Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës

3 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Ndalohet shitja e birrës në stadiumet e Kupës së Botës

FIFA ka njoftuar të premten se birra nuk do t’iu shitet tifozëve përreth asnjërit prej tetë stadiumeve të Kupës së Botës, pas “diskutimeve” me nikoqirin, Katarin. Organizata botërore e futbollit nuk ka dhënë arsye për ndryshimin befasues të vendimit për shitjen e birrës.

Njoftimi erdhi vetëm dy ditë para fillimit të Kupës së Botës, e cila për herë të parë do të zhvillohet në një vend konservator mysliman, me rregulla të ashpra për alkoolin, konsumimi i të cilit është i ndaluar në vende publike.

Një komunikatë e lëshuar nga FIFA ka bërë të ditur se alkooli do të shitet vetëm në zonat e tifozëve, dhe se “do të hiqen pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumeve të Kupës së Botës 2022 në Katar”.

Kompania amë e Budweiser, AB InBev, paguan dhjetëra miliona dollarë në secilin turne të Kupës së Botës për të pasur të drejta ekskluzive për shitje të birrës. Bashkëpunimi i kësaj kompanie me FIFA-n nisi në kampionatin që u zhvillua në vitin 1986.

Kur Katari i bëri publike synimet për të qenë nikoqir i Kupës së Botës, zyrtarët e tyre u pajtuan që t’i respektojnë partneritetet komerciale të FIFA-s. Këtë e bënë sërish në vitin 2010, kur i nënshkruan kontratat pasi e fituan të drejtën e organizimit të turneut.

Në Kupën e Botës “Brazili 2014”, nikoqirët ishin detyruar ta ndryshojnë një ligj kombëtar që të lejohet shitja e alkoolit në stadiume.

Marrëveshja e AB InBev me FIFA-n u rinovua në vitin 2011 – pasi Katari u zgjodh nikoqir i turneut – në një marrëveshje që përfshinte dy turnetë vijuese, 2016 dhe 2022. Megjithatë, kompania me seli në Belgjikë është përballur me disa paqartësi gjatë muajve të fundit se ku mund të shërbejë dhe shesë birrë në Katar.

Marrëveshja, e publikuar në shtator, përcaktonte se birra alkoolike mund të shitet brenda perimetrit të stadiumit para dhe pas ndeshjeve. Vetëm birrat Bud Zero, pa alkool, mund të shitet brenda stadiumit që tifozët ta pijnë në ulëset e tyre gjatë ndeshjes.

Fundjavën e kaluar, AB InBev u befasua nga një rregull i ri në të cilin insistonin organizatorët e Katarit që përcaktonte se tezgat e birrës duhet të zhvendoseshin në lokacione më pak të dukshme brenda perimetrit të stadiumit.

Budweiser ishte planifikuar të shitej në mbrëmje vetën në zonën zyrtare të tifozëve në parkun Al Bidda, të organizuar nga FIFA, ku deri në 40 mijë tifozë pritet të mblidhen për t’i shikuar ndeshjet në ekrane të mëdha. Organizatorët kishin konfirmuar se një birrë do të kushtonte 14 dollarë.

AB InBev nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve për këtë lajm. Kompania do të vendoset në një hotel prestigjioz në pjesën perëndimore të Dohas, ku do të ketë një klub nate për këtë turne. /evropaelire

Tags: birraFIFAKupa e Botës

TË LIDHURA

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin
Sport

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare
Sport

Komisioni i Disiplinës nuk i kursen gjobat për klubet shqiptare

19:40 | 26/09/2025
Duka takim me Ambasadorin Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri-Angli
Sport

Duka takim me Ambasadorin Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri-Angli

10:38 | 26/09/2025
Next Post
Rama pendohet, kërkon ndjesë/Ndoka: Këmbët i ka të gjata, por gënjeshtrat e shkurta

Rama pendohet, kërkon ndjesë/Ndoka: Këmbët i ka të gjata, por gënjeshtrat e shkurta

Vranësira, reshje shiu dhe stuhi thuajse në gjithë vendin

Vranësira, reshje shiu dhe stuhi thuajse në gjithë vendin

Kosova në krizë për punëtorë

Kosova në krizë për punëtorë

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë
Showbizz

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

by mirseda
23:19 | 26/09/2025
0

Pas tragjedisë së aksidentit në Pejë, ku humbi jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit Gjesti, ka reaguar...

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

Milani ka kthyer përsëri entuziazmin, shiten të gjithë biletat për duelin me Napolin

22:43 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

22:04 | 26/09/2025
Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com