Rama, ky kryeministër i fasadës

Historia rrëqethëse, emigranti nga Mali i Zi lë mbi 3 milionë euro pasuri për fëmijët kosovarë

Strategjia “Marko Polo” e presidentit kinez Xi Jinping







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com