Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Ndalimi i burkas” në Holandë, kush do ta zbatojë?

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Ndalimi i burkas” në Holandë, kush do ta zbatojë?

Ndalimi i mbulimit me burka në Holandë ende nuk ka hyrë mirë në fuqi, kur në disa institucione tregohet mungesë vullneti për zbatimin e ligjit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që tema nuk është e rëndësishme në vend.

Shumica e spitaleve në Holandë kanë deklaruar që para ndalimit se nuk do të ndalojnë hyrjen e grave të mbuluara me burka. Përkujdesja për pacientët është më e rëndësishme për ta, sesa zbatimi i kodit të veshjes, u tha. Zbatimi praktik i një ligji, sipas spitaleve, është detyrë e policisë dhe jo e mjekëve dhe infermierëve. Por në një lajm në twitter, policia thotë se kontrollin e respektimit të ligjit të ri e kanë punonjësit e organizatës, për të cilën zbatohet ndalimi. Vetëm kur dikush refuzon të heqë mbulimin e fytyrës, mund të thirrej policia.

Edhe policia tregon butësi

Theksi është te “mund”. Sepse edhe në tekstin e ligjit është formuluar që mund të “thërrasësh” policinë, që të detyrojë dikë të heqë mbulesën e fytyrës – burkan, nikabin, një helmetë motoçikletash etj.

Por jo vetëm spitalet tregohen pak të gatshme për këtë, por edhe ndërmarrjet e transportit publik tregojnë refuzim. Në radhë të parë, ata duan të regjistrojnë sa dendur shkelet ndalimi në automjete, u tha. Meqenëse në Holandën me 17 milionë banorë, ka vetëm 200-400 femra që mbulohen me burka, numri ka të ngjarë të jetë i vogël.

“Prioriteti ynë është shtensionimi dhe funksionimi i qetë i autobusëve dhe trenave”, i thotë Pedro Peter i shoqatës së transportit publik të distancave të afërta OVNL, agjencisë holandeze të lajmeve ANP. Sidoqoftë, nëse ka të dhëna se në një linjë të caktuar ka rregullisht femra që mbulohen me burka, atje mund të zhvillohen kontrolle. Me sa duket, urgjente kjo temë nuk është as për transportin publik.

Më shumë sesa politikë simbolike?

Sidoqoftë, mungesa e vullnetit për ta zbatuar ligjin nuk do të thotë që tema nuk ka asnjë rëndësi në Holandë. Në botën myslimane ajo vërtet perceptohet më e mprehtë sesa në Holandën laike, mendon arabisti Jan Jaap de Ruiter nga Universiteti i Tilburgut, për gazetën Volkskrant. “Në Holandë, kjo shihet pjesërisht si një politikë simbolike. Sikur tani mund të kalojmë përsëri në rendin e ditës. Por ne nuk shpëtojmë dot lehtë prej saj. Sepse për myslimanët ortodoksë, ndalimi i burkave është një shembull i shtypjes së shokëve të besimit në botën perëndimore”.

Por edhe jomyslimanët e kundërshtojnë ligjin. Asnjë nga qytetet e mëdha nuk e sheh zbatimin si përparësi. Kryetarja e Bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema (I Gjelbër/I Majtë) tha që në nëntor se ndalimi nuk do të zbatohej në qytetin e saj. Ky ligj shumë “anti-Amsterdam”, shpjegoi ajo. Madje edhe kryetari i Bashkisë së Roterdamit sheh përparësi të tjera:

“Ka kaq shumë ligje dhe ne kemi shumë pak polici,” tha ai në një komunikatë për shtypin. “Roterdami ka probleme më të mëdha. Vrasje, drogë, infiltrim (kriminal) të shoqërisë.”

Populisti i djathtë, Geert Wilders nga ana tjetër është i paqetë. Ai shkruan në twitter: “Tani ata po kërcënojnë me xhihad për shkak të ndalimit të burkas. Punët do të venë edhe më keq. Ata nuk pyesin për ligjet tona, për vlerat tona dhe demokracinë dhe duan të na sundojnë me forcë brutale dhe me terror vdekjeprurës”.

Një përpjekje të parë për ndalimin e mbulimit të fytyrës Wilders e bëri në 2005, por dështoi në nenin 6 të Kushtetutës, i cili garanton lirinë fetare. Në vitin 2015, u paraqit projektligji, i cili po zbatohet tani: nuk do të ketë mbulim të fytyrës në ndërtesat publike siç në shkolla, spitale, bashki etj. Në rrugë, theksoi sërish Ministri i Brendshëm, Ronald Plasterk, burka edhe më tej nuk paraqet asnjë problem. Aq më tepër kur në Holandë zor se sheh ndonjë grua të mbuluar krejtësisht./DW

Tags: burkeHolandëndalimizbatimi

TË LIDHURA

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore
Bota

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake
Bota

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

08:43 | 02/08/2025
Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj
Rajoni

Mali i Zi, përplasje e ashpër mes presidentit Milatoviq dhe zv/kryeministrit Gjeloshaj

08:38 | 02/08/2025
Next Post
Zbardhen prapaskenat, ja pse dështoi transferimi i sulmuesit të Milanit

Zbardhen prapaskenat, ja pse dështoi transferimi i sulmuesit të Milanit

Siguria ushqimore/ 59 biznese të bllokuara në 6 muaj, shkak kushtet higjieno-sanitare

Siguria ushqimore/ 59 biznese të bllokuara në 6 muaj, shkak kushtet higjieno-sanitare

Mbyllet pika e karburantit/ Paralajmëron Rama: Si ky do përfundoni të gjithë nëse…

Mbyllet pika e karburantit/ Paralajmëron Rama: Si ky do përfundoni të gjithë nëse...

JU REKOMANDOJMË

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025




TË FUNDIT

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar
Aktualitet

2 persona të plagosur me thikë pas përleshjes te ‘Uji i Ftohtë’, përfundojnë në spital! Policia shoqëron 2 të dyshuar

by mirseda
23:04 | 02/08/2025
0

Ngjarja ndodhi orët e vona të mbrëmjes së sotme te rrethrrotullimi i Skeles. Krimi dyshohet se ka...

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë! Makina përplas këmbësorin

22:40 | 02/08/2025
Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

Gjermania dërgon më shumë sisteme ‘Patriot’ në Ukrainë, rritet ndihma për mbrojtjen ajrore

20:02 | 02/08/2025
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com